Voal – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu ka nisur në orën 15:30 bashkëbisedimin online me qytetarët shqiptarë dhe nisi t’iu përgjigjej pyetjeve të tyre në lidhje me korrupsionin dhe mënyrat për ta luftuar këtë fenomen negativ.
Pyetjet e qytetarëve dhe bashkëbisedimi me ambasadorin u zhvilluan në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook.
Ja pyetje-përgjigjet e Ambasadorit Doland Lu me qytetarët:
Ard Gr Zoti Ambasadador amerika ka sjelle demokracine ne shume vende te botes perse ketu ne Shqiperi amerika eshte indiferente per korrupsionin e larte nga vete deputetet e shqiperise dhe ju heshtni dhe populli shqiptare vuan nga skamja dhe varferia a eshte kjo demokracia qe ne shqiptaret kemi kerkuar faleminderit dhe prese pergjigje me respekt Ardian Elezi Gramsh Shqiperi.
Ardian: Shtetet e Bashkuara sigurisht promovojnë demokracinë duke zhvilluar OJQ-të, partitë politike dhe mediat. Ne gjithashtu inkurajojmë vendet për t’u marrë seriozisht me korrupsionin e nivelit të lartë. Në Shqipëri, ne kemi punuar me të dyja palët, qeverinë dhe opozitën për të hequr anëtarët e parlamentit dhe kandidatët për kryetarë të komunave apo bashkive me rekorde në arrestime dhe dënime penale. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit do të rezultojë në largimin e shumë prej këtyre politikanëve me precedentë penalë.
Ardenal Ferhati: I nderuar Ambasador ju po flisni me emra konkret dhe po konstatoni realitetin e hidhur Shqiptar, por pyetja ime eshte se si mund te shkojm nga konstetimi te veprimi ? Sepse tiu kerkosh te korruptuarve te denojne veten e vet eshte problem i madh kush do jete ajo formul magjike qe ti japi goditjen e forte qe ta rrezoj kete struktur kriminale qe egziston ne Shqiperi !!
Ardenal, pyetje shume e mire. Ndryshimi i Shqipërinë do të fillojë me ligje te reja – për dekriminalizimin, Zyren Kombëtare te Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.
Hamit Shehu Faleminderit Z. Ambasador!Korrupsioni eshte rrjedhoje e mungeses se demokracise. C’ mund te beje aleati yne i madh per te na ndihmuar per vendosjen e demokracise se vertete ne Shqiperi? Vecanerisht problematike eshte demokratizimi i partive politike si baza e demokracise se nje vendi.
Hamit, unë pajtohem me ju se partive politike u duhet reformë për t’i bërë ato më demokratike. Udhëheqësi e partive sot mund të marrin të gjitha vendimet pa konsultim apo zgjedhje. Unë shpresoj se reforma zgjedhore mund t’i adresojë këto çështje. Ndoshta duke folur në lidhje me këtë çështje publikisht, ju mund të ndihmoni.
Gazmir Gjoni Pershendetje Z. Ambasador Lu! Ju pergezoj pa mas per fjalimet pa dorashka dhe perplasjen ne fytyre te realitetit qe Ju i beni politikes dhe politikaneve shqiptar. Ne lidhje me korrupsionin une mendoj se nje nga menyrat per ta luftuar ate eshte rritja e rrogave per te gjitha ato pozicione qe jane me shume te ekspozuar ndaj korrupsionit. Pyetja ime konsiston: A mendoni se me keto politikane qe kemi ne, do arrjim ta luftojme korrupsionin dhe te anetaresohemi ne BE ne 5 vitet e ardhshme apo jo? Faleminderit!
Gazmir: Kjo është një pyetje e mirë. Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtarë të BE-së kështu që unë nuk e di se sa e mundshme është që Shqipëria do të futet në BE së shpejti. Ajo që unë di është se BE-ja është serioze në lidhje me kërkesat që Shqipëria të bëjë progres kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën gjyqësore përpara fillimit të negociatave. Dhe po, ju keni të drejtë se pagesa me rroga te arsyeshme është një pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit.
Hamdi Shehu: Mire zotnia do pergjigjet po korrupsjonin kush do ta luftoj ne kte vend?
Hamdi: Ti do ta luftosh! Dhe tre milionë qytetarët e tjerë shqiptarë. Kjo nuk është një luftë për të huajt apo politikanët. Kjo duhet të jetë një luftë e qytetarëve të rregullt.
