Ruset serish po lozin me zjarre! Gjate ketyre diteve te fundit, avionet luftarakë te Rusise e kane cenuar serish hapesiren ajrore te Britanise se Madhe ( Natos). Nderkohe qe avioneve rusë u jane vene ne percjellje te menjehershme avionet luftarakë te flotes ajrore te B.Madhe etj. Nuk eshte kjo hera e pare qe avionet ushtarakë te Rusise e cenojne hapesiren ajrore te Natos. Aty jane edhe provokimet e vazhdueshme te trupave ushtarake te rusise ndaj trupave te Natos ne Letoni, Estoni, lituani etj. Apo….?!”… Ndërkohë që SHBA-se i posedojnë armët dhe teknologjinë me të fuqishme luftarake ose ushtarake në të gjithë globin. Madje, në duart e veta i kanë pjesën me të madhe të rezervave, thesarit ose kapitalit botëror së bashku me industrinë dhe ekonominë me të fuqshme në tërë rruzullin tonë tokësorë. Atëherë është e natyrshme dhe plotësisht justifikuese që Shtetet e Bashkuara në këtë sfond të sillën dhe te kenë fjalën kryesore në politikën dhe sigurinë globale.” Do theksonte atëbotë ish presidenti i njohur amerikan, Herbert Hoover në kuader të konceptit dhe doktrinës së njohur ushtarake dhe politike të SHBA-së. Gjegjësisht, të paqës dhe sigurisë globale me anë të forcës ose fuqisë së njohur politike,ushtarake dhe industriale-ekonomike të Shtetëve të Bashkuara dhe bllokut (kampit) të pasur industrial dhe kapitalist te Perëndimit. Doktrina e presidentit Hoover me kalimin e kohë do bëhej si të thuash formula dhe filozofia kryesore e SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nepër botë nepër etapa ose periudha të ndryshme të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit. Përderisa ish senatori i shquar amerikan, Arthur Wanderberg ( i njohur përndryshe si njëri prej arkitektëve ose instruktorëve kryesor të ngritjes dhe themelimit të Paktit të Natos me seli në Bruksel të Belgjikës në vitin 1949) nga ana e tij,asokohe do shprehej në menyrë ekskluzive dhe tepër eksplicite mbi rolin, kontributin dhe rëndësinë e madhe ( epokale dhe historike ) të Shtetëve të Bashkura në politikën dhe sigurinë e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare. Për të shtuar në vazhdim se: “SHBA-së duhet të sillen dhe të veprojnë si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit. Ashtu sic janë në të vërtetë.” Ndërkaq, konceptin dhe definicionin (formulimin) e njohur të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, për herë të parë do e bënte të njohur në të gjithë botën ish presidenti amerikan, Hary Truman me rastin e fjalimit të tij historik ne bazën e njohur ushtarake “Fulton” të SHBA-së në vitin 1946. Duke e nënkuptuar në këtë spektër edhe formulen ose “Doktrinën” e njohur të presidentit Truman i cili dikur me heret ( me 1945) kishte dhene urdherin suprem per bombardimin nuklear ose atomik te Hiroshimes dhe Nagasakit te Japonise me qellim te detyrimit te kapitullimit ushtarak te kesaj te fundit ( Japonise) dhe perfundimin e Luftes se Dyte Boterore. Ndërkohe qe ish sekretari i jashtëm amerikan i shtetit, John Foster Dulles, një trohë me vonë do bëhej arkitekti dhe ideatori (ideologu) me i rëndësishëm ose kryesor i konceptit dhe doktrinës së famshme amerikane “Roll Back”. E cila e detektuar ( dekoduar) ose deshifruar me formulën dhe gramatikën e njohur të çështjëve, aspektëve dhe interesave të njohura gjeostrategjike dhe gjeopolitike të SHBA-së dhe aleatëve të saj kudo nepër botë: Në instancë të fundit atëbotë e nënkuptonte dhe përdorimin e forcës ushtarake në rast të kanosjës ose rrezikimit të paqës ,stabilitetit, lirisë dhe sigurisë globale ose universale në planetën tonë. Gjegjësisht, të cenimit ose rrezikimit të interesave të njohura politike, ushtrake, ekonomike, strategjike dhe të tjera të Shtetëve të Bashkura dhe botës së pasur industriale dhe kapitaliste .Përderisa, presidenti D.Eisennhower do e bënte të qartë dhe tepër sublime Formulën ose Doktrinën e tij të famshme politike, ushtarake dhe ekonomike të vitit 1957 -mbi mbrojtjen dhe sigurinë globale të të gjitha vendëve të ndryshme mike dhe aleate të Shtetëve të Bashkuara në Evropë, Azi, Amerikën Latine dhe kudo tjetër në rast të ndonjë invazioni të mundshëm ruso-sovjetik ose komuno-pansllavist në vendët e ndryshme përkatëse ose respektive. Ndonëse pa i harruar këtu edhe Doktrinën e famshme të presidentit Regan dhe të tjera që sollën edhe dislokacionin dhe dekompozicionin ( shkatërrimin) e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varashavës” dhe kështu me radhë.
