Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e bëri më inkurajuese punën e misionerëve Amerikanë për të ndihmuar në terren Shqiptarët me edukim e ndihmë mjekësore. Mundësia e madhe që kishte bordi Amerikan në Shqipëri ishte një çështje për tu falenderuar, sepse disa hapa ishin marrë ta realizonin misionin.
Në takimin vjetor të bordit Amerikan më 27 Tetor 1913 Ellen M. Stone u lut që bordi të marrë në konsideratë Shqipërinë në emër të Krishtit. Duke mësuar se komiteti Prudential kishte autorizuar mbledhjen e gjashtëdhjetë e pesë mijë dollarëve për të mbështetur punën në Shqipëri ajo me një zë të dridhur tha:
“Kjo ishte pikërisht shuma që ju paguat për lirimin tim kur unë isha kapur nga kaçakët. (Stone u mor peng nga kaçakët Bullgarë më 1901.)
Ju paguat 65 mijë dollarë për të shpëtuar një grua Amerikane. Nuk do të bëni ju më shumë për të shpëtuar një komb ?”
Pas fjalës së misionarit të Shqipërisë Charles Telford Erickson, i përndjekur nga Shqipëria prej ushtrisë Serbe, një misionar nga Dakota e Veriut u zotua se do të kryesojë një lëvizje për të mbledhur 10 mijë dollarë të ndërtonin një spital Kristian në Shqipëri.
Pas këtij takimi ju nis një telegram qeverisë së Shqipërisë në Vlorë:
“Qemal Bej, President, Vlorë.
Bordi Amerikan i misioneve i mbledhur në takimin vjetor shprehu simpati të thellë për Shqipërinë. Dërgoftë zoti sa më shpejt paqe, përparim dhe fitoren e të drejtave kombëtare. Një spital modern u premtua për Shqipërinë.”
Misionarët morën këtë përgjigje:
“Bordi Amerikan i misioneve, Boston. Faleminderit për njoftimin.
Ju lutem tu paraqesni mirënjohjen e popullit Shqiptar dhe të qeverisë bordit Amerikan për përkrahjen e shkuar e të ardhme.
Ismail Qemali, president i qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë.”
The Missionary Review of World, v.1914
Mission Studies, vol.7,
Augustana Journal
Lawrence Daily, 28 Tetor 1913
Komentet