Xhev Halili Z. Ambasador përshëndetje! Edhe 15 vite dhe të dy periudhat ajo komuniste dhe e demokracisë hibride barazohen. Sigurisht periudhat nuk mund të krahasohen për avantazhet dhe disavantazhet me njëra-tjetrën por desha të di a kanë konkurrentë politikanët tanë diku në vende të tjera lidhur me mënyrën se si bëjnë korrupsion? A do të ishte e mirë një levizje e shoqërisë civile ajo që mund të merej me publikimet e pronave të politikanëve, gjyqëtarëve dhe prokurorëve në vend tëpëfituara prej korrupsionit?
Xhev, faleminderit për sygjerimin tuaj. Është normale në shumë demokraci, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, që pasuritë e ministrave dhe parlamentarëve të bëhen publike çdo vit. Ne e kemi sygjeruar këtë si një nga mënyrat më të rëndësishme me anë të së cilës partitë politike dhe politikanët mund të përmirësojnë transparencën në Shqipëri.
Shpetim Dervishi Pershendetje Z .Lu. Ne Shqiptaret nuk duam korrupsion. Por jemi te detyruar te paguajme, I tille eshte sistemi qe ka ngritur politika hajdute per 25 vite ne Shqiperi. Korrupsioni te ne eshte si ajzbergu qe i duket vetem pjese siper. Por problemi eshte me i madh nga sa e mendojme ne. Pyetja ime eshte. A mund ta shkulin pemën e korrupsionit ata qe e mbollen. Kjo pemë per ta sjell pushtet fuqi pasuri ne kurriz te shqipetareve te ndershem.
Shpetim: Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëz normalë. Njerëz normalë që votojnë. Njerëz normalë që punojnë në biznes, në qeveri apo në shkolla. Njerëz normalë që punojnë në OJQ-ë, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën anti-korrupsion.
Lazër Koçeku Z,Ambasador LU! ju pergezoj per mesimin e gjuhes shqipe, ne lidhje me luften kunder korrupsioni: a mendoni se duhet nje sistem i integruar Dixhital ne te gjitha institucionet qe tu vihet ne sherbim qytetareve per te ulur nivelin e korrupsionit ne shqiperi? Zoti ju Bekofte JU dhe SHBA-ne
Lazer, sygjerimi juaj është i shkëlqyer. Jam dakord me ju, qasja online ndaj informacionit dhe shërbimeve është një nga mënyrat më të mira për të luftuar korrupsionin në nivelin kur qytetarët e zakonshëm kërkojnë shërbime zyrtare. Ekziston një nismë, e mbështetur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Ministria shqiptare për Teknologjinë dhe Inovacionin, e cila quhet Open Government Partnership (Partneritet i Qeverisjes së Hapur) dhe që përpiqet të përhapë këtë teknologji midis qeverisë kombëtare dhe vendore.
Flori Myftari Zoti Ambasador në shtetet në gjendje luftë shpesh shpërnguljet janë shumë të mëdha. Shqipëria nuk është në luftë mirëpo të larguarit janë kaq shumë njësoj si në luftë Çfarë mendimi keni për këtë fenomen. Dhe e dyta nëse ju keni informacione të klasifikuara dhe unë besoj se keni për politikanë gjykatës apo biznesmen me ndikim të cilët kanë vjedhur apo vrarë për tu pasuruar a do t’i publikoni ato në ndër të shqiptarëve pas bërjes së reformës në drejtësi?
Përshëndetje Flori, pyetje e mirë. Unë e di se shqiptarët janë të zgjuar. Unë jam i sigurt se ata mund të kuptojnë se cilët janë zyrtarët e korruptuar dhe kriminalë. Ata janë ato ose ata që nuk e bëjnë punën e tyre. Ata nuk e mbështesin reformën dhe ata nuk kanë arritur asgjë në pozicionet e tyre. Ata janë ata ose ato te cilët kalojnë gjithë kohën e tyre duke vjedhur paratë tuaja.
Redin Hafizi Mr. Ambassador. I hope in this case you are thinking to go very deep in the problem. My question is if you think will be possible in Albania to take out the law books the system “Check and Balances” and make it practicable in the Albanian system of government? I think that will be a long term solution for Albania. How can we do that possible mr. Ambasador? I live in USA and I also pay taxes, but I never have any problem if my tax money go to fight corruption and terrorism by building stronger democratic societies and strong and fair governments in the World.
