Presidenca e Donald Trump do të mbahet mend në histori si një (mandat) konflikti dhe kaosi. Demonstratat masive në qytete të shumta pas vrasjes nga ana e policisë së një personi me ngjyrë të paarmatosur në Minneapolis janë përshkallëzuar nga thellimi i krizës ekonomike dhe rritja e raportit të vdekjeve nga pandemia.
Me Trump-in e dëshpëruar për t’i dhënë fund protestave dhe për t’u rizgjedhur në nëntor, ka të ngjarë që, gjatë verës, situata të përkeqësohet.
Demonstratat kundër dhunës së pajustifikuar të policisë janë përhapur në të gjithë vendin. Edhe pse të nxitur nga zemërimi dhe zhgënjimi, protestat kanë qenë kryesisht paqësore. Sidoqoftë, në shumë qytete protestat u morën në dorë nga radikalët që synonin të digjnin makina dhe të dëmtonin prona (private). Të dy palët, si ultra- të djathtët ashtu edhe radikalët e majtë kanë marrë zemër, duke e parë presidentin ose si mirëbërësin e tyre kryesor ose si armikun e tyre parësor.
Disa prej këshilltarëve të tij, i kanë kërkuar Trump-it që të shmangë krizën dhe ta bashkojë kombin nëpërmjet një fjalimi zyrtar duke bërë apel për qetësi. Të tjerët po e bindin atë se ai duhet të ngrejë më fort zërin kundër çdo proteste dhe plaçkitje ose do të rrezikojë të humbasë votuesit e moderuar në zgjedhjet presidenciale.
Trump vazhdon të jetë një figurë polarizuese dhe përçarëse dhe jo një (figurë) paqësuese ose unifikuese dhe retorika e tij, ndonjëherë, e dhunshme i ka hedhur zjarrit benzinë.
Përveç qytetarëve të zakonshëm, çdo tubim tërheq një shumëllojshmëri militantësh, qoftë nga e majta radikale, përgjithësisht e njohur si “antifa” (antifashistët), ose provokatorë të së djathtës radikale.
Disa grupe, si përshembull lëvizja “Boogalloo,” janë të vështirë të përkufizohen ideologjikisht dhe kryesisht kërkojnë të sulmojnë policinë dhe të krijojnë trazira në emër të lirisë individuale. Të tjerët kanë qëllime më specifike, qofshin këto rrëzimi i kapitalizmit (për të majtën radikale), fillimi i një lufte mes racave (për të djathtën radikale), ose thjesht vjedhja.
Numri i njerëzve që janë tërhequr brenda këtyre grupeve është vështirë për t’u përllogaritur, pasi shumica e aktiviteteve të tyre zhvillohen në mënyrë anonime online. Ata nuk kanë një udhëheqje të qartë ose një strukturë hierarkike, por përbëhen nga mbledhja e disa grupimeve autonome lokale.
Ato kanë filluar të tërhiqen nga një gamë gjithnjë e më e gjerë shkaqesh, përfshi (e drejta) për të pasur armë, (ideologjia e) mbijetesës si anti-qeveri, të drejtat e njerëzve me ngjyrë, supremacizmi i të bardhëve, ose militantizmi anti-Trump.
Trump ka kërcënuar se “antifa” do të shpallet organizatë terroriste, por nuk përmendi dot grupet e dhunshme të djathta që kërkojnë një Luftë të dytë Civile. Reagimi i Trump, izolimi nga pandemia dhe papunësia në rritje në mes të rënies ekonomike kanë shërbyer për të bërë që të rinjtë të rekrutohen nga një sërë lëvizjesh militante.
Demonstratat e shkaktuara nga vrasja në Minneapolis i kanë ofruar atyre një “skenë” të vlefshme për të aktruar fantazitë e veta. Dhuna është rrallëherë spontane dhe disa grupe janë të mirë-organizuara për akte sulmi. Sulmet ndaj policisë, djegia e makinave, shkatërrimi i pronës dhe plaçkitja e dyqaneve me pakicë duket se janë pjesë e një plani të paramenduar nga agjituesit militantë.
Në mes të një periudhe zgjedhjesh, tubimet masive mund të kthehen në manifestime të drejtpërdrejta anti-Trump. Presidenti ka kërcënuar të përdorë ushtrinë kundër protestuesve civilë, por udhëheqësit ushtarakë po i rezistojnë çfarëdo përfshirjeje në zbatimin e ligjit të brendshëm, teksa ish -Sekretari për Mbrojtjes James Mattis ka dënuar qëllimet e presidentit.
Një mundësi edhe më e rrezikshme do të ishte që Trump të inkurajonte përkrahësit e vet militantë për të organizuar mitingje rivale, çfarë mund të rezultojë në përleshje me demonstruesit anti-Trump.
Në mes të një kaosi në rritje, pandemia vazhdon të përhapet egërsisht me mbi 110,000 amerikanë të vdekur dhe pothuajse dy milion të infektuar. Megjithëse ekonomia ngadalë po del nga bllokimi, demonstratat publike, dëshira e njerëzve që të mblidhen për argëtim jashtë, si dhe eventet në ambientet e mbyllura gjatë muajve të verës mund të shkaktojnë një valë të re infeksionesh.
