Henry A. Kissinger qëndroi në Cambridge më 20 janar 1961, kur McGeorge Bundy dhe kolegë të tjerë të tij të Fakultetit në “Harvard University” shkuan nëpër punëra të rëndësishme në Administratën Kennedy. Kissinger, një pedagog Shkencash Politike me origjinë gjermane, ishte emëruar këshilltar për Çështjet Europiane në National Security Council dhe në fillim të verës të vitit 1961 ishte ftuar në një mbledhje në Cabinet Room lidhur me krizën e Berlinit. Ai qe rasti i parë i tij për një shikim në Administratën Kennedy dhe ekipi drejtues, përfshi Robert Kennedy, ndodhej aty, i ulur rreth një tavoline konferencash. Njerëzit e Presidentit u ngritën në këmbë, siç është zakoni, kur ai hyri për të hapur mbledhjen. Brenda pak çastesh, një kamerier i Shtëpisë së Bardhë hyri në dhomë me një pjatancë me supe midhjesh. Ai i shërbeu supën dhe copëra buke të kripura Presidentit dhe më pas u rrotullua në dhomë drejt Bobby Kennedy, i cili gjithashtu mori një pjatë supë. Askujt tjetër nuk ju shërbye.
Kur u kthye në Harvard, Kissinger ia përshkroi skenën Morton Halperin, një prej kolegëve të tij. Duke folur, kujton Halperin në një intervistë për këtë libër, për Mbretin, dukën e tij dhe “ndjenjën e privilegjit” të tyre. Në fakt, pas Gjirit të Derrave, Robert Kennedy u bë jo dukë, por Kryeministri i vëllait, njeriu i dytë më i fuqishëm në Shtetet e Bashkuara. Nëpërmjet një oficeri sovjetik inteligjence në Washington dhe me miratimin e Presidentit, Prokurori i Përgjithshëm filloi komunikime nëpërmjet kanalit të fshehtë me Nikita Hrushovin, Kryeministrin sovjetik. Të dy vëllezërit Kennedy i kaluan 18 muajt e ardhshëm, duke negociiuar politikë të jashtme me Hrushovin me anën e një ndërmjetësi të fshehtë. Vepruan kështu, pavarësisht kundërshtimit nga ana e ekspertëve sovjetikë të tyre, të cilët qenë në dijeni të kanalit të fshehtë, por rallë mësuan se çfarë po diskutohej apo bihej dakord. Funksioni i Bobby Kennedy nga mesi i vitit 1961 ishte i mahnitshëm: ai ishte këshilltari ligjor i të vëllait, këshilltari politik i tij, mbrojtësi i tij, shoku më i mirë i tij dhe këshilltari për punët e jashtme më me influencë i tij.
Historia e Administratës Kennedy dhe e marrëveshjeve të saj në Luftën e Ftohtë është e paplotë pa një mirëkuptim të plotë të marrëveshjeve President – Kryeministër të arritura në Washington dhe në Moskë. Sërish, asnjë dokument zyrtar që të ketë të bëjë me marrëdhënien Kennedy – Hrushov nëpërmjet kanalit të fshehtë nuk është bërë publik nga John F. Kennedy Library; informacioni më i detajuar ka ardhur nga arkivat sovjetike të hapura pas rënies së komunizmit. Në një intervistë të vitit 1964 me Kennedy Library, të botuar pjesërisht nga biografi dhe historiani i familjes Arthur Schlesinger Jr. në vitin 1978, Robert Kennedy zbuloi se sovjetiku me të cilin takohej në Washington ishte Georgi N. Bolshakov, një oficer inteligjence i paraqitur si gazetar. Pothuajse rastësisht, Kennedy shton: “Shumica e çështjeve të mëdha që kishin të bënin me Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara u diskutuan dhe sistemimet u bënë midis Georgi Bolshakov dhe meje…. Ne takoheshim ndoshta një herë çdo dy javë”.
Georgi Bolshakov ishte një agjent profesionist, kurrikulumi i të cilit i datonte shërbimit në Luftën e Dytë Botërore me GRU-në, krahun e inteligjencës të ushtrisë sovjetike. Zotërimi i përkryer i anglishtes e bënë atë që të emërohej në Washington në vitin 1951, në dukje duke shërbyer si kryeredaktor për agjencinë TASS. Në vitin 1955, ai u transferua në stafin e Gjeneralit Georgi Zhukov, heroit të luftës që ishte ministër i Mbrojtjes. Në vitin 1959, ai u dërgua sërish në Washington, ku vendosi një marrëdhënie jetëgjatë sovjetike me Frank Holeman, një reporter për New York Daily News, i cili një prej gazetarëve të pakët që nuk kish frikë të hante dreka të rastësishme me diplomatët sovjetikë. Holeman ishte mik me Edwein O. Guthman, një ish-gazetar që kishte qenë zëdhënës shtypi i Bobby Kennedy në Departamentin e Drejtësisë. Ishte me rekomandimin e Holeman, që Kennedy dhe në dukje i moderuari dhe mirëkuptuesi Bolshakov u takuan për herë të parë 3 javë pas Gjirit të Derrave.
Gjatë 18 muajve të ardhshëm, Bolshakov u bë një figurë qendrore për Presidentin dhe vëllain e tij, si ndërmjetësi në konfrontimet më intensive të Administratës Kennedy: samitin e Vjenës, krizën e Berlinit dhe krizën e raketave të Kubës. Historia e plotë e kontakteve të Georgi Bolshakov me Bobby Kennedy gjatë atyre ditëve vendimtare ndoshta mund të mos mësohet kurrë. “Unë nuk e di se pse (sovjetikët) donin të procedonin në këtë mënyrë”, tha Kennedy, “dhe jo të vepronin nëpërmjet ambasadorit të tyre” në Washington. Mikhail Menshikov, ambasadori sovjetik, “menaxhonte çështjet rutinë dhe ai – Bolshakov – menaxhonte gjërat e tjera…. Jam takuar me të rreth këtyre gjërave”.
Burokracia amerikane gjithashtu u nxorr jashtë loje, pranon Kennedy, dhe dinte pak për atë po i thuhej lidershipit sovjetik nga Presidenti dhe vëllai i tij. “Fatkeqësisht, në mënyrë idioteske”, thotë në intervistë Robert Kennedy, “unë nuk i shkruajta shumë prej këtyre gjërave. Vetëm ia përcillja verbalisht mesazhet vëllait tim dhe ai vepronte lidhur me to. Nganjëherë mendoj se ia thoshte Departamentit të Shtetit dhe nganjëherë jo”. Edhe njëherë akoma, Kennedy po tregohej më pak se i ndershëm rreth një çështjeje jetike: në fakt, ai i dokumentoi disa prej takimeve me Bolshakov, por ato dokumenta, nëqoftëse ekzistojnë akoma, qëndrojnë të kyçura në dosjet e tij personale në Kennedy Library.
Bolshakov ishte i mirënjohur në shtypin e Washingtonit në fillimet e viteve Gjashtëdhjetë dhe i njohur se ishte në marrëdhënie miqësore me vëllezërit Kennedy, por asnjë nuk e kuptonte rëndësinë e tij.
Schlesinger ju dha akses i paprecedent në historinë orale të Bobby Kennedy dhe në pak prej shënimeve personale të tij, teksa po bënte kërkimin për biografinë e autorizuar Robert Kennedy and His Times, të botuar në vitin 1978. Por ai qe i paaftë që të përballej në mënyrë substanciale me mundësinë që Jack dhe Robert Kennedy, dy njerëz që ai i adhuronte shumë, të kishin qenë duke folur me Kremlinin prapa shpinës të gjithë atyre që shërbenin në qeveri. Ai e minimizoi Bolshakov se, ishte “plot me barcaleta e shaka” dhe tha se një prej ndihmësave të Bobby Kennedy, i cili nuk mund ta ketë ditur rolin e fshehtë të tij, e paraqiti si plot me “gjestikulacione, buzëqeshje dhe anglishte cirku shfajësuese” dhe se përfitonte nga “prirja e Bobby për bufonë të padëmshëm”.
Nevoja për fshehtësi ishte e madhe, pasi rreziqet e kanalit të fshehtë Kennedy – Hrushov qenë shumë të larta. Presidenti po merrte vendime strategjike pa këshillën e informuar të burrave dhe grave në Departamentin e Shtetit, në atë të Mbrojtjes dhe në CIA që kishin shërbyer në Bashkimin Sovjetik dhe njihnin gjuhën, njerëzit dhe historinë e tij. “Jack ishte Sekretari i Shtetit i vetes”, thotë po në të njëjtën intervistë Bobby Kennedy. Jack dhe Bobby Kennedy i shpërfillën ekspertët dhe ata që shprehnin kundër në qeverinë e tyre – disa prej të njëjtëve ekspertë, kish filluar të besonte Presidenti, e kishin siguruar se pushtimi në Gjirin e Derrave do të funksiononte. Me guximin e tyre, vëllezërit Kennedy vunë nën kontroll politikën e Luftës së Ftohtë të Amerikës. Ajo qe një kohë dehëse për të dy vëllezërit, të cilët qenë të papërvojë në funksionimin e establishmentit të politikës së jashtme.
Kanali i fshehtë dhe ngjitja e Bobby Kennedy i patën fillimet e tyre në pranverën katastrofike të 1961. Më 9 maj, sipas dokumentave sovjetike të përmbledhura tek libri “One Hell of a Gamble” nga historianët Aleksandër Fursenko dhe Timothy Naftali, Bobby Kennedy dhe Bolshakov, patën takimin e tyre eksplorues në Washington: problemi ishte samiti i afërm në Vjenë, lidhur me të cilit Jack Kennedy në mënyrë të justifikueshme ishte shumë nervoz. Kennedy dhe Bolshakov u takuan dhe i telefonuan njëri-tjetrit të paktën 6 herë përpara samitit në fillimet e qershorit, por dështuan që të zgjidhnin ndonjë prej çështjeve të rëndësishme. Megjithatë, sipas Fursenko dhe Naftali, u vendos një precedent dhe u komunikua një mesazh i rëndësishëm: Robert Kennedy u tha sovjetikëve se, gjuha e ashpër që vëllai i tij po përdorte në publik nuk tregonte “ndonjë dobësim të angazhimit për një takim konstruktiv me Hrushovin”. Sovjetikëve po iu thuhej që të shikonin atë çfarë Kennedy bënte dhe jo ta dëgjonin se çfarë thoshte.
Samiti qe brutal. Hrushovi e frikësoi dhe e kërcënoi Kennedyn e papërgatitur rreth çështjes së lejimit akses të vazhdueshëm aleatëve perëndimorë në Berlinin Perëndimor. Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ishte ndarë në zona pushtimi dhe Berlini, thellë në brendësi të zonës sovjetike, ishte dhe ai i ndarë. Mijëra gjermanolindorë, përfshi shumë intelektualë dhe shkencëtarë po largoheshin nga komunizmi, duke kaluar nëpërmjet postblloqeve midis Berlinit Lindor dhe atij Perëndimor; largimi trurit ishte poshtëruese për qeverinë gjermanolindore dhe shkatërrimtare për mirëqenien ekonomike afatgjatë të shtetit. Hrushovi i dha Kennedy një ultimatum: Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, në konsultim me Bashkimin Sovjetik, kishin 6 muaj kohë për të negociuar një traktat paqeje paslufte, që do të zgjidhte statusin e Gjermanisë dhe do të konfirmonte kontrollin gjermanolindor mbi trafikun për në Berlinin Perëndimor. Shtetet e Bashkuara qenë ngurruese të pranonin, përderisa kjo do të çonte në njohjen de facto të ndarjes së vendit. Nëqoftëse aleatët nuk binin dakord, kërcënoi Hrushovi, sovjetikët do të vazhdonin të vetëm dhe do të nënshkruanin një traktat të veçantë me Gjermaninë Lindore. Pa një sistemim, tha Hrushovi, mund të kishte luftë bërthamore. Keqaz i goditur, Kennedy i tha mikut të tij të vjetër LeMoyne Billings se, “kurrë nuk ishte ballë për ballë me një të keqe të tillë”. Ai i tha ndihmësit të tij, Kenny O’Donnell se, Hrushovi ishte një “bastard” dhe një “bir kurve”.