Redin: Jam i gëzuar qe degjoj se ju ndjeheni se taksat tuaja janë duke u shpenzuar si duhet. Unë gjithashtu mendoj se është e rëndësishme për interesat amerikane që ne të mbështesim aleatët e NATO-s si Shqipëria në luftën e saj kundër korrupsionit. Ju keni prekur një çështje të rëndësishme. Sistemi i kontrollit dhe balances funksionon dobët kur ju keni institucione me aq shumë nevojë për reforma, si pershembull në sistemin gjyqësor shqiptar dhe Kuvendi. Çfarë është e rëndësishme tani është që këto institucione të jenë të reformuara, që parimet e kontrolleve dhe balancave të janë të përforcuara me institucione të pavarura dhe të përgjegjshme.
Gramoz Cekani Z.ambassador ,25 vite demokraci kan kaluar mendoni qe shqipetaret sot Jan me mire se ne vitet e komunizmit , dhe doja te Dija qe politika shqipetare do ket edhe ajo gjykimin e saj ne gjykat per rastet e shumta qe ka , Doja te citoja qe Shqiperia me shqipetaret nuk behet … Faliminderit
Gramoz, mendoj që shumë njerëz e bëjnë këtë pyetje. Kam lexuar një studim së fundmi sipas të cilit Shqipëria dhe një nga vendet Balltike ishin të vetmet vende ish komuniste që kanë të ardhura më të larta tani krahasuar me vitin 1991, kur komunizmi u rrëzua në pjesën më të madhe të Europës. Unë nuk kam jetuar kurrë në një vend komunist, por nga historitë që më kanë treguar miqtë e mi shqiptarë të cilët kanë jetuar nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha, nuk mund të ketë krahasim me kohën e komunizmit. Cilado qofshin sfidat dhe vështirësitë e kohëve të sotme, ju keni sigurinë se çdo shqiptar sot gëzon liritë dhe privilegjet themelore të cilat në kohën e komunizmit as nuk i kishin ëndërruar.
Psikologu Ppv Zoti ambasador shqipetare kan shum besim tek ty por kur te shofim se me cin do ta beni dhe uleni ne tryezen per rreformen ne drejtesi te len shum per te deshiruar nuk mundet te behet rreform me trrajen rakipin dhe te tjer ato jan figura shum te korruptuara ne shqiperi nuk mundet te beni rreformen te hiqen ca te korruptuar dhe te vendosen disa me te korruptuara si traja e rakipi nuk eshte zgjillje kjo Po nuk ndryshuan kodin penal qe eshte si pacavure arrna arrna nuk ka zgjillje te beet nje kod i ri i nje shteti perendimor qe korupsjoni mos te denoet me muaj po te beet sic e keni ju ne amerik qe e denoni njezet vjet ater do shifni do guxoj njeri te bej korrupsjon, nje njeri i thjesht kapet duke vjellur njimi ose dhjet mi ljon lek ose duke ber nje pun tjetet kunder ligjit denoet dhjet vjet ose me shum kurse kur organet shteterore vjellin nje ose dhjet ose njeqint miljart lek ato jan shum te nderuar dhe te respektuar se edhe po u kapen nuk bejne me shum se nje vit burg se ne burg rrin te varferit dhe viktimat keshtu eshte ne shqiperi zoti ambasador Lu.
Psikologu Ppv, është e vërtetë që dënimi për korrupsion në Shtetet e Bashkuara është shumë i ashpër. Unë mendoj që shqiptarët duhet të kenë shpresa që reforma në drejtësi është e mundur. Sot ka një dialog publik të vërtetë. Ju po merrni ndihmë nga miqtë tuaj në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Kini besim. Ndryshimi po vjen.
Arben Marku Z.Ambasador, problemi me i madh ne Shqiperi nuk jane 4 – 5 politikane qe pasi u bene te pasur me droge dhe prostituta me pas hyne ne politike, pasi kaq i gjejme dhe ne Amerike, por jane pothuajse e gjithe pjesa tjeter e tyre dhe Gjykates e Prokurore, qe sipas te madhit Gjergj Fishta, i hyne politikes “pa breke” dhe te nesermen u gdhine milardiere.Respekte!
