VOAL – Në faqen Twitter të Solar Impulse jepen të dhënat për udhëtimin. Ndërsa udhëtimi i Andre Borschber po i afrohet finishit, ai po ndihet i lodhur. Solarimpulse është duke fluturuar në një lartësi prej 8000 feet dhe po i afrohet një fronti të ftohtë. Vetë Andre Borschberg në tre tweet-et e fundit në distance nga pesë deri 2 orë përpara lajmëron: “Situata është e vështirë, jam duke luftuar, është vështirë…Të menaxhosh nivelin e energjisë nuk është e lehtë.” Pastaj shkruan: “Jam duke u lodhur. Me Solar Impulse nuk mund të mashtrojmë. Aeroplani ose fluturon ose nuk fluturon.” Dhe në tweet-in e para dy orësh Andre Borschberg shkruan: „Jam duke u përpjekur që të kaloj frontin e ftohtë”. Dhe poston një video të shkurtër që tregon fluturimin e Solar Impulse “live”. Ne nga ata jonë le t’i urojmë që Andre Borschberg të aterrojë në Hawai me një sukses të plotë, duke e përmbushur misionin. Aty është duke e pritur i madhi Bertrand Piccard që ta përfundojë udhëtimin në etapën e fundit nga Hawai drejt SHBA. Këtu do të përfundojë edhe udhëtimi i Solar Impulse 2 rreth botës.
Ishte kënaqësia jonë dhe e gjithë kolegëve tanë gazetarë takimi që patën me Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg

Komentet