Kennedy e lidhi përplasjen me dështimin në Kubë. “Rusët menduan se mund ta luanin me Presidentin”, shpjegoi Robert Kennedy në intervistat e tij për Kennedy Library. “Hrushovi krijoi idenë… se po përballej me një figurë të dobët për shkak se JFK nuk po bënte atë çka Hrushovi do të kish bërë në Kubë, në mos shkuarjen dhe marrjen e Kubës… se ai po përballej me një figurë të re, që ndoshta nuk kish kurrfarë besimi. Kjo qe një goditje për [Jack] që dikush do të ishte aq i ashpër dhe aq i vendosur kështu”.
Fakti se kur dhe si Georgi Bolshakov e Robert Kennedy u lidhën sërish pas samitit nuk dihet. Asnjë dokument sovjetik që ka të bëjë me periudhën nuk është bërë publik dhe Kennedy nuk e thotë në intervistat e tij. Vëllezërit Kennedy u dhanë zyrtarëve të tjerë të qeverisë vetëm një grimcë të “allishverishit” të kanalit të fshehtë Bolshakov; në mënyrë jo të habitshme, zyrtarët e paktë që dinin për të mendonin se ishte, siç tha njëri prej tyre, një “lojë e rrezikshme”. Një rrisk i natyrshëm qe mospërputhja e madhe në status midis Kennedy dhe Bolshakov. Robert Kennedy ishte i domosdoshëm për punën e qeverisë së tij, kur Bolshakov nuk ishte. Çdo dizinformacion i përcjellë nga Kennedy, menjëherë do ta prekte Presidentin, kurse Bolshakov, nëqoftëse kapej duke gënjyer, mund të akuzohej se e kish kuptuar keq muhabetin dhe të thirrej në Moskë, nëqoftëse do të ishte e nevojshme, ose të rimeërohej. Kritiku më i madh i kanalit Bolshakov qe Llewellyn E. Thompson, Jr., ambasadori amerikan në Bashkimin Sovjetik, i cili pas kthimit të tij nga Moska në mesin e vitit 1962 u emërua Asistent Special për Çështjet Sovjetike i Kennedy. “Ky qe një gabim i madh”, tha Thompson, i cili ndërroi jetë në vitin 1972, për Kennedy Library në një dëshmi të tij. Vëllezërit Kennedy, tha ai, “u përpoqën që të shisnin idenë: “Departamenti i Shtetit është aq me paragjykime kundrejt nesh sa që nuk mund të shkojmë asgjëkundi. Nëqoftëse ne mund të vihemi në kontakt të drejtpërdrejtë, pse ne mund ta bëjmë”. Në këtë mënyrë ata shpresonin që të shmangnin çdo njeri dhe të shmangnin bërjen të njohur të të gjitha fakteve”.
Thompson kishte frikë se, Jack ose Bobby Kennedy nuk do të ishin të saktë në bisedat me Bolshakov, të cilat do t’i përcilleshin Hrushovit, dhe sovjetikët “mund t’u japin rëndësi të madhe komenteve të pakujdesshme”. Intervista e Thompson u realizua pas vrasjes së Jack Kennedy; nuk është e njohur se çfarë i kish thënë më përpara, nëqoftëse po, Presidentit apo vëllait të tij, por ka pak arsye për të besuar që ndonjë ankesë do të ishte dëgjuar. Bobby Kennedy e bëri të qartë në intervistat për Kennedy Library se, kujdesej pak për opinionet apo ekspertizën e ambasadorit amerikan në Moskë. I pyetur në mënyrë specifike, nëse ambasadori ishte anashkaluar nga kanali i fshehtë Bolshakov, Kennedy u përgjigj shkurt: “Kam përshtypjen se po”. Një tjetër preokupim i Departamentit të Shtetit ishte fakti se, vëllezërit Kennedy nuk dinin aq shumë sa mendonin rreth komunizmit dhe punëve të jashtme. Në fillim të vitit 1962, David Herbert Donald, një historian i Harvard gjerësisht i respektuar për kërkimet dhe shkrimet e tij studimore lidhur me presidencën Lincoln, u ftua që të mbajë një “leksion” informal në një mbledhje në dhomat private të Shtëpisë së Bardhë me Presidentin, Zonjën e Parë dhe një grup të vogël miqsh dhe zyrtarësh të Administratës. Donald foli për Rindërtimin për 40 minuta dhe pastaj ju përgjigj pyetjeve. Më pas, Donald pati një takim privat me Kennedy dhe, siç i shkroi një shoku disa javë më pas, doli prej tij me rezerva të mëdha. Letra e tij, e vënë në dispozicion për këtë libër, ishte e hidhur: “Unë nuk mendoj dijen e tij për historinë amerikane veçanërisht mbresëlënëse. Jo për t’u habitur, ajo pasqyronte një lloj dije tekstesh shkollore të përgjithshme të rreth 25 viteve më parë dhe jo shumë familjaritet me literaturën apo gjetjet e kohëve të fundit. Pikëpamja e tij për historinë është shumë e gjerë në terma personale – njerëz të mëdhenj dhe influenca e tyre. Ky është një njeri”, shkruante Donald, “i vendosur për të hyrë në librat tona të historisë si një President i madh dhe dëshiron që të mësojë sekretin”.
Në një intervistë të vitit 1996 për këtë libër, Donald kujton shqetësimin e tij pas takimit. Presidenti ishte i magjepsur me Lincoln dhe Franklin Delano Roosevelt, për shkak se mendonte se, “për të qenë president i madh ai mendonte se duhej të ishite president lufte. Kjo qe e frikshme për mua”, shprehet Donald. “U largova me ndjesinë se ky është një i ri që nuk e kupton historinë”.
Por Presidenti i ri në moshë, edhe në raste të qeta – si ai me Profesorin Donald – tregohej i kujdesshëm që ta maskonte strategjinë e vërtetë të tij. Kennedy e kuptoi se, Berlini nuk ishte vendi që të ngrihej kundër Hrushovit. Presidenti dhe vëllai i tij zhvilluan një tipar gjatë krizës atje në mesin e vitit 1961, që do të ishte thelbësor për negociatat midis superfuqive gjatë 18 muajve të ardhshme – fjalë të ashpra në publik dhe kompromis në privat për të penguar hyrjen në luftë.
Një difekt në qëndrimin e Kennedy qe se, njerëzit adhurues që i shërbenin JFK-së si këshilltarë të Sigurimit Kombëtar panë vetëm fortësinë dhe këmbënguljen për të mos u nënshtruar. Të qenit i fortë në krizë sa ishte Presidenti u bë pika e fortë në Administratë. Zyrtarë të lartë që mbështesnin kompromisin dhe paqtimin – të tillë si Adlai Stevenson, Amabasadori në Kombet e Bashkuara, dhe Chester Bowles, Nënsekretari liberal i Shtetit – shpejt e gjetën veten të izoluar, këshillën e tyre të shpërfillur. Në verën dhe vjeshtën e 1961, këshilltarët e Presidentit i dhanë këtij një listë opsionesh për të zgjidhur çështjet e politikës së jashtme në Gjermani, Kubë dhe Vietnamin e Jugut. Opsionet qenë të gjithë të fortë.
Kennedy i gatshëm për luftë dukej se ishte heroik dhe i panënshtrueshëm në publik në javët pas samitit të Vjenës, teksa luftonte që të rifitonte imazhin e tij dhe teksa Administrata e tij përpiqej për të gjetur reagimin e duhur ndaj asaj që shikohet si sfida e Hrushovit për statusin e pasluftës të Berlinit. Hrushovi e rinovoi kërcënimin e tij për të kufizuar lëvizjen e trupave amerikane, por dhe nga Berlini Perëndimor. Ekzistonte një atmosferë krize. Më 25 korrik 1961, në një fjalim televiziv për kombin që u bënte jehonë temave të fjalimit të tij inaugurues, Kennedy i bëri kombit një thirrje nën armë në mbrojtje të Berlinit Perëndimor, të cilin e paraqiti si “vendim të madh testues të kurajos dhe të vullnetit perëndimor… Ne jemi të qartë për atë çka duhet bërë dhe kemi ndërmend që ta bëjmë”.
Amerika, tha Presidenti i ri, duhet të “ketë një zgjedhje më të gjerë se poshtërimi apo aksioni i plotë bërthamor”. Ai shpalli një seri dramatike intensifikimesh ushtarake. Ai trefishoi rekrutimet, duke shtuar më shumë se 200 000 personel për ushtrinë, marinën e forcën ajrore dhe i dha Pentagonit autorizim të ri për të thirrur rezervistë dhe shtuar kohën e shërbimit. Nëqoftëse më shumë fuqi njerëzore ushtarake dhe taksa më të larta janë të nevojshme, tha ai, “unë nuk do të hezitoj që të kërkoj për to”. Gjithashtu, ai shpalli një rritje prej 3.25 miliard dollarësh në shpenzimet e mbrojtjes dhe këshilli amerikan që të përgatiteshin për më të keqen me ndërtimin e strehimeve antiatomike nëpër bodrume dhe kopshte shtëpish. Më shumë se 200 milion ju shtuan buxhetit të mbrojtjes për mbrojtje civile, duke shkaktuar atë çka do të bëhej një debat kombëtar i hidhur rreth moralitetit të gërmimit të një strehimi më pas të armatimit të anëtarëve të familjes kundër atyre fqinjve më pak të matur, që në momentet e rrezikut bërthamor e gjenin veten pa strehimet e tyre.
Kërcënimet iminente sovjetike ndaj lirisë dhe paqes u pasqyruan në fjalimin e Presidentit se nuk ishin vetëm në Berlin, por, duke i bërë jehonë pikëpamjes pas Gjirit të Derrave të Walt Rostow – edhe në Vietnamin e Jugut. “Ekziston gjithashtu një sfidë në Azinë Juglindore”, tha Presidenti, “ku kufijtë janë më pak të ruajtur, armiku më i vështirë për t’u gjetur dhe rreziqet e komunizmit më pak të dukshme ndaj atyre që kanë aq pak…. Ne do të jemi në çdo kohë të gatshëm për të biseduar, nëqoftëse bisedimi do të ndihmojë. Por, duhet të jemi gjithashtu të gatshëm për të rezistuar me forcë, nëqoftëse forca përdoret ndaj nesh”.
Lëvizje të tjera, jo të bëra publike, qenë konceptuar për të sinjalizuar seriozitetin amerikan komandës së lartë sovjetike. Në intervistën e tij me Kennedy Library, Robert Kennedy zbuloi se, flota e nëndetëseve amerikane ishte ridislokuar në Atlantikun Verior atë gusht dhe elementë të Strategie Air Command e vendosën në nivelin më të lartë të alarmit. Lejet ushtarake u anulluan dhe furnizimet drejt Europës të armatimeve dhe municioneve ushtarake u rritën.