Arben, unë mbajta një fjalim të shkurtër dje, në konferencën kombëtare gjyqësore. U mundova ta ndaj fjalimin tim në dy mesazhe – një për pjesën më të vogël të gjykatësve, të cilët janë jashtëzakonisht të korruptuar, dhe një mesazh për pjesën më të madhe të tyre, të cilët e kryejnë punën e tyre me ndershmëri dhe nuk kërkojnë rryshfet. Jam dakord me ju, gjendja me gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë është e patolerueshme. Unë shpresoj se ju do të punoni për të mbështetur reformat që piketojnë dhe largojnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Kjo gjë është kritike për të ardhmen e këtij vendi.
Dritan Dervishaj PYETJA IME ESHTE : KUR DO KEMI DREJTESINE REALE DHE TE PAVARUR NE SHQIPERI? Korrupsioni luftohet vetem me ndershkim dhe kete e bejne vetem prokuroret dhe gjykatat e pavarura. Faleminderit!
Dritan, institucionet e pavarura janë jetike për balancimin e pushtetit në çdo qeveri. Në të njëjtën kohë, gjykatësit dhe prokurorët duhet të japin llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre. Zgjidhja që është përfshirë në reformën aktuale në drejtësi, është ngritja e këshillave gjyqësorë dhe të prokurorisë, të përbërë nga anëtarë të shoqërisë civile dhe me shumicën gjykatës e prokurorë, të cilët do të propozojnë, promovojnë apo largojnë gjykatës dhe prokurorë. Ky është një ekuilibër shumë delikat.
Kastriot Dinci Luften ndaj korrupsionit nuk mund ta bejne ata qe jane prane ne kuvend me kriminele dhe hajdute dhe qe i kane vene vete. Duhet ndergjegjesohet ky popull qe te mos shese voten per vaj e miell. Pavaresia drejtesise eshte kryesore.Deputeti qe shtiu me arme doli nga burgu,kurse ata qe priten plumbat u futen ne burg.A nuk mbane ere qe shteti vazhdon ben pazare me krimin? Shpresojme shume nga ju
Kastriot, në demokraci, nëse ju jeni të pakënaqur me udhëheqësit tuaj, keni dy mundësi – ose të bashkëpunoni me njerëzit që janë në pushtet ose të prisni deri në zgjedhjet e ardhshme dhe të votoni ndryshimin. Edhe unë kam dyshimet e mia për disa nga anëtarët e parlamentit dhe vullnetin e tyre për të mbështetur reformën, por unë besoj se me presion publik, ndryshimi është i mundur.
Saimir Kola Pershendetje Zoti Ambasador. Une e njoh ne shifra invstimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per drfejtesine shqiptare, milionat qe keni dhene pa llogaritur ketu investimin ne persona ne kete fushe. E kuptoj gjithe kete, po e mendoni se kjo ju jep te drejte te shpreheni se “Nese nuk miratohet kjo reforma e drejtesise do te izoloheni? Si do ta kryeni kete izololimin? E dyta keni folur per dhunen ne proteste. Une isha ne ate proteste dhe nuk e shikova dhunen. Cfare u dhunua? Une jam gazetar dhe kam infoemacion rreth dy objekteve te sulmuara per te cilat nuk ekziston asnje leje. Ndaj nuk mund te cilesohen as objekte ne mbrojtje sipas ligjit shqiprar. E treta flisni se u shkaterrua prona publike. Une dua te di, vertete besoni nje bunker i ndertuar fringo i ri eshte prone publike, kur ai eshte cilesuar qe ne krye te heres si provokues? E katerta, mire politika shqiptare nuk e kupton ose nuk do ta kuptoni, po ju a e kuptoni situaten ne cilen ndodhen sot familjet shqiptare? Do kisha vertet deshire te kem pergjigje per keto pyetjet e mia, nuk ti paragjikoj aspak ato vetem me tregojne nivelin e njohjes qe kane nderkombetaret e akrdituar ne vendin tone per situaten aktuale ketu. Faleminderit
Saimir, është e vërtetë. Ne dhe Bashkimi Europian kemi investuar në sektorin e drejtësisë më shumë sesa në çdo çështje tjetër në Shqipëri. Jam i sigurtë që shumë shkon në qindra mijëra dollarë. Dhe ne jemi të irrituar nga ritmi i ngadaltë i këtyre reformave. Por ne nuk kemi hequr dorë. As nuk kemi në plan të izolojmë Shqipërinë. Ne duam të punojmë së bashku për ta kryer këtë punë. Ne nuk do të ndalemi.
