Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti, ka pësuar një lëndim në ndeshjen Frosinone-Bologna të mërkurën, megjithatë nuk pritet që ai të mungojë për shumë kohë.
Ai ishte larguar pas vetëm 11 minutave lojë në fitoren 1 me 0 të Frosinones dhe menjëherë kishin nisur spekulimet në media se lojtari rrezikon të mungojë për një kohë të gjatë, por tani pas ekzaminimeve mjekësore është mësuar që lojtari nuk ka asnjë lëndim serioz.
Koha.net merr vesh se lojtari ka pasur veç një zgjatje të muskujve dhe se kjo është konstatuar edhe nga mjeku.
Komentet