Fjalimi i Kennedy qe një sukses spektakolar marrëdhëniesh publike. Një shumicë dërrmuese amerikanësh u grumbulluan rreth Presidentit të ri të pashëm të tyre, siç kishin bërë pas “Gjirit të Derrave”. Posta e Shtëpisë së Bardhë shkonte më shumë se 100 me 1 në mbështetje të qëndrimit të vendosur të Presidentit në kërcënimin e krizës. Gjithashtu, pati një reagim të shpejtë nga ana e Kongresit, i cili votoi me shumicë dërrmuese për të autorizuar shpenzimet mbrojtëse në rritje. Një sondazh i Gallup nxorri se, më shumë se 85 përqind e atyre të pyeturve shprehnin gatishmërinë për t’i mbajtur trupat amerikane në Berlinin Perëndimor; 67 përqind favorizonin dërgimin e trupave për të luftuar në qytet nëqoftëse sovjetikët guxonin t’i bllokonin hyrjen. Në një editorial New York Times e përshkroi Kennedy si “njëherazi solemn, i vendosur dhe paqtues”. Presidenti, shtonte editoriali, “mbrëmë i risiguroi lidershipi amerikan të botës së lirë… Kemi besim se populli amerikan dhe njerëzit e lirë kudo që ndodhen do ta mbështesin atë”.
Zgjidhja e Hrushovit ishte që ta izolonte në mënyrë permanente Berlinin Lindor nga ai Perëndimor. Herët në mëngjesin e 13 gushtit, policia shtetërore gjermanolindore filloi që të shtronte një tel me gjemba përgjatë kufirit 27 prej miljesh tokësore që ndante Gjermaninë Lindore nga ajo Perëndimore, hapi i parë në ngritjen e gjësë, që më pas do të bëhej MURI I BERLINIT. Administrata Kennedy nuk bëri asgjë për ta ndaluar ngritjen e murit, duke provokuar ankth të madh dhe shumë ndjenjë antiamerikane midis berlinezëve perëndimorë. Kennedy e riafirmoi angazhimin amerikan brenda ditësh me dërgimin e grupit luftarak prej 1500 amerikanësh në Berlinin Perëndimor nëpërmjet korridoreve gjermanolindore. Me 30 gusht ai shpalli emërimin e Gjeneralit Lucius Clay, heroin e luftës të bllokadës së Berlinit 1948 në lirim, si të Dërguarin Special të tij. Clay ishte një antikomunist i linjës së ashpër, i cili ishte haptazi skeptik për vendimin e Kennedy për ta pranuar murin, por ky i fundit qëndroi.
Sot, historianët kanë siguruar akses ndaj dokumentave në Washington dhe Moskë që tregojnë atë që nuk dihej për më shumë se dy dekada: Shtëpia e Bardhë Kennedy kish konkluduar shumë kohë përpara gushtit 1961 se, Shtetet e Bashkuara nuk mund dhe nuk duhet të bënin asgjë për të parandaluar ngritjen e një barriere fizike. Presidenti me të drejtë, siç e ka treguar historia, kuptoi se Nikita Hrushovi dhe kolegët e tij kishin nevojë për një mënyrë paqësore që të parandalonin hemoragjinë e trurit të Gjermanisë Lindore drejt Gjermanisë Perëndimore. Muri, i shpifur sa mund të ishte për amerikanët, veçanërisht ata që ju përgjigjën retorikës së Presidentit, mund ta shkrehte krizën e Berlinit. Disa në Administratën e tij e shikonin murin si një provokim dhe fillimin e asaj që mund të ishte një shtytje e përgjithshme sovjetike në Berlinin Perëndimor, por jo Presidenti. “Pse do ta ngrinte Hrushovi një mur nëqoftëse realisht synon që ta kapë Berlinin Perëndimor?”. Kennedy ju përgjigj në mënyrë retorike Kenny O’Donnell, sipas kujtimeve të këtij të fundit. “Kjo është rrugëdalja e predikimit të tij. Nuk është një gjë shumë e bukur, por një mur është kushedi sesa më mirë se një luftë”. Kishte një marrëveshje familjare lidhur me maturinë e Presidentit. Joseph Kennedy i tha shkrimtarit William Manchester, që në atë periudhë po bënte një lidhur me Shtëpinë e Bardhë Kennedy, se orvatja për ta mbajtur Berlinin do të ishte “një gabim i pafalshëm”.
A e përdori John Kennedy kanalin e fshehtë për t’i bërë me dije Hrushovit se, Shtetet e Bashkuara nuk do të bënin asgjë lidhur me murin? Në intervistën e tij me Kennedy Library, Robert Kennedy thotë se, ai e kish paralajmëruar Bolshakov në mënyrë të përsëritur përpara se të ngrihej muri se, Shtetet e Bashkuara “do të shkon në luftë për Berlinin” dhe përmend se, Bolshakov i është përgjigjur se “po e përcillte në qendër këtë mesazh”. Kennedy shton se i ndërpreu marrëdhëniet me Bolshakov “për njëfarë kohe”, pasi sovjetikët e ndërtuan murin, “sepse më përzihej stomaku për faktin që ata kishin vepruar kështu”. Por çarja, nëqoftëse ka pasur një të tillë, qe e shkurtër. Kanali i fshehtë luajti një rol kyç dy muaj më pas në zgjidhjen e një përplasjeje midis tankeve sovjetike dhe amerikane në Checkpoint Charlie të Berlinit.
Rrëfimi i Robert Kennedy për “përzierjen e stomakut” lidhur me murin mund të ketë qenë fabrikim apo ekzagjerim për të fshehur ujditë sekrete të Shtëpisë së Bardhë me Hrushovin. Aktualisht, nuk njihet se çfarë i komunikoi Hrushovi, Kennedy përpara se muri të ngrihej. Një ekspert i Berlinit, David E. Murphy, i cili ishte i ngarkuar me operacionet e fshehta të CIA-s në Berlin në vitin 1961, beson se nuk kishte aspak nevojë për Kennedy dhe Hrushovin që ta diskutonin murin në mënyrë specifike në shkëmbimet e kanalit të fshehtë të tyre. Kennedy “po i dërgonte mesazh pas mesazhi” në publik dhe privatisht Hrushovit në verën e vitit”, tha Murphy, në një intervistë të vitit 1997 për këtë libër. “Askush nuk e përdorte termin mur. Ajo çka Kennedy bëri të qartë ishte se ata [sovjetikët] kishin të drejtën e kontrollit të lëvizjeve nëpër sektorin e tyre”. Murphy ishte caktuar zyrtarisht në gusht të 1961 si shef i bazës operacionale të Berlinit, pikës qendrore të përpjekjeve të inteligjencës dhe të spiunazhit të CIA-s në Berlinin Lindor dhe në Gjermaninë Lindore. Sipas mendimit të tij, Administrata Kennedy e transportoi gjithë atë çka kish nevojë të transportonte më 30 korrik të 1961, kur Senatori J. William Fulbright i Arkansas, President i Senatit Foreign Relations Committee, deklaroi publikisht në një intervistë televizive: “Nuk e kuptoj se pse gjermanolindorët nuk e mbyllin kufirin e tyre, pasi e kanë të drejtën për ta bërë një gjë të tillë”. Ky deklarim i tillë, thotë Murphy, nuk mund të ishte bërë pa miratimin paraprak të Presidentit. U kuptua brenda stacionit të CIA-s, shton ai, se Kennedy “kurrë nuk kish ndonjë synim për ta sfiduar murin. Çdo njeri e dinte një gjë të tillë”.
Si oficer i lartë inteligjence, Murphy ishte i vetëdijshëm se, opsionet e Kennedy në Berlin qenë jashtëzakonisht të kufizuara. Në mars të 1961, Henry Kissinger, si konsulent i National Security Council për Gjermaninë, i kërkoi CIA-s që të shqyrtonte aksione të mundshme klandestine që “mund të ndërmerreshin në mbështetje të pozicionit amerikan në Berlinit”. Përgjigja, e raportuar nga Murphy në librin e tij Battleground Berlin e vitit 1997, e shkruar në bashkëpunim me Sergei A. Kondrashev, homologu i tij i KGB-së, qe zhgënjyese. Disa aktivitete propagandistike ndoshta do të ishin të dobishme, përgjigjej CIA, por kryengritja e hapur kundër qeverisë, siç po mëshohej për Kubën, “nuk ishte një aksion klandestin i zbatueshëm” në Berlinin Lindor. Tri muaj më vonë, shkruan Murphy, William Harvey i CIA-s, i cili kish drejtuar operacione klandestinë në Berlin për 7 vjet në vitet Pesëdhjetë, tha në një mbledhje në selinë e CIA-s në Washington se do të ishte “jorealiste” për vendimmarrësit politikë të Amerikës, që të konkludonin se agjencia mund të ishte efektive në organizimin e grupeve të rezistencës brenda Gjermanisë Lindore. Murphy, i cili botoi shumë pak rreth punës së tij të inteligjencës përpara Battleground Berlin, raporti gjithashtu se Administrata Kennedy e informoi ambasadën amerikane në Bon me një telegram në fund të korrikut se, “nuk ka shumë që mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara” nëqoftëse qeveria gjermanolindore e shtrëngon kontrollin në Berlin.
Teknika e Presidentit në përplasjet midis superfuqive do të shënohej nga kriza e raketave të Kubës në fundin e vitit 1962. Presidenti do t’u fliste me vendosmëri ndihmësve të tij dhe në publik, por privatisht do të bënte gjithçka – duke përdorur Georgi Bolshakov nëqoftëse ishte i gati – për ta zgjidhur problemin. Ai e përdori këtë teknikë në fund të tetorit 1961, kur tanket sovjetike dhe amerikane u vendosën përballë njëri-tjetrit në Checkpoint Charlie, një postbllok tejet i publicizuar në Murin e Berlinit, formalisht i njohur si kryqëzimi Friedrichstrasse. Tanket ishin të armatosur dhe kishin autoritet të hapnin zjarr.
Konflikti filloi kur rojet kufitare të kufirit gjermanolindor ndaluan makinën e Allan Lightner, diplomatit të lartë amerikan në Berlin, i cili sëbashku me bashkëshorten ishin nisur për të parë një opera. Rojet kërkuan që të shikonin pashaportën e Lightner. Ai refuzoi, përderisa tregimi i saj do të kish nënkuptuar njohjen amerikane të autoritetit të Gjermanisë Lindore dhe jo të Bashkimit Sovjetik në Berlinin Lindor, një lëshim që Shtetet e Bashkuara nuk do të donin ta bënin. Lightner ju refuzua aksesi në Lindje dhe ai u kthye me një skuadër ushtarësh amerikanë, të mbështetur nga katër tanke. Rojet kufitare u zmbrapsën dhe Lightner me bashkëshorten u lejuan të kalonin. Gjenerali Clay i telefonoi Presidentit dhe siguroi miratimin për ta rënduar çështjen. Civilë amerikanë, duke i injoruar rojet kufitare, filluan kështu të shkojnë në Berlinin Lindor, të shoqëruar nga trupa amerikane që rriteshin vazhdimisht në numër. Më 26 tetor, një batalion prej 33 tankesh sovjetike hyri në Berlinin Lindor, duke e barazuar saktësisht numrin e tankeve amerikane në rezervë nga ana tjetër. Impasi formal filloi një ditë më pas, kur 10 tanke sovjetike u drejtuan për në anën gjermanolindore të postbllokut, duke qëndrar përballë 10 tankesh amerikane, të cilët gjithashtu lëvizën përpara.
