Sa më josh, o lumë, mërmërimi yt,
Lajkat, lodrat, fshehtësi, rënkimi yt.
Nëpër gurët shkon si rrebesh, me nxitim,
I shushatur, plot me lotë e rënkim.
Herë shkon duke dredhur, herë drejt,
Herë shkon duke çaluar, herë shpejt,
Herë rrjedh me kaqë naze tatëpjetë,
Herë hovshëm si të ishte një shigjetë.
Herë shkon përmes lugajës që bleron,
Herë nën të drujve degë gjsrpëron.
Herë shkon me vrull si kali që s’ka fre,
Me rrëmbim, i shkumëzuar, si voré.
Herë vjen me këngë, herë vjen me valle,
Herë shpejt si zog dhe herë mengadale….
Ti nxiton pa këmbë e kokë si kusari,
Her i qeshur, her i shkrirë krejt së qari…
Anembanë ngryset, nxihet hapësira
Posi zemërat plot mëkate të pështira.
Dhe papritur nëpër qiellin si skëterrrë
Vetëtima shkrepëtijnë me poterë
Flakë ndizet tashti qielli anembanë
Dridhet bota nga llahtaria që ka pranë.
Nuk sheh veçse re të zeza, shi, rrëmujë,
Nuk shikon veç shkrepëtima, tym e ujë.
Dhe kështu me këto lajka, me stuhi,
Ti në tok’ o nazemadh, vjen përsëri,
Që ajo të çelet me hirin tënd,
Nga takimi yt të vishet me gazmënd…
Toka e vdekur nga ti çelet e merr jetë
Bënet kopësht e lulishte e vërtetë.
Er’ e ngjyrë sjell nga qielli ti këtu
Kopsht parajse e bën botën ti këtu.
Shumm e bukur
Shumm
bukur
Sa e bukur