Trajneri aktual i klubit italian Napoli, Carlo Ancelotti, ka zbuluar arsyet e largimit të tij nga Real Madridi, që është bërë pas një grindjeje me presidentin Florentino Perez për qëndrimin egoist të Gareth Bale.
Ancelotti është i mendimit se ekipi i tij Napoli nuk shënon shumë gola, sepse lojtarët e tij nuk janë egoistë.
“Mungesa e egoizmit në ekip është e një rëndësie të veçantë sepse nëse diçka më irriton, ata janë njerëzit egoistë në momente të caktuara të lojës. Ato momente kur një lojtar duhet të asistojë topin dhe nuk e bën atë. Kjo është arsyeja pse kam pësuar në karrierën time”, tha 59-vjeçari Ancelotti për “Il Napolista”.
Ai shtoi se: “Arsyeja që Perez shpërtheu në Madrid ishte zëvendësimi që i bëra Bale në ndeshjen kundër Valencias. Bale duhej të pasonte topin te Karim Benzema i cili do të kishte shënuar gol pasi do të dilte para portës së zbrazët, por, në vend të kësaj, gjuajti vetë. Unë nxora Bale nga loja dhe u krijua një kaos. Ndoshta vetëmohimi i tepruar e kufizon lojtarin, por jo ta teprojë”, tha Anceloti, për të shtuar se ndoshta Napoli do të përfitonte sikur lojtarët e tij të ishin pak më shumë egoistë.
Pas një karriere të shkëlqyer si lojtar, Ancelotti u bë trajner, madje shumë i mirë. Ai fitoi tre herë Ligën e Kampionëve, dy me Milanin dhe një me Realin, dhe ishte kampion i Gjermanisë, Italisë, Anglisë dhe Francës. Ai ka drejtuar ekipet Reggiana, Parma, Juventus, Milan, Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Bayern Munich dhe aktualisht Napoli. aa
Komentet