Publikisht, siç i tha Clay biografit të tij Jean Edward Smith, Kennedy e mbështeti atë gjatë gjithë kohës. Presidenti i telefonoi gjatë krizës dhe e nxiti që të mos e “humbiste toruan”. Clay ju përgjigj, thotë vetë ai, “Zoti President, ne nuk jemi të frikësuar se mos e humbasim toruan këtu. Jemi të frikësuar, nëse njerëzit tuaj në Washington po humbasin të tyrin”. Kennedy i tha: ”Unë kam shumë njerëz këtu që e kanë humbur, por unë jo”. Privatisht, Kennedy sigurisht që ishte shqetësuar nga konflikti, duke i thënë një ndihmësi: “Nuk e dërguam atë (Allan Lightner) atje që të shkonte në opera në Berlinin Lindor”. Presidenti dhe vëllai i tij ju drejtuan sërish Georgi Bolshakov. Në intervistën e tij me Kennedy Library, Robert Kennedy u shpreh: “Unë hyra në kontakt me Bolshakov dhe i thashë se, Presidenti do të pëlqente që ata t’i largonin tanket e tyre brenda 24 orësh. Ai tha se do të fliste me Hrushovin dhe i larguan tanket brenda 24 orësh. Ai i përcillte gjërat me efikasitet kur ishte një çështje kaq e rëndësishme”.
Në një analizë pak të njohur të botuar 30 vjet më pas tek revista Foreign Policy, Raymond L. Garthoff, një ish-zyrtar i CIA-s dhe i Departamentit të Shtetit që ka shkruar gjerësisht lidhur me çështjet amerikano – sovjetike, shkruan rreth incidentit të Checkpoint Charlie nga këndvështrimi sovjetik. Në arkivat sovjetike dhe nëpërmjet intervistave në Moskë, Garthoff zbuloi se, dukshëm pa dijeninë e vëllezërve Kennedy, Gjenerali Clay kishte replikuar fshehurazi atë vjeshtë një seksion të murit në një zonë të thellë të Berlinit Perëndimor dhe, me inxhinierët ushtarakë po praktikonte mënyra efektive për ta shembur atë. Komanda e lartë sovjetike mësoi për aktivitetet e Clay, për të cilin mendoi se ishte miratuar nga Shtëpia e Bardhë, Kennedy dhe konkludoi se një pushtim ushtarak amerikan i Berlinit Lindor po merrej në konsideratë. Garthoff intervistoi një ofiqar të vjetër të Partisë Komuniste, të quajtur Valentin Falin, në atë kohë pjesë e rrethit të ngushtë të Hrushovit, i cili i tha atij se, agjentë të inteligjencës sovjetike i kishin dokumentuar aktivitete trajnuese të Clay me fotografi dhe ua kishin paraqitur provat e tyre lidershipit sovjetik më 21 tetor.
Po atë Rosëell Gilpatric, Nënsekretari i Mbrojtjes, mbajti një fjalim, personalisht të kqyrur nga Presidenti, në të cilin zbulonte më shumë sesa ishte thënë ndonjëherë publikisht më parë rreth superioritetit bërthamor amerikan ndaj Bashkimit Sovjetik. Duke përmendur shifra specifike dhe duke ju referuar drejtpërsëdrejti Berlinit, Gilpatric deklaroi se, Amerika “ka një forcë reaguese bërthamore me fuqi të tillë sa që një lëvizje e armikut që do ta vinte në funksionim do të ishte një akt vetëshkatërrimi nga ana e tij…. Kështu që ne kemi besim se, sovjetikët nuk do ta provokojnë një konflikt të madh bërthamor…. Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të munden”. Fjalimi superpatriotik i Gilpatric, i cili i dha fund çdo preokupimi rreth një “hendeku raketor” amerikan, kishte qenë i planifikuar shumë kohë përpara, por Moska nuk e dinte këtë. Kongresi i 22-të i Partisë në atë kohë ishte në zhvillim dhe liderët e partisë po luftonin rreth kundërshtimit në Shqipëri dhe Kinë. Ata kishin frikë, ju tha vite më vonë Garthoff në Moskë, se mos Shtetet e Bashkuara kërkonin të hapnin një “front të dytë” në Europë, në një kohë që lidershipi sovjetik ishte i shpërqendruar. Kishte dhe një arsye shtesë për preokupim: katër ditë më parë, në fjalën hapëse në Kongres, Hrushovi e kish tërhequr publikisht ultimatumin e tij që, Amerika të negociionte një traktat paqeje paslufte me Gjermaninë nga fundi i vitit 1961, ultimatumi që i kish shkaktuar aq shumë andralla Kennedy në Vjenë. Fjalimi i Gilpatric dukej se ishte përgjigja e Kennedy ndaj kërcënimit sovjetik.
Këta faktorë e çuan Hrushovin dhe këshilltarët e tij, Valentin Palin i thotë Garthoff, që të konkludojnë se vendimi i Clay i pak ditëve më parë për të filluar lëvizjen e tankeve amerikane “dukej i qëllimshëm dhe djallëzor”. Mos vallë amerikanët po ecnin drejt shembjes së murit dhe futjes së trupave dhe tankeve në Berlinin Lindor? Qe në këtë pikë, thotë Palin, që u bë aktiv kanali i fshehtë Kennedy – Bolshakov. Shkëmbimi që shumë më kompleks dhe shumë i rëndësishëm se ai i përshkruar nga Robert Kennedy.
“Presidenti Kennedy”, raporton Garthoff tek Foreign Policy, “i kërkoi Hrushovit që t’i largonte tanket sovjetike, por vetëm që vepronte kështu i pari në kontekstin e një tërheqjeje reciproke. Kennedy premtonte se, nëqoftëse Hrushovi vepronte kështu, edhe tanket amerikane do të largoheshin”.
Mesazhi i kanalit të fshehtë, larg nga kërkimi i një tërheqje unilaterale sovjetike, siç u përshkrua nga Robert Kennedy, “qe një peticion nga Presidenti për përmbajtje dhe kufizim, duke i kërkuar Hrushovit që të bënte hapin e parë”. Në kujtimet e tij, Hrushovi nuk e përmend kanalin e fshehtë të tij me Kennedy, por shkruan se i udhëzoi komandantët e tij në Berlin që t’i tërhiqnin të parët tanket. Ai e përmend veten të ketë thënë, lidhur me amerikanët, se “ata po kërkojnë një rrugëdalje, jam i sigurtë, kështu që le t’ua japim një të tillë. Ne do t’i lëvizim tanket tona dhe ata do të ndjekin shembullin tonë”. Pretendimi i botuar i Hrushovit, shton Garthoff, se i tërhoqi tanket plot besim për një reagim reciprok amerikan “ka qenë konsideruar deri më tani një sajim i vonshëm apo një gabim fatlum. Tani është e qartë se, Hrushovi kishte premtimin e mëparshëm të Kennedy”. Gjithashtu qe e qartë, shkruan Garthoff, “se pse sovjetikët, përfshi Falin, e konsideruan këtë si ndoshta konfrontimin më të rrezikshëm të Luftës së Ftohtë. Pretendime të tilla tani kanë kuptim – një shkelje amerikane e Murit të Berlinit do të kishte shkelur një interes jetik sovjetik”.
Shkëndijat në Checkpoint Charlie, konkludon Garthoff, qenë “sfida e fundit serioze e krizës së Berlinit”. Qyteti qendroi i ndarë për tri dekadat e ardhshme.
Në mënyrë të fshehtë, John Kennedy kish treguar vetëpërmbajtje për të parandaluar konfrontimet potencialisht shkatërrimtare rreth Berlinit me Bashkimin Sovjetik. Njerëzit që merreshin me Kremlinin e kuptuan maturinë instiktive të Kennedy, por ata rreth Presidentit, të cilët dinin pak ose aspak për kanalin e fshehtë, e shikuan “tërheqjen” e Hrushovit në Berlin si verifikim të forcës së Presidentit.
(Artikulli i mësiprm është nxjerrë nga kapitulli i 13-të i librit të gazetarit të njohur investigativ Seymour Hersh, “The Dark Side of the Camelot”)
—
Flet Pavel Stroilov, një emigrant rus në Londër, i cili ka nxjerrë ilegalisht jashtë nga Rusia mijëra dokumenta sekrete të kësaj periudhe. Po japim disa intervista me të që rishqyrtojnë evenimentet e viti 1989. Si mundën sovjetikët të dështonin që të kuptonin se çdo revolucion, kushdo që e nis atë, është i destinuar që të dalë jashtë kontrollit?
Kolapsi i komunizmit 20 vjet më vonë/Plani i sovjetikëve për të kontrolluar Europën
Njëzet vjet më parë, regjimet komuniste të Europës Lindore filluan të bien njëri pas tjetrit, aq me shpejtësi sa që muajt në vazhdim do të jenë shumë të dendura me përvjetore të 20-a evenimentesh të mëdha historike. Kjo qe beteja finale e Luftës së Ftohtë, ku Perdja e Hekurt më së fundi ra dhe Perandoria e përbindshme Sovjetike u shkërmoq. Më së fundi, liria triumfoi në Europë ose kështu dukej. Por 20 vitet e ardhshme kanë treguar se fitorja nuk qe aq finale sa shumë shpresuan gjatë vjeshtës së paharruar të 1989. Edhe njëherë akoma, ne jemi të kërcënuar nga trashëgimtarët e mbijetuar të bishës sovjetike – nga regjimi i KGB-së në Rusi tek terroristët e Lindjes së Mesme, tek bashkëpunëtorët e majtë në Perëndim. Si arritën t’ia dalin komunistët nga ajo çka u duk se qe shpartallimi historik i tyre? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje mund të gjendet shumë mirë në arkivat sovjetike, të cilat i tregojnë ngjarjet e 1989 në një dritë thellësisht të re. Njeriu i intervistuar është Pavel Stroilov, një emigrant rus në Londër, i cili ka nxjerrë ilegalisht jashtë nga Rusia mijëra dokumenta sekrete të kësaj periudhe. Më poshtë po japim disa intervista me të që do të rishqyrtojnë evenimentet e 1989.
-Zoti Pavel Stroilov, le të fillojmë me dominonë e parë: Poloninë. Qeveria Mazowiecki, qeveria e parë jokomuniste, erdhi në fuqi më 24 gusht 1989. Çfarë mund të na thoni?