Parashikimet për ekonominë gjithashtu mbeten të zymta. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2020 parashikohet të bie me mbi 5%. Papunësia ka arritur në gati 20% të fuqisë punëtore, me 40 milion amerikanë që kanë humbur punën në tre muajt e fundit. Shifra të tilla nuk janë parë që nga Depresioni i Madh i viteve ’30. Përkundër fjalëve optimiste të Trump që synon të rifitojë zgjedhjet, rimëkëmbja ekonomike do të mbetet e ngadaltë dhe e varur nga marrja nën kontroll e pandemisë.
Amerika e Trump i ngjan gjithnjë e më shumë asaj të viteve 1960. Trazirat dhe protestat përfshinë vendin dhe udhëheqja nuk qe në gjendje të gjente një rrugëdalje nga kriza. Asokohek ishte një kandidat republikan, Richard Nixon, i cili u zotua të rivendoste rendin dhe ligjin dhe të përpiqej të bashkonte mes ndarjeve shoqërore. Këtë herë, një republikan po e humbet vendin dhe kandidati demokrat po pret në krah për t’u përpjekur për të bashkuar Amerikën dhe për të lehtësuar krizën.

Dita, Albania
AMERICA IN CHAOS
Janusz Bugajski
Donald Trump’s presidency will be remembered in history as one of conflict and chaos. The mass demonstrations in several cities following the police killing of an unarmed black man in Minneapolis have been aggravated by the deepening economic crisis and the soaring pandemic death rate. With Trump desperate to end the protests to win re-election in November conditions are likely to deteriorate over the summer.
Demonstrations against unjustified police violence have spread throughout the country. Although driven by anger and frustration, the protests have been largely peaceful. However, in several cities the protests were hijacked by radicals intent on burning cars and damaging property. Both ultra-rightists and ultra-leftists have become more brazen, viewing the President either as their chief benefactor or their primary enemy.
Some Trump advisors have urged him to defuse the crisis and bring the nation together through a formal address appealing for calm. Others are convincing him that he must speak out more strongly against any rioting and looting or risk losing moderate voters in the presidential elections. Trump continues to be a polarizing and divisive figure and not a pacifier or unifier and his sometimes violent rhetoric has added fuel to the flames.
In addition to ordinary citizens, each rally attracts an assortment of militants, whether from the radical left collectively known as “antifa” (anti-fascists) or provocateurs from the radical right. Some groups such as the “Boogalloo” movement, are difficult to define ideologically and primarily seek to attack the police and create havoc in the name of individual liberty. Others have more specific motives, whether to overthrow capitalism (on the radical left), start a race war (on the radical right), or simply to steal.
The number of people attracted to these groups is difficult to gauge, as most of their activities are conducted anonymously on line. They do not possess clear leadership or a top-down structure but consist of a collection of autonomous local cells. They are increasingly attracted to a broad assortment of causes, including gun ownership, anti-government survivalism, black rights, white supremacism, or militant anti-Trumpism.
Trump has threatened that “antifa” will be designated as a terrorist organization, but failed to mention the violent rightist groups seeking a second Civil War. Trump’s reaction, the pandemic lockdown, and rising unemployment in the midst of economic decline have all served to recruit young people into an assortment of militant movements. The demonstrations sparked by the Minneapolis murder have given them a valuable stage to act out their fantasies. Violence is rarely spontaneous and several groups are well organized for offensive actions. The attacks on police, the burning of cars, the destruction of property, and the looting of retail stores, appear to be part of a preconceived plan by militant agitators.
In the midst of an election season the mass rallies could become outright anti-Trump manifestations. The President has threatened to use the regular army against civilian protestors, but military leaders are resisting any involvement in domestic law enforcement with former Secretary of Defense James Mattis condemning the President’s intentions. An even more dangerous option would be for Trump to encourage his own militant supporters to stage rival rallies that could result in clashes with anti-Trump demonstrators.
In the midst of the expanding chaos, the pandemic continues to rage with over 110,000 Americans dead and almost two million infected. Although the economy is slowly emerging from lockdown, public demonstrations and people’s desire to gather again for outdoor entertainment and indoor events during the summer months could precipitate a new wave of infections.
The economic forecasts also remain grim. Gross Domestic Product (GDP) is projected to contract by over 5% in 2020. Unemployment stands at over 13% of the workforce, with 40 million Americans having lost their jobs in the past three months. Such figures have not been seen since the Great Depression of the 1930s. Despite Trump’s optimistic talk aimed at winning re-election, economic recovery will remain slow and dependent on containing the pandemic.
Trump’s America increasingly resembles the 1960s. Riots and protests engulfed the country and the leadership was unable to find a way out of crisis. At that time it was a Republican candidate, Richard Nixon, who pledged to restore law and order and try to bridge social divisions. On this occasion, a Republican is losing the country and the Democratic candidate is waiting in the wings to try and unite America and ease the crisis.
Komentet