Amerikanët po shënojnë të mërkurën 18 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, që lanë pas vetes rreth 3 mijë të vrarë në New York, Virginia dhe në Pennsylvania.
Presidenti Donald Trump, do të nderojë viktimat me një minutë heshtje në Shtëpinë e Bardhë, para se të marrë pjesë në një ceremoni në Pentagon për familjet e atyre që u vranë kur terroristët e al-Qaidas përplasën mbi ndërtesë një avion të rrëmbyer.
Në New York, qindra të mbijetuar dhe familjarë të atyre që u vranë, do të mblidhen në vendin ku ngriheshin kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, para se të rrëzoheshin nga goditjet e dy avionëve të udhëtarëve të rrëmbyer nga al-Qaida.
Nënpresidenti Mike Pence, pritet të marrë pjesë në një ceremoni në Shanksville të Pennsylvanias, afër vendit ku avioni i United Airlines u rrëzua, pasi që udhëtarët e morën nën kontroll nga terroristët që e kishin rrëmbyer.
Nëntëmbëdhjetë burra të lidhur me al-Qaida i kryen rrëmbimet.
Sulmi më vdekjeprurës në truallin amerikan, pas atij në Pearl Harbor në vitin 1941, ndryshoi përgjithmonë botëkuptimin e Amerikës për sigurinë dhe nxitën presidentin e atëhershëm George W. Bush t’i shpallë luftë terrorizmit dhe të pushtojë Afganistanin.
Forcat e koalicionit të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara rrezuan talebanët nga pushteti në Afganistan, por konflikti ende po vazhdon duke u shndërruar në luftën më të gjatë amerikane. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe talebanët kanë zhvilluar kohët e fundit bisedime për paqen, por derisa hollësitë e një marrëveshjeje të mundshme po bëheshin publike, presidenti Donald Trump anuloi takimet e planifikuara me talebanët dhe zyrtarë afganë, për shkak të sulmeve të vazhdueshme të talebanëve në Kabul.
Shtetet e Bashkuara këkruan udhëheqësin e al-Qaidas Osama bin Laden për vite me ardhë pas sulmeve dhe në maj të vitit 2001 forcat amerikane bastisën një kompleks në Abbottabod të Pakistanit ku e vranë atë.
A jeni duke kërkuar për kredi shumë origjinale me një normë interesi të favorshme prej 2%, bazuar në kushte të favorshme të kredisë?
Keni nevojë për një kredi për të shlyer borxhin tuaj ose për të paguar faturat tuaja? A jeni refuzuar gjatë gjithë kohës me bankat dhe institucionet e tjera financiare, thjesht sepse keni një vlerësim të ulët kredie? Keni nevojë për hua ose financim për ndonjë arsye, siç janë:
* Huatë
* Kredi për pasuri të paluajtshme
* Kredi afariste
* Kredi hipotekare
* Kredi për shtëpi
* Kredi për konsolidimin e borxhit
* Kredi personale
Kënaqësia e klientit është qëllimi ynë kur të regjistroheni me ne, duke aplikuar në një kompani të besueshme që kujdeset për nevojat tuaja të financimit. Ne do të kujdesemi për ju gjatë gjithë procesit Na dërgoni me email në: MONIKAKOSCAK2@GMAIL.COM