Krijimi i qeverisë Mazowiecki është parë nganjëherë si fitorja finale ndaj regjimit komunist të Polonisë, por, fatkeqësisht, realiteti qe shumë më i komplikuar. Ajo qeveri u krijua nga një kompromis midis komunistëve dhe antikomunistëve, të ashtuquajturat Marrëveshje të Tryezës së Rrumbullakët. Presidenca e Polonisë ishte rezervuar për diktatorin komunist, Gjeneralin Jaruzelski. Siç e ka komentuar vetë ai me dyer të mbyllura: “duke folur në mënyrë metaforike, i kam kaluar me dinakëri zgjedhjet në postin e Presidentit”. (Transkriptim i takimit midis Gorbachev, Jaruzelski dhe Rakowski më 7 tetor 1989 në Berlin). Në të njëjtën mënyrë, komunistët u ulën me dinakëri në dy të tretat e vendeve në Sejm – vetëm 35 përqind e vendeve u kontestuan në mënyrë demokratike. 5 ministra në qeverinë Mazowiecki qenë komunistë dhe 6 të tjerë ish-komunistë. Vetë Tadeusz Mazowiecki u zgjodh si Kryeministër si figurë kompromisi, saktësisht për faktin se ishte i njohur si i moderuar; e njëjta gjë qe e vërtetë rreth ministrave të “Solidarnosc” në këtë qeveri. Marrëveshjet e Tryezës së Rrumbullakët, besoj, qenë një gabim tragjik i opozitës dhe një mashtrim i zgjuar i komunistëve. Ato qenë një përpjekje e fundit e dëshpëruar e regjimit për të shpëtuar veten, një përpjekje, e cila dështoi vetëm pjesërisht.
-Domethënia e këtyre ngjarjeve?
Shumë domethënie dhe ajo shkon shumë përtej Polonisë. Ngjarjet në Poloni krijuan një model universal tranzicioni nga komunizmi në paskomunizëm dhe kështu që përcaktuan në një masë shumë të madhe fytyrën e të gjithë botës paskomuniste. Shembulli polak u ndoq në shumë vende të tjera në periudhën 1989-1991, ndërsa regjimet komuniste rrëzoheshin njëri pas tjetrit. Edhe në kohëra shumë më të vonshme, kur patëm Revolucionin Portokalli në Ukrainë, ai përfundoi në një lloj marrëveshjeje tryeze të rrumbullakët midis regjimit të vjetër dhe demokratëve; kur regjimi komunist ishte gati për të rënë në Zimbabve, ai e shpëtoi veten nëpërmjet marrëveshjes së tyrezës së rrumbullakët të tij me opozitën. Aktualisht, regjimi rus po përpiqet që t’ua shesë çeçenëve idenë e Tryezës së Rrumbullakët si zëvendësues për negociata paqeje të duhura dhe kam frikë se do t’i shikojmë “tryeza të rrumbullakta” të tilla kur regjimet komuniste apo kuazikomuniste të arrijnë pragun e kolapsit në Kubë e Venezuelë, në Iran e Siri, në Kinë dhe Kore të Veriut.
-Mund të na thoni se çfarë ka të gabuar me këtë model në Poloni dhe çfarë ka të gabuar me të tjetërkund?
Sa për fillim, komunistët pranojnë të negociiojnë një kompromis vetëm janë vërtet me shpatulla pas muri. Ata do të bënin lëshime vetëm si alternativë ndaj kapitullimit të plotë. Por, atëhere, cila qe arsyeja e bisedimit me ta? Sipas transkriptimit të takimit të tyre më 7 tetor 1989, Jaruzelski i rrëfente liderit sovjetik Gorbaciov: “Sikur të mos kish qenë për vendimin tonë për të krijuar qeverinë Mazowiecki dhe për të marrë pjesë në të, ne do të ishim shpartalluar plotësisht brenda gjysmë viti”. Atij i bëri jehonë Sekretari i Parë i tij, Rakowski: “Walesa e ka kuptuar tani se ka bërë një gabim të madh kur ka pranuar të formojë një qeveri të drejtuar nga figura të “Solidarnosc”. Sikur ta kishim mbajtur të gjithë pushtetin për vete, brenda gjysmë viti, mendoj unë, nuk do të kishim pasur ndonjë pozicion kontrolli. Por tani koha po punon për ne, jo për ta”. (Transkriptim i takimit midis Gorbaciov dhe Rakowski më 11 tetor 1989). Bisedimet e tryezës së rrumbullakët janë gjithmonë të bazuar në këtë lloj ideje: “Komunistë apo antikomunistë, ne jemi të gjithë polakë, ne e duam vendin tonë dhe sëbashku mund ta gjejmë zgjidhjen më të mirë për këtë krizë”, kjo është thjesht gabim, pasi atdheu i komunistit është atje ku ndodhet flamuri i kuq. Në këtë rast të veçantë, liderët komunistë polakë qenë gaulejtera të sponsorizuar nga sovjetikët dhe, sigurisht, të gjitha lëvizjet e tyre në lojën e Tryezës së Rrumbullakët qenë rakorduar më Moskën përpara. Këtu përpara meje qëndron transkriptimi i takimit të Gorbaciov me ambasadorin polak Czyrek më 23 shtator 1988. Czyrek shpjegon se shokët polakë duan të fillojnë negociatat me opozitën. “Taktika jonë është që ta përçajmë opozitën, ta fusim, sëbashku me Walesa-n, në rrymën konstruktive realiste, në procesin e pajtimit dhe rilindjes kombëtare”, thotë ai. Gorbaciov i jep miratimin e tij dhe vetëm pas kësaj fillon gjithçka. Më 21 tetor 1988, Gorbaciov e diskuton në detaje këtë me Rakowski dhe i premton atij se nuk do ta braktisin socializmin si të tillë:
- RAKOWSKI: […] Këto janë subjekte specifike për të cilat jemi përgatitur të diskutojmë.
- S. GORBACIOV: Por brenda strukturës së zgjedhjes socialiste të vendit?
- RAKOWSKI: Sigurisht. Është saktësisht në këtë pikë që opozita është e përçarë. Pjesa ekstremiste e saj e deklaron synimin e saj për të mëshuar për një lëvizje hap pas hapi drejt një ndryshimi të regjimit.
Këtu kemi difektin më themelor të modelit të tryezës së rrumbullakët: ndërsa opozita i shikonte në mënyrë të sinqertë këto bisedime si negociim të paqes civile, regjimi po bënte një lojë letrash. Është tamam në këto terma që komunistët e përshkruajnë atë mes vetes: në të njëjtën bisedë, Rakowski thotë: “Nëqoftëse e luajmë mirë lojën tonë në “tryezën e rrumbullakët”, mund t’i bindim njerëzit të kthehen në anën tonë”. Për pasojë, regjimi është konsoliduar dhe opozita është e përçarë. Kjo qe tema dominuese në diskutimet midis komunistëve polakë dhe sovjetikë në ato muaj: sesi Tryeza e Rrumbullakët ka krijuar përçarje midis “Solidarnosc” dhe Kishës Katolike, midis Mazowiecki dhe Walesa, midis lidershipit të “Solidarnosc” dhe grupit parlamentar të tij; si ata mund të identifikonin fraksionet e ndryshme në opozitë – fraksioni katolik, fraksioni socialdemokrat, fraksioni i shkencave politike (çfarëdo qoftë që kjo të donte të thoshte), fraksioni hebre, etj., etj; si Kardinali Glemp qe në konflikt me pjesën më të madhe të klerikëve të tij dhe dyshues për “hebrenjtë”; si “hebrenjtë” qenë armiqësorë ndaj “katolikëve” dhe, sigurisht, sesi të gjitha këto përçarje mund të ishin të dobishme për komunistët. Në thelb, strategjia ishte që të përçahej opozita, të provokoheshin grindje, të izolohej secili fraksion dhe më pas të korruptohej e manipulohej në përfitim të regjimit. Me fjalët e Rakowski: “Ne do të luajmë çdo tastierë të pianos polake”. (Trankriptim i takimit Gorbaciov dhe Rakowski më 11 tetor 1989)
-Sido që të jetë, ata në fund dështuan, apo jo? Ata u kacavarën pas pushtetit në këtë mënyrë për disa vjet, vetëm për t’u përzënë sapo u zhvilluan zgjedhje tërësisht demokratike. Në fund të fundit, koha nuk punoi për ta. Por pati pasoja në një perspektivë më të gjatë, apo jo?
Sigurisht që pati. E gjitha kjo do të kish qenë jo e rëndësishme nëqoftëse do të kishin qenë vite të zakonshëm, por periudha 1989 – 1990 qenë vite vendimtarë në historinë e Polonisë dhe, në fakt, botën. Për shembull, qe saktësisht në periudhën e qeverisë Mazowiecki që luajti një lojë shumë të komplikuar rreth ribashkimit të Gjermanisë dhe Polonia do të luante një rol të rëndësishëm në këtë lojë. Në skenarin sovjetik, polakët, duke kujtuar Luftën e Dytë Botërore, supozoheshin që të ishin shumë të frikësuar nga perspektivat e një Gjermanie të fortë të bashkuar dhe të bënin të gjitha llojet e objeksioneve. Në realitet, sigurisht që ata nuk qenë të frikësuar, pasi bashkimi i Gjermanisë nuk ishte i forcës apo dobësisë së Gjermanisë. Ai kishte të bënte me dhënien fund të pushtimit sovjetik dhe shpartallimit të komunizmit në Europë. Polakët qenë të gjithë për shpartallimin e komunizmit dhe, padyshim, një Poloni demokratike do të merrte një pozicion properëndimor. Megjithatë, ashtu siç qenë gjërat, dueti Jaruzelski – Mazowiecki e luajti pjesën e tij sipas partiturave sovjetike. Duket nga dokumentat se ka pasur njëfarë marrëveshje implicite apo edhe eksplicite se, ministrat e “Solidarnosc” do të ishin të ndiqnin politikat e jashtme komuniste. Akoma dhe më e rëndësishme, kjo ndodhi në një periudhë që Polonia bënte zgjedhje të rëndësishme rreth strategjisë së përgjithshme të saj në marrëdhëniet e jashtme. Për shembull, një gjë e tillë mund të çonte në një aleancë të re rajonale në Europën Qendrore, e cila pashmangshmërisht do të ishte fuqimisht antisocialiste dhe proatlantiste; ose ata mund të vendoseshin në integrimin evropian, në përputhje me idenë e një “shtëpie të përbashkët evropiane” socialiste. E kotë të thuash, komunistët favorizuan “opsionin evropian” dhe Mazowiecki vazhdoi me të. Në kohën që komunistët u larguan, qe shumë vonë për të ndryshuar ndonjë gjë dhe tani Polonia po lufton në mënyrë të dëshpëruar me presionet perandorake të Bashkimit Europian, të cilat, përtej të gjithë gjërave të tjera, janë shumë shpesh proruse dhe/ose antiamerikane. E gjitha kjo mund të ishte shmangur, po të mos ishte për Tryezën e Rrumbullakët. Pasojat qenë edhe më të rënda brenda vendit; për ata qenë vitet kur u formua elita e re politike e vendit. Qysh kur komunistët i harxhuan ato dy vjet duke përçarë, korruptuar dhe manipuluar pjesë të ndryshme të opozitës, nuk është aspak për t’u habitur që elita e re do të përçahej, do të korruptohej, do të hapej ndaj manipulimit, do të kryente të gjitha llojet e gjërave të këqija dhe në majën e kësaj, përfshi komunistët si një pjesë e rëndësishme e spektrit. Dhe detyra më e rëndësishme që elita duhet të përballonte, detyra më jetike për ringjalljen e vendit, ishte ajo e një dekomunistizimi fund e krye të Polonisë. Aspak për t’u habitur që çdo hap u sabotua.
-Na tregoni pak për dokumentat dhe mënyrën sesi i siguruat ato?
