*** Ata që me qëllim apo nga injoranca, i ngatërrojnë këto dy koncepte, vërtet jetojnë jashtë realitetit dhe të së vërtetës, nuk ia duan të mirën as vetëvetës, as Amerikës, as Kosovës së pavarur, as shqiptarëve në Kosovë, e as kombit shqiptar, në tërësi!
*** Gjtihashtu, ata që me “shkencën” e tyre po e helmojnë opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar se gjoja, “shqiptarët e Kosovës nuk janë komb, por do të bëhen komb”, ashtu siç ka pohuar Nexhmedin Spahiu, nuk kanë të drejtë morale, e as ligjore, që të ligjërojnë para studentëve shqiptarë qoftë në Kosovë, qoftë në trevat e tjera të Shqipërisë Etnike, sepse për pseudoshkencë vetëmohuese dhe regresive , nuk kanë nevojë as studentët, as fakultetet, as kolegjet, as Kosova e as Shqipëria.
(1) Falisifikimi i parë kuazishkencor
– Nexhmedin Spahiu: “ Shqiptarët e Kosovës janë akoma komunitet. Nuk janë komb, por do të bëhen komb.”(Shih:”Koha Ditore”/6/01/2006).
– E pabesueshme, e pashpjegueshme dhe e papranueshme kjo propagandë antishqiptare , si është e mundur që një shqiptar i arsimuar me gradë shkencore (prof.dr.), të ketë shkruar dhe pohuar para botës se “shqiptarët e Kosovës nuk janë komb”?! – O tempora o mores! “Vakti e ha kashtën”, thotë një fjalë e urtë popullore shqipe! -Ja, “ ky është kulmi i shkencës së vërtetë” mbi shqiptarët e Kosovës?!
Nga një konstatim i tillë i paqëndrueshëm dhe absurd, krejt antietik, antiprofesional dhe antikombëtar shqiptar, imponohen këto pyetje të pashmangshme:
1. – Si është e mundur që kësi “shkenctarësh deficitarë” me përrallat e tyre propagandistike të politikës ditore (që drejtpërdrejt po çojnë ujë në buti të mullirit serbomadh dhe të armiqve të tjerë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike), të “manovrojnë” nëpër masmediat e ndryshme komerciale të “pavarme”, si dhe të ligjërojnë në nga dy-tri e katër univeristete të Kosovës, të Shqipërisë, të Tetovës, madje edhe jashtë kufijve të Shqipërisë Etnike, në Evropë etj., në mëynrë që t’i shesin “idetë shkencore” të tyre?!
2.- Po, çfarë i duhen Kosovës, Tetovës, Tiranës, Ballkanit, Evropës dhe Amerikës, kësi farë “shkencëtarësh”, kur ende nuk kanë mësuar abc-në e historisë kombëtare shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike?
3.- Po çfarë i duhet Kosovës ky format “shkencëtarësh” kur në sy të gjithë botës, e lakojnë dhe e shpërfytyrojnë të vërtetën mbi shqiptarët e Kosovës, duke i quajtur “komunitet” dhe “jokomb”?!
4.- Atëherë, çka do të thonë dhe, çka do të shkruajnë të tjerët për shqiptarët dhe për Kosovën e Shqipërisë Etnike, kur ne, me gojën dhe me “lapsin tonë të mprehtë” pohojmë dhe shkruajmë kundër vetëvetës?
Kështu, në këtë frymë të errësirës mesjetare serbosllave, amorale, antikombëtare dhe antishkencore, pohon edhe historiografia, politika, diplomacia dhe propaganda e zezë falsifikatore e shtetit dhe e Kishës Ortodokse Serbe sipas së cilave, shqiptarët në Kosovë, “nuk janë komb, por gjithmonë kanë qenë “komunitet fisnor primitiv” dhe “minoritet emigrant”, e jo kurrfarë pjese e natyrshme e kombit shqiptar.
Mirëpo, kjo është një e pavërtetë e madhe. Kjo është një hipokrizi, një injorancë, një fallsitet, një provokim, një gënjeshtër, një mashtrim dhe një spekulim sui generis, që shtrembëron dhe mohon identitetin kombëtar të shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike.
Ky konstatim i diletant i Nexhmedin Spahiut , i influencuar nga pseudoshkenca dhe nga politika e propaganda serbomadhe e Beogradit, se kinëse “ shqiptarët e Kosovës akoma janë komunitet, e jo komb” , me të vërtetë meriton përgjigjeje akademike si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, sepse shqiptarët e Kosovës, si dhe të të gjitha hapësirave të Shqipërisë Etnike, janë komb shqiptar që nga shekulli XIX. Kështu që, nuk ekziston asnjë arsye, që shqiptarët e Kosovës e as të pjesëve të tjera të Shqipërisë Etnike, të parashtrojnë kurrfarë kërkese në “sportelin” e Nexhmedin Spahiut, që një ditë, të “bëhen komb” sipas parullës ideologjiko-politike, propagandistike, komuniste dhe kozmopolite të tij: “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni” në “kombin kosovar”, ashtu sikurse dikur në “kombin jugosllav”: shqiptarë, serbë, kroatë, sllovenë, maqedonë, humgarezë, turq, boshnjakë, malazezë, romë, hashkalinj, goranë, egjiptianë etj.!!!