– Për me tepër ndërkaq, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore së bashku me ngjarjet dhe zhvillimët e mevonshme historike dhe dramatike në botën e pasluftës: Në një masë tepër të madhe ( substanciale dhe fundamentale) asokohe i kishin reformuar (transformuar),determinuar dhe ridefinuar si të thuash konceptët, përceptimet, pikëpamjet dhe anticipimet e njohura ( dominante dhe ekskluziviste ) të popujve, vendëve ose fuqive të dikurshme imperiale dhe kolonialiste në kontinentin e vjetër evropian dhe me largë të cilat në forma dhe menyra të ndryshme akute, permanente ose kronike po vazhdonin të ishin prezente ose akute që nga etapat ose periudhat e njohura të absolutizmit, imperializmit dhe kolonializmit të dikurshëm shtetëror dhe nacional. Duke e njohur dhe “zbuluar” në këtë prizëm edhe rolin ose rëndësinë e madhe ( kolosale, epokale ose historike) të SHBA-së si superfuqia e vetme dhe kryesore e globit në drejtimin e njohur të ruajtjes dhe garantimit të paqës, sigurisë dhe stabilitetit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar në kuptimin e njohur global ose universal të fjalës. Respektivisht, në kuader të kursit dhe vizionit të ri në raportët dhe marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare. Kjo mu për faktin tashmë të njohur se Shtetët e Bashkura të Amerikës nuk ishin futur dhe inkurdruar në të dyja luftërat e mëdha botërore vetëm si njëra prej ” fuqive të njejta “ose të “barabarta” me të tjerët! Jo. Por si superfuqia me e madhe dhe kryesore politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike në çdo kohë dhe hapësirë. Mbase, si sipërfuqia e vetme dhe kryesore e globit tonë tokësor. Duke e vërë këtu theksin në rolin, qëndrimin, pozicionin, angazhimin dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të SHBA-së për të drejtat dhe liritë e njohura globale dhe universale të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit. Përkatësisht, për të drejtat dhe liritë e garantuara të popujve (kombëve) dhe vendëve të ndryshme në të gjitha kontinentët dhe meridianet e mundshme të botës për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike nga thundra ose tutelja e egër e fuqivë të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste.Ndryshe nga kjo, me teper se 7O % te rezervave ( resurseve) dhe kapitalit te pergjithshem boteror ose planetar, asokohe ndodheshin ne trezoret ose bankat e njohura amerikane. Ndonese,pa i harruar kurre investimet dhe kontributet e njohura ( kolosale dhe titanike) te SHBA-se per ringritjen ose rindertimin e infrastruktures se gjithembarshme ushtarake,industriale dhe ekonomike te aleateve te saje natyror dhe historik ne Europen Perendimore, Turqi, Grqei dhe keshtu me radhe ne kuader te ” Planit Mareshall” te cilat asokohe e kishin kapur ( arrire) shifren e miliarada ose biliarda dollaresh amerikan.
