LONDËR – “Amy Winehouse mendonte se ishte shtatzënë para se të ndërronte jetë”! Këto kanë qenë fjalët e babait të këngëtares së vdekur.
Mitch Winehouse mohoi pretendimet e reja se ajo ishte e vetmuar përkundër faktit që ishte e fejuar me dramaturgun dhe regjisorin Reg Traviss.
“Ajo ishte me Regun dhe ata do të martoheshin së shpejti. Ndoshta s’duhet t’ju tregoj këtë gjë por ajo mendonte se ishte shtatzënë,”- u shpreh ai ditën e sotme për mediat britanike.
Pretendimet se ajo bënte jetë të vetmuar dolën në dokumentarin e ri Amy të regjisorit Asif Kapadia.
Winehouse vdiq në moshën 27-vjeçare si pasojë pas një beteje me drogë dhe alkool.
Komentet