Origjinalet e këtyre dokumentave janë akoma zyrtarisht top sekret në Arkivën e Sigurisë së Lartë të Kremlinit. Megjithatë, disa kopje sekrete u bënë. Kur Gorbaciov dhe bashkëpunëtorët e tij u larguan në Kremlini në vitin 1991, ata morën me vete shumë kopje të tilla, për të qenë të sigurtë. Në situatën kaotike e atëhershme, askush nuk e vrau mendjen. Kështu, këto dokumenta u skanuan dhe u ruajtën në kompjuterët e Gorbaciov Foundation në Moskë. Rreth 10 vjet më vonë, Gorbaciov Foundation, më së fundi vendosi t’i lirojë disa pjesë të këtij arkivi për kërkues të jashtëm si puna ime. Sigurisht, aksesi qe shumë i kufizuar: nuk na u lejua që të shikonim dokumentat më interesante apo të kopjonim ndonjë dokument pa lejen personale të Gorbaciov (të cilën gjithmonë refuzonte ta jepte edhe sikur të ishit me fat aq sa ta takonit). Megjithatë, kur merreni me kompjutera, është një detyrë thjesht teknike ta kthesh një akses të kufizuar në një të pakufizuar. Unë bëra thjesht këtë. E kopjova të gjithë arkivin pavarësisht ndalimit dhe, siç e demonstruan ngjarjet e mëvonshme, bëra mirë që nuk e vonova. Në vitin 2003, vetëm pak ditë pasi kisha përfunduar kopjimin, Kremlini më së fundi mësoi për ekzistencën e këtij arkivi në Gorbaciov Foundation. Ata e thirrën Gorbaciov, përplasën grushtat në tavolinë dhe pjesa më e madhe e arkivit u kyç sërish. Kurse unë fluturova për Londër me këtë thesar të paçmueshëm me vete: dokumente sekrete komuniste në rreth 50 apo 100 mijë faqe. E tillë është historia ime, por, këtë duhet ta them, pjesa më e madhe e mirënjohjes për sigurimin e këtyre dokumentave dhe bërjen publike të tyre i shkon mikut tonë të përbashkët Vladimir Bukovsky. Ai ka qenë në kërkim të arkivave sovjetike qysh nga viti 1991; ai qe i pari që tha se, asnjë nuk ka të drejtë autori ndaj historisë dhe fshehurazi kopjoi 7000 faqet e para të dokumentave top sekrete kryesore sovjetike në vitin 1992. Nuk qe vetëm shembulli i tij që më frymëzoi, por gjithashtu plani i tij që po realizoja unë. Unë qeshë spiuni i tij nga jashtë dhe se vështirë se ka ndonjë pozicion në këtë botë, për të cilin do të isha më krenar. Të gjithë dokumentat që kam përmendur këtu, përjashto një, vijnë nga Inventory 1/1 e Gorbaciov Foundation Archive, domethënë transkriptime të bisedimeve të Gorbaciov me liderë të huaj. Pastaj gjërat individuale janë të identifikueshme vetëm nga emri dhe data. Transkriptimi i bisedimeve të tij me ambasadorin Czyrek është nga Inventory 2/3.
-Çfarë do të bëni tani me gjithë këto dokumenta?
T’i bëj të gjitha sa më publike të jetë e mundur. Vladimir dhe unë po bëjmë gjithçka mundemi për të gjetur mënyrat më efikase për këtë dhe jam absolutisht i përgatitur për t’i ndarë dokumentat me çdo kërkues, gazetar, botues apo kushdo tjetër që do të ndihmonte për t’i bërë ato publike. Thjesht të më dërgojnë ndonjë e-mail dhe do t’ju përgjigjem.
-Le të vazhdojmë me skandalin e shkaktuar nga artikulli i “London Times” rreth dokumentave që ju keni zbuluar rreth Margaret Thatcher, Mikhail Gorbachev dhe liderëve të tjerë botërorë, që komplotonin kundër bashkimit të Gjermanisë. Anatoly Chernyaev i Gorbaciov Foundation ju sulmoi në intervistën e tij për Radio “Liberty” si një “spekullator i mjerë i një kauze të madhe”. Ai tha se nuk duhet t’u besojmë “provokimeve” tuaja, por të nderojmë të gjithë ata liderë pse rrëzuan Perden e Hekurt. Ai ju akuzoi për “urrejtje të verbuar ndaj Gorbaciov” dhe keqinformim të publikut rreth aksesit të dokumentave në arkivin e tij. Çfarë është e gjitha kjo?
Po, vërtet dhe qe shumë mirë të dëgjoja nga zoti Chernyaev pas kaq shumë vitesh. Ai është, sipas mënyrës së tij, një njeri i ndershëm. Të paktën e di se ka respekt për të vërtetën historike dhe sinqerisht do që të botohen arkivat e epokës Gorbaciov. Për pasojë, teksa më sulmon mua personalisht, ai konfirmoi autenticitetin e dokumentave. Problemi është se akoma është besnik dhe i nënshtruar ndaj zotit të tij Gorbaciov dhe ky i fundit do diçka shumë të ndryshme. Ai do të përzgjedhë kërkues të “mirë” për të punuar me të, do të zgjedhë “dokumentat” e përshtatshëm për botim dhe do që t’i kqyrë arkivat përpara se ti botojë ato. Me një fjalë, ai pretendon të drejtën e autorit për historinë e sundimit të tij. Ai do një histori të shkruar nga të punësuarit e tij. Sigurisht, ai është gjithashtu nën presion nga Kremlini për ta mbajtur arkivin e mbyllur, edhe pse Chernyaev e mohoi një gjë të tillë. Një njeri i rëndësishëm në Foundation më tha se, qe kërkesa e Kremlinit ajo që shtrëngoi Gorbaciov që t’i vuloste dokumenta në vitin 2003. Pjesët më të rëndësishme tani janë të mbyllura. Ndoshta, ata bëjnë përjashtime për kërkues veçanërisht “miqësorë”, por, siç e kemi parë me rastin tim, nëqoftëse nuk i thurni himne Gorby, nëqoftëse këndvështrimi juaj për historinë ndryshon nga ai i Foundation, atëhere menjëherë akuzoheni për “urrejtje të verbër” dhe shkishëroheni.
-Atëhere, sa e verbër është urrejtja juaj për Gorby?
Unë nuk kam as urrejtje, as dashuri për atë njeri. Unë jam kërkues. Gorbaciov është për mua thjesht një figurë historike. Në njëfarë mënyre, unë bile e pëlqej, pasi e bëri historinë e kohës së tij më interesante, politikat e tij, stili i tij, personaliteti i tij, i dhanë aromën e një historie detektivësh. Por, nëqoftëse analizojmë impaktin e madh të tij ndaj situatës botërore. Nuk ka sesi të mos arrijmë në konkluzionin se ai luajti një rol shumë shumë negativ.
-Pasi keni lexuar të gjitha këto dokumenta – transkriptimet e bisedimeve të tij me liderë të huaj, transkriptimet e diskutimeve të tij në Byronë Politike, etj., cila është pikëpamja juaj ndaj tij si njeri?
Tërheqës, dinak, manipulator i keq. Njeri konspiracionesh. Mjeshtër i intrigës, i më jep – të jap dhe i mashtrimit. I ndjeri Alexander Yakovlev, dikur ish krahu i djathtë i tij, thoshte: “Gorbaciov është ai lloj njeriu që gënjen edhe kur tregon të vërtetën”. Unë e gjej këtë mjaft të goditur. Nga ana tjetër, Gorbaciov qe një diktator veçanërisht brutal dhe u përpoq që të shmangë masakra të panevojshme, megjithëse ato qenë edhe në përshkrimin e tij të punës. Kështu ndodhi që, Gorbaciov qe një prej atyre që rimodeluan botën dhe, në të vërtetë, gjurma e karakterit të tij në botën moderne është e madhe. Ajo nuk është më bota e diktaturave brutale dhe e vrasjeve masive – ato sërish ndodhin, por duket se janë të dala mode. Në vend të kësaj, ne kemi një botë demokracie false dhe prosperiteti falls; një botë tërheqëse dhe tradhtare më jep – të jap, mashtrimi dhe thike pas shpine; botën e gënjeshtrave. Vetë Gorbaciov ka kohë që është larguar, por është akoma epoka e Gorbaciov. Megjithatë, do të ishte shumë sipërfaqësore t’ia atribuoje të gjitha këto kapriçove personale të tij – ai jo vetëm që nuk qe një njeri i thjeshtë, por funksionari kryesor i sistemit komunist. Regjimi kishte një punë në dorë dhe përzgjodhi njeriun më të mirë për këtë punë. Në rrethana të ndryshme, kur regjimi kishte nevojë për një vrasës të pamëshirshëm, krijoi Stalinin; kur ju desh një manipulator i zgjuar, krijoi Gorbaciov.
-Atëhere, cili qe qëllimi i Perestrojkës së tij?
Të përpiqej dhe të shpëtonte sistemin komunist nga kriza dhe kolapsi i lindur i tij. Nuk qe ideja e vetë Gorbaciov: siç e pranoi vetë në vitin 1988, rreth 110 institute kërkimore sovjetike po punonin për këtë qysh nga fundi i viteve Shtatëdhjetë, kur komunistët më së fundi kuptuan se baza ekonomike e tyre nuk qe e madhe aq sa duhej për ambiciet globale të tyre. Kështu, ata duhej të reformonin ekonominë dhe të shkurtonin humbjet. Ata duhej të improvizonin marrëdhëniet me Perëndimin, të ndalonin garën e kushtueshme të armatimeve, të merrnin kredi të huaja dhe të krijonin klimën e duhur për ta avancuar influencën e tyre mbi të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, ata qenë të vetëdijshëm se trazirat në rritje në vendet socialiste, ku lëvizjet disidente të tilla si “Solidarnosc” polak u bënë kërcënim serioz ndaj regjimeve komuniste. Kështu, atyre ju desh të shpikin një manovër politike për të shmangur përplasjet e mëtejshme me popullin e tyre.
-Çfarë po bënin ata në Europën Lindore?
Ata sajuan një revolucion. Deri diku, për 20 vitet e kaluara ne e kemi shmangur me kujdes bërjen e pyetjeve rreth evenimenteve të 1989 në Europën Lindore, megjithëse e gjithë kjo gjë duket shumë misterioze. Nga njëra anë, është supozuar se qenë një seri revoltash spontane nga ana e njerëzve. Nga ana tjetër, gjithmonë ia japim meritën Gorbaciov pse i mundësoi që të ndodhnin. Tani, realisht nuk mund të jenë të dyja: qe o revolta popullore, o skema e Moskës. Dhe dëshmia dokumentare tregon se qe e dyta. Vladimir Bukovsky tregon në parathënien e botimit hungarez të kohëve të fundit të Judgment in Moscow të tij sesi u përpoq të nxjerrë sekretet e “revolucioneve të kadifenjta” nga i dyti pas Gorbaciov, Alexander Yakovlev. Cili qe plani fillestar i Moskës? Por Yakovlev e mohoi gjithçka: ai i tha Vladimir se, Byroja Politike nuk e mori asnjëherë në konsideratë këtë gjë, nuk mori asnjë vendim dhe e gjithë gjëja ndodhi sikur ra nga qielli. Këtu kam transkriptimet e mbledhjeve të Byrosë Politike që tregojnë se, ekzistonte një Komision i saj për Europën Lindore, i krijuar më 24 janar 1989 dhe i drejtuar nga askush tjetër përveç Alexander Yakovlev. Qe ky Komision që përpiloi planin e revolucioneve të kadifenjta për miratimin e Byrosë Politike, megjithëse, sigurisht, vendimi final është akoma i fshehur në një prej “pakove speciale” në Arkivat e Kremlinit. Megjithatë, evenimentet në vazhdim flasin për vete.
