Nëna e Amy Winehouse mendon se këngëtarja mund të vuante nga sindroma “Tourette”.
Sindroma Tourette (ose siç njihet ndryshe me emrin e plotë, sindroma Gilles de la Tourette është një çrregullim që shfaqet në adoleshencë. I sëmuri përsërit veprime mekanike të pakontrolluara, flet me zë të lartë, qan dhe humb kontrollin e gjuhës.
Në adoleshencë Amy-t i ishte vënë sinonimi “Uragani Amy” për shkak të sjelljes së saj të ashpër dhe mënyrës së të folurit, por nëna e saj Janis Winehouse-Collin është e bindur se vajza e saj mund të ishte e prekur nga ky çrregullim nervor.
“Ajo mund të ketë qenë e prekur nga sindroma “Tourette”, pasi shpeshherë bërtiste me zë të lartë. Nuk e kemi shumë të qartë”, – tha nëna e Amy.(tg)
Komentet