Gjatë protestës në 8 dhjetor, u hodhën gura dhe vezë në godinën e Kryeministrisë, tek policët dhe në godinat e tre ministrive. Dhe bunkerit iu vu zjarri. Përdorimi i këtyre taktikave të dhunshme e zbehu kuptimin e vërtetë dhe domethënien e asaj që mund të ishte një demostratë e madhe dhe paqësore. Përdorimi i dhunës politike nuk përputhet me vlerat demokratike të Shqipërisë, as me angazhimet e saj në NATO.
Anton Hasanpapaj Pershendetje Z/Ambasador.
Meqense ju flisni shqip e keni me te theshte te kuptoni te vertetat e Shqipetareve.
Korrupsioni ne Shqiperi eshte problem i kthyer tashme ne”normale”dhe pershtypje bejne vetem ata qe nuk i nenshtrohen ketij normaliteti dhe rrjedhimisht duke”rene ne sy”nxirrenjashte nga ky sistem.
Pyetja ime eshte,a mundeni ju te nxisni dhe perkrahni njerezit qe nuk nenshtrohen politikisht ne menyre qe ata minimalisht te krijojne “polin e trete”?
Per mua korupsioni fillon qe ne rekrutimin è pa shmangshem politik te profesionisteve ne te gjitha fushat a ndani ju te njejtin mendim?
Anton, kjo është një ide interesante që të ketë një parti politike anti-korrupsion. Unë mendoj se është puna e çdo opozite për të kritikuar qeverinë, kur ata kanë prova të korrupsionit. Në kushtet e një partie të veçantë te përqendruar në anti-korrupsionin, mendimi im është se partitë politike duhet të jenë në favor të diçkaje, jo vetëm kundër diçkaje. Sa për rekrutimin e njerëzve me prejardhje të ndryshme, unë besoj se nëse do të kishim më shumë njerëz të përditshëm në politikë (mësues, shoferë taksie, punëtorë të fabrikave, etj) ne do të kishim më pak korrupsion në politikë. Unë jam në favor të rekrutimit të udhëheqësve nga njerëz nga të gjitha fushat.
Sokol Cuadari Z. Ambasador pergezime per misjonin e veshtire qe kini marre persiper per te implementuar rregullat e nje demokracie te vertete dhe funksionale ne nje feudokraci tarafesh dhe nje kase pseudointelektualesh dhe politikanesh te korruptuar te ngritur dhe te panginjur me para te krimit. Reforma ne drejtesi eshte pika kyce e ceshtjes por duke qene se kasa politike krejt e baltosur ne korrupsion pa asnje dallim duke qene se pa perjashtim kane pasur favoret e nje drejtesie teresisht te korruptuar, pyetja ime eshte kjo: A eshte inicimi i kesaj reforme (e cila nuk besoj se do realizohet ndonjehere) per ti treguar kesaj kase politike qe eshte totalisht e deshtuar ne implementimin e nje demokracie te vertete dhe duhet te largohet, pra a mos eshte me mire te thuhen gjerat me troc qe kjo kase po fundos Shqiperine? Respekte flm.
Sokol, unë e kuptoj që ju dhe shumë shqiptarë të tjetër jeni të irrituar. Unë ju kërkoj që të mos dorëzoheni. Ne, pa dyshim, nuk jemi dorëzuar. Unë besoj se ndryshimi është i mundur nëse populli e kërkon atë. Sot në Shqipëri, unë shoh se populli kërkon veprime të prera kundër korrupsionit dhe reformë sistemin e tyre të drejtësisë. Ashtu si thoni edhe ju, a mund të mbështetemi tek politikanët për këto reforma ndërsa disa prej tyre po përfitojnë nga sistemi aktual. Po, ne mund të mbështetemi nëse populli e kërkon këtë.