-Atëhere, çfarë kishte në planin e tyre?
Ata duhej të hiqnin liderët e vjetër stalinistë në Europën Lindore, si puna e Honnecker apo e Ceausescu, dhe t’i zëvendësonin ata me manipulatorë si puna e Gorby. Sigurisht, mundën të emëronin vetëm disa liderë të rinj dhe u përpoqën ta bënin akë në disa vende si Çekosllovakia (Jakes) dhe Bullgaria (Lilov). Por çdo njeri e dinte se ata qenë vetëm gaulejterë të rinj të emëruar nga Moska, kështu që ky lloj ndryshimi realisht nuk do t’i ulte trazirat. Kështu, sovjetikëve ju desh që të përdornin metoda më të sofistikuara: “tryeza të rrumbullakta” të stilit polak nga njëra anë dhe performanca “revolucionesh të kadifenjta” nga ana tjetër (për shembull, në Gjermaninë Lindore, Çekosllovaki dhe Rumani). Problem tjetër është se gjithçka doli jashtë kontrollit: kur keni qindra mijëra protestues nëpër rrugë, ata bëjnë çfarë duan ata, jo çfarë doni ju. Kështu, ata hapën Murin në Berlinit, zgjodhën Vaclav Havel si President të Çekosllovakisë në vend të kandidatit të mbështetur nga Gorbaciov e kështu me radhë. Vendi i vetëm ku eci sipas planifikimit qe Rumania.
-Por në fund të ditës, ai një ndryshim për mirë. Atëhere, pse Gorbaciov dhe Yakovlev qenë aq të zgjuar sa ta fshihnin dhe mohonin rolin e tyre? Nëqoftëse përmbysën diktatorët stalinistë si Honnecker dhe Ceausescu, ata vetëm duhet të jenë krenarë për këtë, apo jo? Pse nuk duhet të marrin merita?
Një arsye e natyrshme është gjaku në duart e tyre: në fund të fundit, qindra njerëz i vranë gjatë ngjarjeve të vitit 1989 në Rumani. Por ka edhe diçka tjetër: “revolucionet e kadifenjta” qenë vetëm një pjesë e një plani shumë më të madh. Në të vërtetë, si mundën sovjetikët të dështonin që të kuptonin se çdo revolucion, kushdo që e nis atë, është i destinuar që të dalë jashtë kontrollit? Si mundën ata të dështonin që të parashikonin se pas një revolucioni antikomunist, edhe pse i nisur nga KGB-ja, ato vende qenë të detyruara të ktheheshin nga Perëndimi? Sigurisht që e dinin të gjithë këtë, kështu që kishin një plan më të madh për Europën, i cili do t’u lejonte që t’i mbanin këtë vend në sferën e influencës sovjetike. Ky qe plani i bashkimit gradual të Gjermanisë dhe Europës në një “shtëpi të përbashkët evropiane” socialiste, por edhe kjo eci keq.
-Le të vazhdojmë me një diskutim të Erich Honecker. 18 tetori shënoi përvjetorin e 20-të të rënies së tij. Kjo qe rënia e një Fyhreri komunist të Gjermanisë Lindore nga 1971 deri më 1989, një prej diktatorëve europianë me brutalë të kohës së vet. Ai u rrëzua nga një komplot i Byrosë Politike. Cila është pikëpamja juaj lidhur me rolin e Honecker në histori?
Honecker është i pandashëm nga MURI I BERLINIT. Në njëfarë mënyre, ai qe Shoku Mur i Berlinit. Ai e ndërtoi atë, e ruajti atë, vrau njerëzit që do ta kalonin; qe vetëm logjike që ai të binte bashkë me të. Si figurë historike, ai thjesht nuk mund të ekzistonte i ndarë nga Muri, qoftë përpara se të ngrihej, ashtu dhe pasi të rrëzohej. Është klishè ta përshkruash Murin si simbolin më të dukshëm të ndarjes së madhe të Gjermanisë dhe të Europës gjatë Luftës së Ftohtë, por mendoj se kjo nuk e kap idenë kryesore. Qëllimi i Murit nuk qe aq shumë të ndajë sesa të bllokojë rrugën e arratisë, t’i mbajë me forcë qytetarët gjermanolindorë në parajsën socialiste. Vetë ekzistenca e tij qe prova se nuk ekzistonte një shtet i tillë si Republika Demokratike Gjermane, por vetëm një kamp i madh përqendrimi. Veç kësaj, nuk kishte asnjë “botë socialiste” që konkuronte me “botën kapitaliste”, ishte vetëm fakti që gjysma e planetit qëndronte e mbyllur në një kamp përqendrimi gjigant. Fortifikimi i kufijve të saj me mure dhe ruajtja e saj me automatikë qe e vetmja mënyrë për ta ruajtur ekzistencën e saj, për t’i parandaluar të burgosurit e saj që të arratiseshin në botën e vërtetë reale – botën e lirë. Kjo është ajo pse qe Muri dhe, në këtë kuptim, Honecker qe thjesht kryegardiani në një kamp përqendrimi gjigant. Një gardian prototip: i etur për pushtet, i nënshtruar, mizor dhe i trashë. Ekzistonte një kohë kur Kremlini kishte nevojë për gaulejterë të kësaj natyre në Europën Qendrore. Megjithatë, më 1989 kjo kohë kish perënduar.
-Më parë, ju thatë se seria e revolucioneve të 1989 në Europën Lindore u organizua në mënyrë sekrete nga Moska. Çfarë na thonë për këtë arkivat e Moskës? Edhe Honecker u largua pas urdhrave të Gorbaciov?
Po, sigurisht. Gorbaciov e vizitoi Berlinin vetëm pak ditë më përpara, më 7 tetor, për festimet e përvjetorit të 40-të të Gjermanisë Lindore. Komploti i Byrosë Politike kundër Honecker, qe në fazën finale të tij dhe çdo dëshmi okulare ekzistuese e kësaj vizite e përshkruan Gorby si inkurajues të tij. Sipas dokumentave sovjetike, lideri i tij Egon Krenz e diskutoi planin për ta “përmbysur Erich” me të paktën një anëtar të delegacionit sovjetik. Është gjithashtu e dokumentuar se Krenz, nëpërmjet ambasadorit sovjetik, “premtoi se do ta ngrinte çështjen e reformave” në mbledhjen e radhës së Byrosë Politike, edhe pse Honecker e paralajmëroi se “kjo do të t’ju bëjë armikun tim”. Bashkëkomplotisti kryesor i Krenz, Guenter Schabowski, ka botuar këtë vit kujtimet e tij, ku na tregon të gjithë historinë (fatkeqësisht, vetëm në gjermanisht). Sipas Schabowski, komploti antiHonecker kish qenë në zhvillim qysh në fillimet e vitit 1987. Pati një takim sekret në Drezden midis shefit të KGB-së, Vladimir Kryuchkov, kryespiunit të famshëm gjermanolindor (i cili kish dalë në pension pak kohë më parë) Markus Wolf dhe shefit rajonal të Partisë, Hans Modrow. I njohur si një farë komunisti “liberal”, Modrow ishte zgjedhur për ta zëvendësuar Honecker dhe për t’u bërë versioni gjerman i Gorbaciov. Roli i Wolf ishte që të mobilizonte mbështetje në shërbimet sekrete gjermanolindore dhe KGB-ja e mbikqyrte të gjithë gjënë nga Moska. Si anëtari i Byrosë Politike me përgjegjësin për të gjitha shërbimet sekrete gjermanolindore, Krenz ishte një lider komod për komplotin më të ngushtë të Byrosë Politike. Pas përmbysjes së Honecker, ai nuk zgjati as 6 javë si lideri i ri gjermanolindor. Puna e tij ishte që të hiqte Honecker e Murin e Berlinit dhe më pas t’i hapte rrugën Modrow.
-Krenz dhe Schabowski qenë gjithashtu përgjegjës për masakrat e Murit të Berlinit dhe krimet e tjera të regjimit, apo jo?
Po, aktualisht ata u dënuan për vrasje dhe krime të tjera shumë më vonë, më 1997.
-Kështu, Gorbaciov donte që reformat e tij të kopjoheshin në Gjermaninë Lindore, por Honecker nuk do ta bënte një gjë të tillë?
Honecker qe thjesht i papërshtatshëm për rolin e reformatorit. Nuk mendoj se kishte ndonjë mënyrë për të që të qendronte në pushtet edhe sikur të kish organizuar Perestrojkën e tij. Jo me këtë kurrikulum. Gorby qe i vendosur t’i zëvendësonte të gjithë gaulejterët e tij në Europën Lindore, vetëm me përjashtim të Jaruzelski, jo vetëm pse qenë lloji i gabuar i njerëzve, por, sepse kurrikulumi i tyre qe një handikap i madh. Miti popullor është se Gorby e shtynte Honecker që të ndërmerrte reforma, por Erich nuk do ta dëgjonte; ai vetëm do të thoshte se e gjithë Perestrojka vjen me modernizimin e ekonomisë dhe ekonomia Gjermanolindore tashmë ishte modernizuar. Por në fakt kjo qe vetë pikëpamja e Gorby më shumë sesa e Honecker. Siç e tregon transkriptimi i takimit të tyre i 28 shtatorit 1988, Gorbaciov foli gjatë për t’i larguar frikërat e Honecker se, Perestrojka sovjetike mund ta minonte socializmin. Ai i kujtoi Honecker sesi u takuan për herë të parë në vitin 1966 dhe modernizimi i ekonomisë socialiste ishte tashmë në axhendë në atë kohë. Megjithatë, ndërsa modernizmi eci përpara në Gjermaninë Lindore, ai dështoi në Bashkimin Sovjetik nën Hrushovin dhe Brezhnjevin. Kështu, vazhdon ai, synimi i Perestrojkës nuk është të abrogojë socializmin, por ta bëjë atë funksional dhe përvoja Gjermanolindore duhet të studiohet dhe të përdoret në Bashkimin Sovjetik. Duke gjykuar nga dokumentat, larg nga inkurajimi i Honecker për të filluar reformat, Gorby aktualisht tha gjithçka për ta dekurajuar atë. Ai i tha Honecker se, “arritjet” e mëdha të Gjermanisë Lindore qenë “një demonstrim i fuqishëm i avantazheve të socializmit”. Ai e lavdëroi Honecker si shtetar komunist i “dalluar”, “përvoja” dhe “ekspertiza” e të cilit qenë veçanërisht të vlefshme në këtë fazë kritike të zhvillimit socialist. Qe vetëm në tetor të vitit 1989, kur Honecker tashmë ishte i dënuar, që Gorby filloi të aludojë për faktin që Gjermania Lindore kish nevojë për reforma – jo me Honecker, por teksa i fliste Byrosë Politike Gjermanolindore në tërësi. Në të vërtetë, ai nuk kish nevojë për një komunist reformator rival në Berlin. Ajo çka ai kishte nevojë ishte një tiran i shpifur, emri “Gorby” që bëhej një moto e revoltës popullore dhe vetë njerëzit e tij si liderët revolucionarë që përmbysnin Honecker dhe zinin vendin e tij.
-Funksionoi kjo gjë?
