Në foto: Filloreta Kodra
Ambasadorja e LSI në OKB Gjenevë ka cënuar financat publike (fondet e MPJ), me 180 milionë lekë, që kanë shkuar në favor të punonjëses tjetër nga LSI në këtë Mision, Dorina Xhixho.
Dorina Xhixho për më shumë se tre vjet tashmë është shtetase Zviceriane. Me marrjen e nënshtetësisë iu pezullua akreditimi si diplomate nga shteti zvicerian. Swiss Mission (MPJ-ja Zviceriane dmth) i hoqi akreditimin si diplomate, i mori Kartën e Legjitimitetit të Diplomatit, i mori targat CD të diplomatit nga makina e saj private dhe të gjitha imunitetet dhe privilegjet që gëzonte deri në atë moment, si dhe për këto, Swiss Mission ka bërë me dije ambasadoren Kodra në formë shkresore.
Ambasadorja Kodra, menjëherë duhet të kishte bërë me dije MPJ në Tiranë, që Dorina Xhixhos t’i ndërpritej mandati i diplomates, pasi si nënshtetase Zviceriane nuk mund të ishte më pjesë e trupit diplomatik, në pozicionin e Sekretares së Dytë në Misionin e Shqipërisë në Gjenevë, pavarësisht karakterit shumëpalësh të diplomacisë në OKB. Kështu pra për shtetin zvicerian Dorina Xhixho humbi cilësinë e diplomates. Për rrjedhojë MPJ duhet të kryente procedurat për largimin e saj.
Ambasadorja me koshiencë, jo thjesht ka mbyllur sytë, por e ka fshehur faktin nga MPJ, sepse në të kundërt MPJ do ta kishte larguar, dua të besoj.
…
Për kujtesë:
Dorina Xhixho është bija e drejtorit të AKEP, emëruar nga LSI, Piro Xhixho dhe motra e zv.ministres së Integrimit Europian, emëruar nga LSI, Erisa Xhixho.
Kjo kujtesë është që të mësojmë të gjithë nga “solidariteti” i lsi-stëve në mbështetje të njëri-tjetrit kur e lyp interesi dhe sesi familjet e LSI i imponohen për paligjshmëri edhe aleatit PS.
…
Kështu pra, ka më shumë se tre vjet që ambasadorja i firmos fondin e shpenzimeve Dorina Xhixhos (qira banese, drita, ujë, gaz, telefon) dhe e mban dhe trajton si të jetë diplomate, teksa nuk është e akredituar në shtetin zvicerian. SHKELJE FLAGRANTE.
Jo vetëm kaq, ambasadorja gjatë këtyre kohëve i ka kërkuar disa herë MPJ-së që t’i ngrejë gradën e diplomatit Dorina Xhixhos, por ministria dhe ministri, nuk janë përgjigjur negativisht. Jo! Thjesht e kanë injoruar pa përgjigje.
😉
…
Kush do ia kthejë tani financave të shtetit shqiptar këtë dëm të barasvlefshëm me pagën vjetore të 30 arsimtarëve në moshë me Xhixhon…?
Filloreta Kodra apo Dorina Xhixho…? Ambasadorja apo vartësja përfituese e dëmit…?
Apo do të paguajnë të dyja së bashku, plus gjoba dhe penalitete që shoqërojnë kthimin e dëmit…? (Këto gjobat sugjeroj të shkojnë për ndonjë bamirësi të paktën.)
…
Një tjetër çështje kjo për Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme.
Ben Ben Blushi Islami Kastriot Namik Dokle Aldo Bumçi dhe të tjerëve për dijeni…
p.s.: Nuk e di nëse Dorina Xhixho e ka nënshtetësinë shqiptare apo ka bërë kërkesë për heqjen e saj…?
Komentet