-Në vazhdim ia vlen të veçohet fakti i njohur kur pas “marëshimit të papritur” të trupava ushtarake të Koresë së Veriut ( të ndihmuara asokohe nga Kina, Rusia etj.) në “paralelën e njohur numër 38″ të kufirit të fluidshem koreano-korean në vitin 195O! Do fillonte edhe lufta e përgjakshme e Koresë. Dhe, kjo deri me vendosjen e një të të ashtuquajture ” status quoje” ose “paqjeje të fluidshme” dhe tepër hektike në mes Koresë Veriore dhe Koresë Jugore në vitin 1953.Gjegjësisht, me rastin e dislokimit të forcave paqëruejtëse të OKB-së (nën komanden supreme të gjeneralit të shquar amerikan, Mac Arthur) në vitin 1953. Duke shënuar në këtë prizëm edhe “fazën” ose ” etapën e dytë ” të ish ” luftës së ftohtë ” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit e cila kishte filluar dikur me herët. Përkatësisht, me rastin e testimit të pare nuklerar ose atomik nga ana e ish BRSS-së ne vitin 1949, si dhe me rastin e triumfit te njohur ushtarak dhe politik te SHBA-se ndaj ´ komplotit te perbashket ruso-francez ´ me rastin e krizes ose konfliktit te njohur ne Dien Bien Fua ( Indokine) ne vitin 1954 dhe keshtu me radhe.Ndërkaq, Kriza e njohur e Berlinit në vitët 1958, 1959, 1961 etj. ( Duke e nënkuptuar ketu filimin e ngritjes dhe ndërtimit të ish “murit” famëkeq të Berlinit dhe ndarjen e asokohshme “spektakulare” të shtetit dhe kombit ose popullit të madh gjerman në dy shtete dhe sisteme të ndryshme rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën). Gjegjësisht, e ashtuquajtura “lufta” e njohur për Gjermaninë e pasluftës si dhe pozicionin e përgjithshëm ose përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman së bashku me Krizën e njohur në Lindjen e Afërme ose të Messme ( lëxo: luftërat ose konfliktet e njohura arabo-izraelite në etapa ose periudha të ndryshme të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste..), Krizën e Kubës ne vitin 1962 ( Me rastin e dislokimit te raketave nukleare ose atomike të ish BRSS-së në Ujdhesën e njohur të Karaibeve!Perkatësisht, në kufi me SHBA-së!!!), Vrasjëm e ish presidentit të famshëm amerikan, John Kennedy në vitin 1963 si dhe dhe një sërë çështjësh dhe aspektësh të tjera tektonike dhe tepër dramatike në këtë kontekst. Do paraqisnin si të thuash një kapitull të posaçëm dhe tepër krucial ose dramatik në marëdhëniët ose raportët e atëhershme botërore ose ndërkombëtare .Duke e nënkuptuar këtu fazën ose etapën me të rrezikshme ( dramatike ) të “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit. Gjegjësisht, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së në të gjitha frontët dhe drejtimet e mundshme.
Ne kete prizem te ” suspektshem” dhe teper dubioz te ” doktrinave” ose ” strategjive” te asokohshme politike dhe ushtarake te Rusise ( BRSS-se) etj. Trualli ose teritori gjerman ( ne te ” dyja anet” e tij) ishin parapare ose predispozuar si nje ” poligon i hapur” taktik ose gjeostrategjik qe do e pranonte ( pranonin ) goditjen e pare dhe me te fuqishmen ne kushtet ose rrethanat e pergjithshme te ndonje lufte te mundshme nukleare ose atomike ne mes Lindjes dhe Perendimit. Ne vazhdim ia vlen te ceken ose rikujtohen ne sfond vetem disa nga shenimet e ndryshme statistikore ose ushtarake nga etapat ose perudhat e mesiperme te ish ” luftes se ftohte” dhe konfrontimeve te mesiperme bipolare ose bllokiste ne mes Lindjes dhe Perendimit. Gjegjesisht, ne mes SHBA-se ( Natos) dhe ish BRSS-se ( ” Traktatit te Varshaves”) si me poshte:
SHBA-se dhe Pakti i Natos, neper etapa ose periudha te ndryshme te ish ” luftes se ftohte” dhe konfrontimeve te lartpermendura bipolare ose bllokiste ne mes Lindjes dhe Perendimit ( lexo: gjate viteve 1975-1980 etj): Atebote i numronin 5 milion e 75000 ushtar te armatosur ne kuader te Forcave te perbashketa te Natos. SHBA-se e kishin numrin me te madh te ushtarave ( lexo: 2 milon e 200 mije ushtar amerikan ne kuader te Forcave te Natos) te stacionuar ose dislokuar pothuajse ne te gjitha vendet ose meridianet e ndryshme te globit. Duke filluar qe nga Berlini i Gjermanise dhe gjer ne Seul te Korese ose ne Tokio dhe Okinava te Japonise dhe keshtu me radhe. Ne vendin e dyte ishte Gjermania me afro nje gjysem milioni ose 5OO.OOO ushtar. Franca , gjithashtu me afro 50 0000 ushtar, Turqia me 455.OOO ushtar, Britania e Madhe 35O.OOO ushtar, Italia 421.OOO ushtar dhe keshtu me radhe.
