Angjelina Nika ka lindur në Tropojë. Arti koreografik është pasioni i jetës artistike, aktivitet i nisur në moshën gjashtë vjeçare. Për publikun Shqiptar, Angjelina Nika u njoh me artistin e madh Gezim Nika, bashkëshortin e saj, me ansamblin Dardania. Si pjesëtare e grupit mori pjesë në shumë festivale në Shqipëri, Europë dhe Amerikë ku u nderua me shumë çmime. Dashuria e publikut për interpretimin e artistes koreografe është e madhe edhe ne Nju Jork, ku ajo jeton që në vitin 1997 së bashku me familjen e saj. Prej 11 vitesh Angjelina jep mësime koreografike për Grupin Rozafati, pjesë e Kishes Katolike Zoja e Shkodrës. Ajo me përkushtim të lartë profesional dhe dashuri u mëson mbi njëqind artistëve te rinj të diaspores të moshës 4-22 vjec vallet Shqiptare të krahinave të ndryshme. Me këto valltare Angjelina Nika ka prezantuar kulturën Shqiptare në një tërësi aktivitetesh. Grupi i valleve Rozafati nën drejtimin e koreografes është tashmë i njohur me prezencen e tij në Nju Jork, Nju Xhersi,Connecticut, Detroit, Boston e Europë. Artistet Angjelina e Gezim Nika kanë tre femije, dy vajza dhe nje djale, që janë gjithashtu te dashuruar me kulturen Shqiptare. Eliverta, vajza e madhe, ka mbaruar universitetin për shkenca politike, ndersa Daniela ka mbaruar psikologji. Jason studion ne vitin e trete per Shkence Politike dhe Internacional Business. Aktiviteti i Angjelina Nikes në diasporen Shqiptaro-Amerikane pasuron diversitetin kulturor në Nju Jork. Me perlat e traditës kulturore Shqiptare, vallet e mrekullueshme nga Alpet e Veriut deri në pjeset jugore të vendit, Angjelina përcjell me shume dinjitet kulturen e lashtë Ilire dhe të Ballkanit. Pjesë e librit “Zonjat Shqiptare në Nju Jork”që Albanian Excellence , do te promovojë në 24 shtator të këtij viti në Nju Jork, Angjelina Nika, thotë në këtë intervistë se gruaja Shqiptare ka rolin më të vështirë, përcjelljen e kulturës dhe mosharrimin e saj. “Nëqofte se nuk do te ishte për nënat Shqiptare, shqiptarët do të kishin harruar prejardhjen dhe gjuhën e tyre. Gruaja shqiptare në Amerikë, ështe moderne dhe tradicionale njëkohesisht. Ajo punon dhe eshte e emancipuar në jetën Amerikane, por ne anën tjeter ruan më shumë perpjekje bërthamën e familjes shqiptare” thotë artistja e njohur në këtë intervistë e cila ne vitin 2012 eshte shpallur, “Gruaja e Vitit ” nga ” Motrat Qirjazi” si dhe eshet nderuar me disa çmime si koregorafja me e mire.
– F.N : Ju keni lindur në Tropojë, një trevë shumë e pasur në folklore aq sa edhe e vecantë . besoni se ky të jetë celësi i talentit dhe i suksesit tuaj ?
* A.N : Tropoja është një vend i mrekullueshëm që ka një shtrirje te thellë në kohë në historinë e kombit tonë. Duke qenë pjesë e këtij ambjenti, e kësaj atmosfere të cilat ndikojnë në formimin e individit apo të njeriut, me fjale të tjera e quaj veten me fat që jam nga Tropoja.
– Kur e keni kërcyer vallen e pare dhe cila ka qënë ?
* A.N : Vallen e parë e kam kërcyer në ” bark të nënës ” simbas të thënave të nënës time. Ndërsa për vehten time kam kërcyer kur isha gjashte vjeçe.
– F.N : Vallja e Tropojës është një nga vallet me të çmuara të traditës shqiptare, a mund të na tregoni zanafillën dhe historinë e saj ?
* A.N: Te vallja e Tropojës lëvizjet e kërcimtarit janë shumë dinamike me një ritëm të admirueshëm ku ka një harmoni të spikatur në kostumin e zonës dhe kjo në një mënyrë të veçantë është e lidhur me Terrenin. Vallja e Tropojës eshte e lidhur me bjeshkët që e presin pranverën me bardhësinë e borës deri kur dimri vjen.
