Sepse ata me te drejte e akuzojne Andriçin si nje shkrimtar qe perkrahu projektin kolonizues serb ndaj trojeve shqiptare.

Por kur i akuzon “andriçët shqiptare” qe i kenduan diktatorit shqiptar 45 vjet dhe kurre nuk u penduan, ata i marrin ata ne mbrojtje.

E kam fjalen per te gjithe shkrimtaret e poetet shqiptare qe legjitimuan dhe glorifikuan terrorin enverist.

Pare me gjakftohtesi te madhe, Andriçi serb, eshte me pak i eger se andriçet shqiptare.

Perse?

Sepse ai donte qe Serbine ta zmadhonte.

Pra ai ishte edhe nje shkrimtar ekspansionist.

Ai ishte i mire pra per Serbine dhe katastrofik per Shqiperine.

Kurse shkrimtaret enveriste kontribouan qe Shqiperia te zvogelohej.

Sepse ai qe i kendoi Enver Hoxhes, i kendoi edhe Titos.

Ai qe i kendoi Enver Hoxhes i kendoi edhe humbjes se Kosoves.

Keshtu perballemi me nje dyfytyresi shume te rezikshme.

Dhe kjo ka ardhe, ngaqe andriçet enveriste, sic e shpalos aq bukur Andriçi ne “Kronikat e Trovnikut” ku te huajt shihen si gogola, te gjithe fajin pra ia hodhen armiqve te jashtem.

Kemi arritur aty pra, saqe te akuzojme Adriçin serb, dhe te marrim ne mbrojtje qindra andriqet enveriste.

E keshtu, Shqiperia jone e mjere, eshte e rrethuar nga jashtë nga plani barbar i Andriçit serb per zhdukjen e Shqiperise dhe

nga brenda prej dhjetra andriçeve te vegjel enveriste,

qe ne fakt bejne ate qe ben Andriçi serb:

heshtin sa here qe Serbia ben miqesi me diktatoret shqiptare, per te pergjysmuar Shqiperine.

Shtator 2016