Ish BRSS-se dhe ” Traktati i Varshaves” nderkaq, atebote i numronin afro 4 milion e 7OO.OOO ( lexo: 4.7 milion ) ushtar. Ne kete kuader, BRSS-se e kishte numrin ose kontigjentim me te madh te trupave ushtarake ( prej me teper se 3.6 milion trupash rus ) te dislokuar ose stacionuar ne ish Gjermanine Lindore, Rumani, Cekosllovaki, Poloni, Hungari, Bullgari etj. Te pasuar nga Polonia me afro 3OO.OOO trupa ushtarake, ish Republika Demokratike e Gjermanise me afro 15O.OOO ushtar, Cekosllovakia me me teper se 2OO.OOO ushtar, Rumania 172.OOO ushtar, Bullgaria afro 153.OOO ushtar, Hungaria me 1OO.OOO ushtar etj.
Ne Evropen Qendrore ( kontinentale) dhe ne Evropern Veriore ( kryesisht ne Lindje dhe Perendim te Gjermanise) ishin te dislokuara ose stacionuara 675.OOO trupa ushtarake te Natos dhe afro 9OO.OOO trupa ushtarake te ish BRSS-se ose ” Traktatit te Varshaves”.
SHBA-se ose Natoja, atebote i numronin 73OO takse dhe 2OO avion ( kaqator) ushtarak. BRSS-se ose ish ” Traktati i Varshaves” nderkaq 19.OOO tankse dhe 4OOO avion ose kaqator ( bombarder) ushtarak.
-Potenciali i gjithembarshem i armeve nuklerare ose atomike i te dyja superfuqive te atehershme ushtarake ( SHBA-se dhe ish BRSS-se) ishte ky: SHBA-se ne vitin 1975 ( qe mund te konsiderohet si njera prej etapave me te rrezikshme ose me te fluidshme dhe dramatike te ish ” luftes se ftohte” ose konfrontimeve te njohura bipolare ose bllokiste) i posedonin 432 bombarder nuklear ose strategjik. Ndersa, ish BRSS-se vetem 135.
SHBA-se i posedonin 656 nendetese nukleare ose atomike ( te pajisura me raketat e njohura atomike ” SLBA” etj.).Nderaq, ish BRSS-se atebote i posedonte 784 nendetese nuklerare ose atomike te pajisura ose furnizuara me rakerta te ndryshme nukleare ose berthamore.
SHBA-se atebote i posedonin 1O54 raketa interkontinentale me mbushje nuklerare ose berthamore ( lexo ” ICBM” ose “ICBS” etj.). Ish BRSS-se i kishte ne dispozicion 1618 raketa te ngjashme ose analoge me mbushje te ndryshme nukleare ose atomike.
