Përfaqësuesi ligjor i familjes së Astrit Deharit , avokati Tomë Gashi ka thënë se nuk janë gjetur barna që kanë aftësi psikotropike në trupin e të ndjerit.
“Dy orë e gjysmë ka zgjatur autopsia, ne si përfaqësues të familjes angazhuam edhe ekspertë nga Shqipëria e Anglia”.
“Të gjitha mostrat e nevojshme janë marrë për ta vërtetuar shkakun e vdekjes së Astritit, disa prej të cilave do të dërgohen edhe në Angli”.
Gashi ka thënë se të rezultatet përfundimtare do t’i thotë mjekësia ligjore. /KlanKosova/
Komentet