Voal – Diplomatë dhe studiues të njohur morën sot pjesë në simpoziumin Shqipëria 25 vjet pas komunizmit, ringritja e shtetit dhe e shoqërisë shqiptare, të organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.
Ambasadorja e Be-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, në fjalën e saj tha se tranzicioni nuk ishte aspak i lehtë.Europa ende nuk ka arrdhur në Shqipëri, tha zonja Ambasadore.
Zonja Vlahutin nënvizoi se hapja e dosjeve duhet të ishte bërë më parë. “Puna për reformat që kemi për para është shumë angazhuese. Pas 25 vitesh ka ardhur koha që të përballemi me sfidat. Deri më sot në Shqipëri dosjet nuk janë hapur. Miratimi i ligjit për dosjet, prioritet do t’i jepet drejtësisë”, u shpreh Vlahutin .
“Liria ishte forma e parë e përgjegjësisë për veten dhe shoqërinë. Për të ndërtuar shoqërinë dhe me shikimin nga e ardhmja ju duhet të ndahen nga e kaluara. Regjimi komunist vrau rreth 7 mijë kundërshtarë politikë, afro 6 mijë të tjerë janë zhdukur dhe nuk kanë varre, diktatura burgosi dhe internoi dhjetëra mijëra të tjerë dhe mijëra dosje të shërbimit sekret janë ende të mbyllura” – tha zonja Vlahutin.
Komentet