Një muaj më parë, në Minneapolis për përvjetorin e vrasjes së George Floyd-it, tregova për një qytet dikur dinamik e të gjallë, ende lëmuq nga ajo dramë por edhe nga shkatërrimet e natës që pasuan protestat e ditës: qindra dyqane dhe ndërtesa të tjera të bastisura ose të ndezura nga flakët. Një metropol ende i pezulluar në një atmosferë sureale mes përkujtimit të zhvilluar në prani të pak veprimtarëve – asnjë manifestim mase – dhe një policie, që e vënë nën padi, ndërhyn gjithënjë e më pak, duke i lënë hapësirë një kriminaliteti përsëri në shtim të fuqishëm dhe shmang dukjen në rrugët që kanë parë Floydin të mbytur nga polici Derek Chauvin, tashmë i dënuar për vrasje.
Minneapolis nuk është një rast i veçuar: nga Çikago në Cliveland, në vetë New Yorkun vrasje e vjedhje janë në rritje gjithkund n’Amerikë (+ 30 % më shumë se viti i shkuar të vdekurit nga armë zjarri, ndërsa kjo pjesë e parë e vitit 2021 shënon një tjetër + 24 %). Ai, që nga dhjetori, paralajmëronte demokratët që mos marrja seriozisht e piskamës kriminalitet, rrezikonte humbjen e zgjedhjeve t’ardhëshme, detyrohej të heshtëte nga një argument i fortë (padia se përdorte të njëjtën retorikë alarmiste të Trump-it) dhe një tjetër i butë (një valë kriminale që kushtëzohet nga tensione e shqetësime të lockdown, të paracaktuara të sfryheshin me fundin e piskamës koronavirus. Tashmë Amerika del nga pandemia por krimineli nuk tërhiqet dhe vota e përparimtarit New York që vlerëson, qoftë edhe përkohësisht kandidatin demokratik law and order Erik Adams vërteton atë që kanë zbuluar hulumtimet: gjindja, edhe majtas, i trembet më shumë dhunës se sa vështirësive ekonomike mbas virusit. Biden-i vrapon t’i gjejë ilaçin, duke lajmëruar një sërë masash që kanë të bëjnë më shumë me përhapjen e armëve dhe rindreqjen shoqërore të ish të dënuarvet, ndërsa tema qëndrore është qëndrimi që duhet të mbahet kundrejt policive. Sot shumë komentues të së majtës zbulojnë se demokratët rrezikojnë të humbasin zgjedhjet mbi këtë temë. Më i hapuri është Tom Friedman që tek New York Times firmos një kryeartikull me titull: “A doni rizgjedhjen e Trump-it? Shkrehni policinë”. Biden-i nuk ka ndërmënd t’a dobësojë, por duhet të përballohet me të majtën e partisë së tij që ka ide të kundërta e që është në shtegun e luftës për marrëveshjen mbi infrastrukturat të miratuar me republikanët.
“Corriere della Sera”, 25 qershor 2021 Përktheu Eugjen Merlika