Deri diku. Kur Gorbaciov vizitoi Berlinin për festimet e përvjetorit të 40-të të RDGJ-së, turmat e aktivistëve të rinisë komuniste (të cilët, sigurisht, qenë përzgjedhur në mënyrë të veçantë për evenimentin) thërrisnin “Gorby, Gorby!” dhe e injoruan në mënyrë demonstrative Honecker. Ky qe kulmi i performancës sovjetike dhe eci shumë mirë – Gorby u kënaq, Krenz e përmbysi Honecker në rregull. Por në fazën tjetër – heqjen e Murit – ajo doli jashtë kontrollit. Kontrolli u mor nga turmat dhe çdo “komunist liberal” si Mordrow nuk qe më i rëndësishëm. Më pas ata do të lejonin zgjedhje të lira, vetëm për t’u mundur bindshëm. Thjesht nuk kishte më Gjermani Lindore, bashkimi me kushtet perëndimore u bë vetëm çështje kohe.
-Dhe çfarë ndodhi me Honecker? Pse nuk doli asnjëherë në gjyq?
Fillimisht, Gorbaciov po ushtronte shumë presion ndaj gjermanëve që të mos gjykonin askënd për krimet e regjimit Gjermanolindor – Honecker, krerët e partisë, krerët e STAS-it, etj., megjithatë, realisht nuk qe brenda tagrave të qeverisë gjermane për t’i influencuar gjykatat e tyre. Kështu, në fillimet e vitit 1991 sovjetikët e nxorën Honecker jashtë Gjermanisë dhe e sollën në Moskë. Ky qe vendim i Gorbaciov me propozimin e bërë nga KGB-ja dhe nga ushtria. Gjermanët protestuan, por në mënyrë shumë të dobët. Kam këtu transkriptimin e bisedës midis Gorbaciov dhe ministrit të Jashtëm gjerman, Hans Ditrich Genscher:
H.-D. Genscher: […] Zoti President, mund ta tërheq vëmendjen tuaj për një rrethanë të caktuar. Padyshim, ju e kuptoni se qeveria federale nuk mund të jetë e papreokupuar me faktin që ish-Presidenti i Këshillit të Shtetit të RDGJ-së është larguar për në Bashkimin Sovjetik. Sipas rregullit të shtetit ligjor, qeveria federale nuk mund t’i injorojë kërkesat ligjërisht detyruese të autoriteteve gjyqësore. Sigurisht, kjo nuk nënkupton se nuk i shikojmë motivet e palës sovjetike. Megjithatë, do të doja që gjithashtu të merret parasysh edhe pikëpamja jonë.
- S. Gorbaciov: Le ta shikojmë të gjithë çështjen nga pozicionet njerëzore. Sipas pikëpamjes time, është tejet e justifikuar.
H.-D. Genscher: Zoti President, keni harxhuar një kohë të gjatë për të folur me mua. Do të doja t’ju shprehja vlerësimin dhe mirënjohjen time.
Kështu, Honecker qendroi në Moskë deri me rënien e Bashkimit Sovjetik. Nën Yeltsin, ai u ekstradua në Gjermani, por gjermanët e gjetën një mënyrë për ta liruar me pretekstin e shëndetit të dobët. Më pas, Honecker mori rrugën klasike të fyhrerëve gjermane në xhunglat e Amerikës Latine.
-Sërish, pyetja mbetet: pse e lanë të largohej?
Saktësisht, pasi kërcënoi se do të tregonte shumë histori magjepsëse në gjyq.
-Sipas thashethemeve, Gorbaciov tani e lavdëron Honecker si një “politikan serioz”, i cili bëri gabime, por “donte t’i shërbente vendit të tij”?
Habitem, se cili mund të ishte ky vend. Gjermania Lindore? Por çdonjëri e dinte se ai nuk ishte vend. Vetë Gorbaciov thotë se, në perspektivë nuk kishte asnjë të ardhme. Kombi gjerman në tërësi? Honecker urdhëroi të qëllohej çdo gjerman që përpiqej të arratisej nga kampi socialist i tij për në Gjermaninë e vetme reale; çfarë lloj shërbimi është ky? Në çfarë kuptimi mund të shikohet si një shërbim ndaj Gjermanisë ngritja e Murit të Berlinit?
—
Ja se si u shpërbë Traktati i Varshavës. Pa kurrfarë zhurme, përveçse një gjesti
Shkelja e syrit që ndryshoi botën
Më 7 korrik 1989, patriarkët e Perandorisë Lindore u mblodhën në Bukuresht për një samit fatal. Ata qenë një galeri batakçinjsh të diktatorëve të botës, të grumbulluar në kryeqytetin e më të keqit midis tyre: vetë Nicolae Ceausescu të Rumanisë, stalinisti i fundit i Europës, kryezoti i errët i regjimit më represiv komunist të bllokut lindor.
Ata qenë gjuetarët: Erich Honecker, bosi vrastar i Republikës Demokratike Gjermane, arkitekti i murit që ndau Gjermaninë Lindore të tij nga ajo Perëndimore. Aty ndodheshin Wojciech Jaruzelski i Polonisë, njeriu që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vitin 1980 dhe shkatërroi sindikatën e famshme Solidarnosc. Dora e fortë çekosllovakut, Milos Jakes ndodhej atje, ashtu siç ndodhej edhe Todor Zhivkov i Bullgarisë, gangot e policisë sekrete të të cilin dikur u orvatën të vrisnin Papën Gjon Pali i II-të.
Megjithatë, preja atë ditë ishte një i sërës së tyre: Kryeministri reformist hungarez, Miklos Nemeth, vendosmëria e të cilit për t’i sjellë demokraci dhe tregje të lira vendit të tij i kërcënonte të gjithë ata. Kështu, në interesat e vetëruajtjes, satrapët e Traktatit të Varshavës i sistemuan forcat e tyre, objektivi: një “ndërhyrje vëllazërore” klasike komuniste e llojit që bota kishte parë më parë: Hungari 1956 dhe Pragë 1968, vetëm një njeri qëndronte midis tyre dhe presë së tyre: Mikhail Gorbaciov.
Muajt në vazhdim do të shikoni një kreshendo të përkujtimeve të rënies së komunizmit, të kulmuara me rënien e Murit të Berlinit në nëntor të vitit 1989. Për shumë, veçanërisht amerikanët, ai qe një moment i lavdishëm, emblematik i fitores së Luftës së Ftohtë nga ana e Perëndimit. Dukej sikur ra nga qielli, por nëqoftëse e shikonit shpërbërjen e bllokut të Lindjes, e dinit se procesi qe shumë më i gjatë dhe shumë më kompleks nga sa kuptojnë shumica e njerëzve. Shpesh ajo shpalosej në kapituj të vegjël melodramatikë, të pavëna re nga pjesa tjetër e botës, si në atë ditë të bukur vere në Bukuresht dy dekada më parë.
Për ta kapur dimensionin e plotë të kësaj drame, duhet kujtuar sesi Europa ishte akoma e ngecur në rendin e vjetër të përkufizuar nga Lufta e Ftohtë dhe shikuar ndryshimet në zhvillim që në mënyrë të papritur do ta transformonin. Nemeth hyri në skenë në fund të nëntorit të vitit 1988 si një komunist i “reformuar” i brezit të ri i modeluar sipas Gorbaciov. Por, nëqoftëse mësuesi titullar i tij në Moskë mbetej një socialist i përkushtuar, megjithëse liberal krahasuar me paraardhësit e gardës së vjetër, Nemeth ishte gjëja e vërtetë.
Duke lëvizur me shpejtësi, ai kish draftuar një kushtetutë të re për Hungarinë, të modeluar sipas asaj të Amerikës, të kompletuar me një Bill of Rights dhe garanci për fjalë të lirë dhe të drejta të njeriut. Më pas, ai lejoi formimin e partive të reja politike dhe premtoi zgjedhje të lira. Po sikur Partia Komuniste do të humbiste, pyesnin ata të linjës së ashpër, çfarë ndodhte? Pse, tha Nemeth, me qetësi të përkryer shpirtërore, “Ne japim dorëheqjen”. Më keq akoma, vetëm pak muaj më parë, në fillimet e muajit maj, Nemeth kish shpallur se, Hungaria do t’i hiqte telat me gjemba përgjatë kufirit të saj me Austrinë. Në apogjeun e Luftës së Ftohtë, ai hapi një vrimë në Perden e Hekurt.
Në botën komuniste, një gjë e tillë ishte herezi. Për këtë gjë ai duhej ndëshkuar. Kështu ndodhi që liderët e Traktatit të Varshavës u mblodhën në Bukuresht. Të ulur në një sallë të madhe, të rrethuar nga banderola dhe salltaneti i plotë i rrethanës komuniste, ata filluan sulmin e tyre. Ceausescu filloi i pari, duke mbledhur grushtat dhe duke thirrur me zë të lartë një akuzë pasionale: “Hungaria do ta shkatërrojë socializmin”. “Eksperimenti i rrezikshëm” i tij do ta shkatërrojë të gjithë Unionin Socialist! Honecker, Jakes dhe Zhivkov e pasuan në të njëjtën gjatësi vale. Vetëm Jaruzelski i Polonisë qëndroi i ulur qetësisht, tamam si një lloj sfinksi prapa syzeve të errëta të diellit, duke mos tradhtuar asnjë emocion.
Nemeth kish qenë në detyrë për vetëm shtatë muaj. Ky ishte samiti i tij i parë i Traktatit të Varshavës. Ai ishte nervoz, por e dinte se armiqtë e tij do të vepronin vetëm me mbështetjen sovjetike. Njeriu që mund ta jepte atë qëndronte i ulur pothuajse përballë tij, 10 metra larg në anën tjetër të një katërkëndëshi të madh tryezash konference të mbështjella me flamurë. Ndërsa, Ceausescu dhe të tjerët hungërinin, duke bërë thirrje për ndërhyrje të armatosur në Hungari, Nemeth shikonte përreth për nga lideri sovjetik. Sytë e tyre u takuan dhe Gorbaciov … shkeli syrin.
“Kjo ndodhi të paktën katër apo pesë herë”, tha Nemeth më pas. “Për të qenë të saktë, ajo nuk qe në të vërtetë një shkelje syri. Ishte më shumë se një shikim, një luajtje syri e hutuar. Çdo herë që më buzëqeshte, me sytë e tij, ishte sikur Gorbaciov po thoshte: “Mos ki frikë. Këta njerëz janë idiotë. Mos ua vër veshin””. Kështu që, nuk e dha viston. Ndërsa qentë e Traktatit të Varshavës ulërinin për kokën e tij, Nemeth doli jashtë sallës për të pirë një cigare.
Në këtë moment të vogël, historia u kthye. Nemeth fluturoi prapa drejt Budapestit dhe vazhdoi reformat e tij, duke e shpërndarë Partinë Komuniste të vendit dhe duke i hapur kufijtë e Hungarisë në mënyrë që dhjetëra e mijërave të gjermanolindorëve më së fundi mund të largoheshin drejt Gjermanisë Perëndimore, duke shkaktuar kështu, katër muaj më pas, rënien e Murit të Berlinit. Erich Honecker gjeti në vendin e tij një forcë politike të sfilitur, e cila do të përmbysej në një grusht shteti që filloi të marrë formë edhe përpara se ai të linte Bukureshtin. Përsa i përket Nicolae Ceausescu, ai do të vdiste i ekzekutuar nga një skuadër pushkatimi gjatë revolucionit që tronditi Rumaninë në fundin e po atij viti. Përgatiti: ARMIN TIRANA
Komentet