Filmi i cili tashmë është duke u xhiruar, siç theksoi, një pjesë i dedikohet Maddoxit për të ditur se çfarë ka ndodhur në atdheun e tij
PHNOM PENH – Ylli hollywoodian, Angelina Jolie-Pitt qëndron për vizitë në Kamboxhia, ku momentalisht po xhiron filmin e metrazhit të gjatë “First They Killed My Father” (fillimisht më vranë babanë) bazuar në ngjarjet tronditëse të ndoshura në gjenocidin të cilën e kryen Khmerët e Kuq gjatë viteve 70-të.
Duke vizituar kryeqytetin kamboxhian, Phnom Penhu, Jolie-Pitt kujtoi se me kulturën, banorët dhe jetën në Kamboxhia për herë të parë u takua në vitin 2001 duke xhiruar filmin “Lara Croft: Tomb Raider”. Po të njëjtin vit aktorja e famshme në Kamboxhia birësoi tashmë fëmijën e saj më të madh, djaloshin 14 vjeçar Maddox.
Filmi i cili tashmë është duke u xhiruar, siç theksoi, një pjesë i dedikohet Maddox-it për të ditur se çfarë ka ndodhur në atdheun e tij.
Duke folur para qindra njerëzve të mbledhur në teatrin Chaktomuk, Angelina Jolie-Pitt tha se është në bashkëpunim me regjisorët më të spikatur nga Kamboxhia dhe theksoi se ky vend paraqet përvojën më të madhe të aktrimit në karrierën e saj.
“Kam gjetur lumturinë në atë që punoj, fëmijët e mi janë shëndosh dhe jam e nderuar që mund të tregoj rrëfime, të punojë në diçka për të cilën aq shumë kujdesem, edhe për shkak të bashkëshortit tim i cili gjendet këtu”, tha Jolie-Pitt.
Filmi më i ri në xhirim të Jolie-Pitt, e cila ka nënshtetësi amerikane dhe kamboxhiane, flet për përjetimet nga regjimi komunist i Khmerëve të Kuq në të cilin kanë vdekur thuajse dy milionë kamboxhian përmes ekzekutimeve masive, në kampe dhe nga pangrënia.
Pritet që filmi të jetë gati deri në mesin e vitit 2016.
Komentet