Per te arrire keshtu gjer tek ” Doktrina” e famshme e presidentit Reagan .Respektivisht, tek e ashtuquajtura ” lufta e yjeve” e cila me gjase do rezultonte si fatale ose apokaliptike per vet fatin dhe ardhmerine e gjithembarshme te ish BRSS-se dhe ” Traktatit te Varshaves” ne kete drejtim. Duke e vere theksin ne ngritjen dhe dislokimin e sistemit te njohur amarikan ” ABM” ( lexo: Sistemin e Mbrotjes Nukleare ose Atomike te SHBA-se) se bashku me konstruktimin dhe krijimin e nje sistemi te ri taktik ose strategjik nga ana e SHBA-se, te furnizuar me mbushje ose raketa te shumeta nukleare ose atomike ( MIRV) dhe keshtu me radhe.Se këndejmi, me qëllim të “rrethimit global” të Rusisë dhe Kinës në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme: SHBA-së në bashkëpunime të ndryshme eskterne dhe eksplikative me miqtë dhe aleatët e tyre politik dhe straregjik kudo nepër botë, do i ngrisin dhe themelojnë një sërë paktësh, aleancash ose “traktatësh ” të ndryshme ushtarake, politike, ekonomike, strategjike dhe të tjera në të gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të globit si “Nato Pakt” dhe ” Rio Pakt” në vitin 1949, “Anzus Pakt” në vitin 1951/ 1952, “Seato Pakt” me 1954, “Cento Pakt” me 1955, “Teheran Pakt”, “Bagdad Pakt” dhe kështu me radhë.
Ndërkohë që në kuader të garës së njohur ( kuantitative dhe kualitative) për armatim të përgjithshëm nuklear ose atomik në mes SHBA-së dhe ish Bashkimit Sovjetik: Shifra ose kuota e armatimit ose arsenalit të gjithëmbarshem nuklear ose atomik, asokohe e kishte arrirë shifren trishtuese ose alarmante prej 5O Megatonësh të armëve të shkatërrimit në masë. Gjegjesisht, mbi 2O milion eksploziv (material) radioktiv ose berthamor per fryme te banorit. Kjo gjer me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshavs” në dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar. Duke shënuar në këtë sfond një epokë ose kapitull të ri në marëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare.Të cilat në menyrën me sublime dhe me kuptimplote do rezultojnë dhe kurorëzohen me rastin e Ribashkimit triumnfal dhe historik të popullit ose kombit të madh gjerman në njerën anë si dhe me luftërat dhe përpjekjet e njohura epokale dhe historike të popujve dhe vendëve të ndryshme nën ish Jugosllavi për çlirimin (lirinë) dhe pavarësinë e tyre shtetërore, nacionale dhe politike nga ish perdja e hekurt, apo çizmja dhe tutelja e egër serbomilitariste ne anen tjeter. Duke e vërë theksin në lufërat dhe përpjekjet e shquara çlirimtare dhe patriotike në Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë si dhe në luftën e njohur legjendare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosove!Respektivisht, në Miqësinë ose Aleancën e Madhe SHBA-së (NATO)-UÇK-së.
SHBA-s dhe Natoja, apo ” 1OO mijë tonë politikë dhe diplomaci nukleare ose atomike” -për paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale ose universale: Për me tepër ndërkaq, ndërkohë që marëdhëniët ose raportët e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare në të kualuarën e ish “luftës së ftohtë” dhje konfrontimëve të lartëpërmendura bipolare ose bllokiste, si u cek edhe me lartë, i kanë karakterizuar dhe dominar ish “lufta për Gjermaninë”, lufta e Koresë, kriza e Kubës etj. Përkatësisht, antagonizmat dhe rivalitetët e njohura politike,ushtarake, ideologjike, strategjike,gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së. Konkretisht, në mes Paktit të Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës”. Marëdhëniët dhe raportët e sotme botërore ose ndërkombëtare, në pjesën me të madhe ( fundamentale dhe substanciale) të tyre po vazhdojnë t´i mbështjellin dhe karakterizojnë të të ashtuquajturat “lufterat” ose “konfliktët e reja” ekonomike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në mes SHBA-së ( plus aleatëve te saje natyror dhe historik) , Kines dhe Rusisë pothuajse në të gjitha vendët ose meridianet e ndryshme të globit. Kjo duke filluar nga Rajoni i tronditur i Golfit (Gjirit) te njohur Persiko-Arabik. Ku ndodhën si të thuash rezervat me të mëdha të naftës ose benzinës në tërë globin. Për të vazhduar kështu me rajonet e njohura të Detit të Zi, Kaspikut, Mesdheut, Jonit ose Adriatikut që paraqesin si të thuash “boshtin kurrizor” ose “udhëkryqin e madh” në kuptimin e gjithëmbarshëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik. Në Oqeanin e Paqësorit ose Pacifikut dhe të të ashtuquajturën “luftën ” e njohur për resursët ose pasuritë e shumëta në Polin e Veriut (ku thuhet se ndodhën rezervat me të mëdha të naftës dhe gasit natyror në mbarë globin) .Si dhe në rajonet e nxehta të Kashmirit, Himalajeve,Indokinës dhe Hindukushit ku ndodhën në fuqi “luftërat” ose “konfliktët e ngrira” në mes Indisë dhe Pakistanit etj. Gjegjësisht, në mes SHBA-së, Rusisë, Kinës etj. Dhe, se fundi lufta ose kriza e njohur ne Ukraine. E shkaktuar me rastin e agresionit ose “invazionit te papritur” ushtarak te Rusise atje! Gjegjesisht, me rastin e ” shkeputjes se perdhunshme” te Krimese dhe rajoneve te tjera nga Ukraina.