(2) Falsifikimi i dytë kuazishkencor
– Nexhmedin Spahiu: “Nuk mund të krijosh shtet pa u formësuar si komb…”(“Koha Ditore”, Prishtinë, 6.1.2006).
Sipas këtsaj teze diletante dhe të papranueshme shkencërisht, del se “shteti po e krijojka kombin”, e jo anasjelltazi “kombi shtetin”. Një përkufizim i këtillë sakat në kuptimin shkencor, nuk figuron në asnjë teori mbi formimin e “kombit” qoftë në Lindje, qoftë në Perëndim.
Fundja, këtë teori të gabuar dhe iracionale antishkencore, e përtrollisi edhe krjimi dhe njohja e shtetit të pavarur të Kosovës(17 shkurt 2008), para se të formësohej “kombi kosovar” i Nexhmedin Spahiut! Çfarë tash, si do t’i përgjigjet tezës së tij dështuese se “pa formësimin e kombit, nuk mund të krijohet shteti”?!
Sipas kësaj teze të Nexhmedin Spahiut (të shkruar dhe të publikuar në vitin 2006, domethënë dy vite, para se Kosova të bëhej shtet i pavarur dhe sovran), do të thotë se Kosova nuk mund të bëhet shtet, para se shtetasit e saj ( shqiptarët, serbët, turqit, malazezët, romët, hashkalinjtë, boshnjakët, egjiptianët, koratët, goranët etj.), të formonin një komb të ri më vete, do të thotë “kombin kosovar”!!!
Sipas Nexhmedin Spahiut, ja, ky është “ definicioni i saktë për kombin, që nuk guxon me qenë as i ngushtë as i gjerë.” (Po aty, “Koha Ditore”, Prishtinë, 6.1.2006).!!!
Mirëpo, si u bë që më 17 shkurt 2008, Amerika së bashku me 22 shtete anëtare të Bashkimit Evropian (Gjermnaia, Franca, Britania e Madhe, Italia, Holanda, Belgjika…etj.), pa e konsultuar fare “definicionin e skatë” mbi “kombin” të Nexhmedin Spahiut, e krijuan shtetin e pavarur të Kosovës?
Athua, mos vallë, shkenca dhe politika amerikane dhe evropiane perëndimore, “nuk e paskanë ditur” se në çfarë kushtesh dhe rrethansh historike, politike dhe shoqërore, krijohet një komb apo një shtet?
Në rastin konkret, Amerika dhe BE-ja në mënyrën më të argumentuar, hodhën poshtë “matematikën elementare” të përkufizimit të “kombit kosovar” të Nexhmedin Spahiut, duke e njohur shtetin e Kosovës, para se “shqiptarët e Kosovës, të bëheshin komb” sipas formulës së tij spekuluese dhe provokuese antishqiptare dhe antishkencore. Sa e “dokumentuar shkencërisht” dhe, sa “jetëgjatë” u tregua praktikisht kjo tezë përkufizuese e nocionit “komb” e Nexhmedin Spahiut, këtë më së miri e provoi njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e aleatëve të saj evroperëndimorë.
Pse Amerika e ndihmoi popullin shqiptar dhe luftën e UÇK-së?
Sepse shqiptarët me në krye UÇK-në nuk luftuan për formimin e asnjë kombi, por për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.
Kjo është arsyeja kryesore pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-ja dhe BE-ja, e ndihmuan luftën për liri dhe për pavarësi të popullit shqiptar të Kosovës me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në krye.
Ndryshe, sikur shqiptarët së bashku me UÇK-në, të kishin luftuar për formimin e “kombit kosovar” të Nexhmedin Spahiut, sigurisht se, as Amerika, as NATO-ja e as BE-ja nuk do t’i kishin ndihmuar, në asnjë formë, duke pasur parasysh faktin se kombi nuk formohet përmes një beteje apo përmes një lufte, pavarësisht nga synimi, objektivi dhe nga kohëzgjatja e tyre, sepse dihet që formimi i një kombi, është një process i gjatë historiko-shoqëror.
Fundja, deri më sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, askund në botë, nuk kanë krijuar ndonjë komb, por kanë ndihmuar krijimin e ndonjë shteti, ashtu sikurse që e ndihmuan dhe e krijuan shtetin e pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).
Pra, Amerika me aleatët e saj evroperëndimorë (NATO dhe BE) e formoi “The Kosovar Nation”, që do të thotë “Shtetin Kosovar”, jo kurrfarë “kombi kosovar”! ( Karen A Mingst, 2004: 103: The state and the nation don’t coincide).
Komentet