– F.N :Si u përballët me jetën amerikane ?
* A.N : Kam qënë shumë e impresionuar nga pritja jo e zakontë që na kanë bërë bashkëatdhetarët tanë .Sot unë jam pjesë e këtij emigracioni dhe e vlerësoj mirësinë e komunitetit Shqiptar kudo që ndodhen.
– Si është bashkëjetesa e dy artistëve ?
* A.N ; Nuk e pelqej shumë po e dashuroj në pafundësi. Kanë kaluar 30 vite dhe me duket se janë 300 dite të bukura të pakrahasueshme me asgjë . Me tre femije të embel sikur thonë nënat , janë më të mirët në botë .Dardania është në vazhdimësi
– F.N :Sa të integruar janë fëmijët tuaj në jetën amerikane …
* A.N : Femijet janë shumë të integruar në Amerikë. Dy vajzat Eliverta dhe Daniela kanë mbaruar studimet dhe tashmë punojnë në profesion, ndërkohe që djali Jason është në universitet. Endrrat tona si prindër per shkollimin sa më të suksesshëm të femijeve janë shpërblyer.
– F N : Në SHBA, ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh sa të integruar e shihni këtë komunitet në jetën amerikane dhe po ashtu sa të lidhur e shihni ju atë me vendlindjen e tyre ?
* A.N : Komuniteti Shqiptar i Amerikës karakterizohet nga një patriotizëm dhe nga një ndjesi e jashtëzakonshme për të ruajtuar dhe përcuar kulturën, gjuhën dhe traditat Shqiptare. Të rinjtë megjithëse të lindur në Amerikë, kanë një dëshirë të madhe për të mësuar vallet shqiptare. Ky është një tregues i dinjitetit dhe krenarisë të mësuar që në djep nga familjet shqiptare të ardhura në Amerikë.
– F.N : Po gruan shqiptare si e shikoni në këtë komunitet ?
* A.N : Është pikërisht gruaja Shqiptare që ka rolin më të vështirë, përcjelljen e kulturës dhe mosharrimin e saj. Nëqofte se nuk do te ishte për nënat Shqiptare, shqiptarët do të kishin harruar prejardhjen dhe gjuhën e tyre. Gruaja shqiptare në Amerikë, ështe moderne dhe tradicionale njëkohesisht. Ajo punon dhe eshte e emancipuar në jetën Amerikane, por ne anën tjeter ruan më shumë perpjekje bërthamën e familjes shqiptare.
– F.N: Ju jepni mesime koreografike per Grupin Rozafati, pjese e Kishes Katolike Zoja e Shkodrës. Cili është opinion juaj për të rinjtë sot, sa te interesuar jane në mësimin e valleve dhe traditës shqiptare … Cili është aktiviteti i grupit Rozafati në Amerikë ?
* A.N ; Rozafati është ansambli më i mireorganizuar në Amerike dhe ansambli shqiptar i Nju Jorkut. Si i tillë aktiviteti i Rozafatit shtrihet ne zonat e Amerikës ku ka shqiptarë, kryesisht në Nju Jork a verilindje te ShBA. Qëllimi i artit tim është krijimi dhe rivitalizimi i valleve të lashta shqiptare që tregojnë jo vetëm kulturën e lashtë të Ilirisë por edhe historinë e Shqiptarëve ndër vite për të mbrojtur atdheun edhe doket e tyre. Unë mendoj se kontributi im për momentin është me i vlefshëm në diaspore, sepse këtu Shqiptarët kanë më shumë nevojë për t’u bashkuar nëpërmjet valleve shqiptare. Në këtë mënyrë të rinjtë mësojnë kulturën e etërve të tyre dhe duke mos harruar rrënjët e tyre. Jane keto të rinj që më pas do kontribojnë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Pra në njëfarë mënyre un indirekt jam e pranishme dhe në Shqipëri.
– F.N : Cilat janë planët tuaja në të ardhmen ?
*
A.N :Aktivitetet për të ardhmen përfishjnë oganizimin e Festivalit të përvitshem shqiptar, Ditës së kultures shqiptare si dhe prezantimin e valleve tona në disa festivale të huaja. Është krenari e madhe kur prezanton Shqipërinë dhe traditat tona përpara qindra kombësive. Për shumë njerëz ështe takimi i parë me Shqipërinë dhe Shqipetarët, prandaj është e rëndësishme që përfaqësimi të jetë i denjë
Komentet