Duke i risjellur keshtu ethet ose ” hijet” e dikurshme te ish ” Luftes se ftohte” dhe konfrontimeve te atehershme bipolare ose bllokiste. Gjegjesisht, shantazhet, kerrcnimet ose ” provokimet e reja” te Rusise ndaj SHBA-se (Perendimit). Perkatesisht, ndaj paqes dhe sigurise boterore.Dhe, të gjitha këto së bashku të sfonduara dhe etabluara në kuader të “1OO mijë tonë armeve nukleare ose atomike” te politikës dhe diplomacisë së lartëpërmendur amerikane në emër të e paqes dhe sigurisë së gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare. Apo, të paqës dhe sigurisë së detyruar me anë të forcësë njohur ushtarake ose luftarake- ndaj Rusise e cila me te tera ” resurset” ose ” potencialet” e saj nukleare ( atomike), njerezore ose ushtarake: Karshi SHBA-se dhe Aleances Veritlantike te Natos, ne instance te fundit, paraqet vetem nje ” frigorifer te ngrire” ushtarak dhe politik i cili ( e cila ) mund te shkrihet dhe avulloi ne cdo kohe. Kjo pavaresisht kerrcnimeve, shantazheve ose lufterave te njohura speciale, psikologjike, subverzive, propagandistike dhe te tjera te Rusise mbi ” forcen” ose ” epersite” e saj nukleare ose atomike te ne raport me SHBA-se dhe Perendimin. Gjepura.
Aty janë edhe Republika e Federale e Gjermanisë , Britania e Madhe dhe fuqitë tjera së bashku me kapacitetet (potencialet) dhe resursët e tyre globale dhe universale.Respektivisht, ushtarake, industriale, ekonomike etj. Mbase, vendet mike dhe aleate të njohura tradicionale, natyrore dhe historike të SHBA-së.
Ndaj, ” Amerikanet brenda, ruset perjashta dhe te tjeret ne hallka ose zinxhire te shkurter”: Kjo si duket eshte formula ose doktrina e sotme ushtarake dhe gjeopolitike e SHBA-se dhe Perëndimit ne raport me Rusine etj.Në këtë frymë, u mor vesh se në Ujdhesën e njohur të Havajeve si dhe në vende e rajone te tjera të Paqësorit (Pacifikut), Lindjes se Larget, Lindjes se Mesme, Mesdheut dhe Atlantikut të Veriut: Ndodhën të dislokuara dhe stacionuara bazat me të fuqishme ushtarake ose atomike të SHBA-së. Kjo duke filluar qe nga Okinava e Japonise ose Seuli i Korese se Jugut dhe gjer ne Evropen Qendrore, Perendimore, Jugore etj.
Ne instance te fundit, te fortit ( te fuqishmit) ose fitimtaret, nuk i perseritin kurre “gafat” ose gabimet e ndryshme nga e kualuara. Me ” Rusine e re” imperiale ose ekspanzioniste, sidomos.
Komentet