Andrea Pirlo nënshkroi sot një kontratë 2-vjeçare me Juventusin për të qenë menaxheri i tyre i ri pas largimit të Maurizio Sarrit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Juventus shkarkoi menaxherin italian Sarri një ditë pasi u eliminuan nga Olympique Lyon në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.
”Sot fillon një kapitull i ri i karrierës së tij në botën e futbollit, siç u tha rreth një javë më parë: nga Maestro te Mister’, thuhet në njoftimin e Juventus.
“Nga sot ai do të jetë trajneri i Juventusit, pasi klubi ka vendosur t’i besojë atij udhëheqjen teknike të ekipit të parë, pasi tashmë e ka zgjedhur atë për klubin e Juventusit nën 23 vjeç”, shtohet në njoftim.
Muajin e kaluar, Pirlo u emërua trajner kryesor i ekipit nën 23 vjeç të klubit.
Ish-mesfushori legjendar ngriti trofe të mëdha gjatë karrierës së tij si lojtar, përfshirë Kupën e Botës 2006 dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve.
Menaxheri 41-vjeçar italian gjithashtu luajti katër vjet me skuadrën e Torinos nga viti 2011 deri në vitin 2015 dhe e drejtoi skuadrën në katër tituj në Serie A, një trofe të Kupës së Italisë dhe dy tituj të Superkupës së Italisë.
Komentet