Arjan Dullaj Pyes Z.Ambasador nese nje shtet demokratik duhet te kete kete sistem drejtesie dhe kete nivel korrupsioni si ne Shqiperi ? Hapen vende pune me “konkurs” aftesie apo kontributesh per parti ? A ka bere USA perkushtimin maksimal per te na mesuar demokracine apo ne se kemi kuptuar drejt demokracine ? A mundet USA te na asistoje ne hetimin e dekriminalizimit te njerezve me pushtet dhe bashkepunim ne sistemin e drejtesise sepse tek sistemi jone poulli ka humbur besimin?
Arjan, në fund të fundit, unë nuk mendoj se është puna e qeverive të huaja që të hetojnë politikanët shqiptarë. Kjo është punë e medias, shoqërisë civile, dhe e partive politike. Ne po punojmë në mënyrë të vazhdueshme për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të këtyre institucioneve, për të hetuar të kaluarën kriminale të kandidatëve apo politikanëve aktualë. Unë kam besim se kjo do të arrihet.
Suela Tahiraj Greetings!
Its known that corruption cant be 0 in any state of the world, but at least we hope as always to be reduced at least.
My question is: as a student I am what can I do to see my country tomorrow as better place to live cause is said that the youths can make the change?
Cause in general most of my friends and the comunity also are all disapointed that nothing can be done even more when they do see the politicians cases included in corruption affairs…
Thank you!
Suela, unë besoj se gjëja më e mirë qe nxënësit mund të bëjnë është që të kene pritshmeri të mëdha – për udhëheqësit e tyre, komunitetet e tyre dhe veten e tyre. I jam shume i lumtur kur takoj të rinj, sepse ata janë të padurueshëm për ndryshim. Ata duan që vendi i tyre të ketë të njëjtën ekonomi dhe politikë si në vendet më të zhvilluara të Europës. Dhe ata e duan këtë menjëherë. Ata kanë të drejtë dhe duke kërkuar këtë ata do ta çojnë Shqipërinë në një të ardhme më të mirë.
Ledieltoni Bardho Can you find good real Albanian people , even if you pull them from USA to manage Albanian government and economy?!!! So we can vote this government out? People of Albania are in 25 years democracy, 30 years back and poorer then comunisem times?? Help Albania please take this government out. People of Albanian with their vote neve thoa that in the party PS will be again the same kriminels to take over the country. They are comunist party and they taking all the peoples money with their fake companies. They did the territory reform to save €100.000.000 a year to build roads,schools, daycares,ore money for retired people, but nothing is getting don??!!! They keep saying they have no money?!! In comunisem people had light and water and now they have no food.?!! Help please Albania. Thank you and happy holidays.
Ledieltoni, mos e humbni shpresën. Unë njoh shumë shqiptarë të cilët janë të ndershëm, dhe njerëz punëtorë. Për shembull, Shkolla e Magjistraturës prodhon të diplomuar të shkëlqyer që vazhdojnë për t’u bërë gjyqtarë dhe prokurorë. Unë jam i bindur se njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm mund të gjenden për të udhëhequr Shqipërinë.
Gjergji Naqo I nderuar Z.Ambasador!
Le ta konsiderojme si te permbushur me sukses misionin e pastrimit te administrates nga te korruptuarit,,,,thelbi i ceshtjes qendron ketu: hoqem ata,por me ke do ti zevendesojme???!!!!,,,, pergjigja ime: me shqiptare,,,ketu po I referohem thenies se te madhit Faik Konica;”E keqja e Shqiperise jane vete shqiptaret”!!!!!!!!
Gjergji, mos e humbni shpresën. Unë njoh shumë shqiptarë të cilët janë të ndershëm, dhe njerëz punëtorë. Për shembull, Shkolla e Magjistraturës prodhon të diplomuar të shkëlqyer që vazhdojnë për t’u bërë gjyqtarë dhe prokurorë. Unë jam i bindur se njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm mund të gjenden për të udhëhequr Shqipërinë.
Agjensia Shtypit Tirane Ne Shqiperi dihet qe KORRUPSIONI ka shkuar ne majat md te larta.Po njekohesish dihet se nga ka ardhur, nga pertej kufijve te Shqiperise.Por kam nje pyetje, nese me pergjigjet Z.Lu, apo nje tjeter, kam shkruajtur disa here por skam mare pergjigje.Po ne administraten e ambasades qe punojne shqiptare, a ka korrupsion?.Une them se po.A e deklatojne pasurine punonjesit e zyres se prokurimeve?, une them qe jo.A duhet qe keta punonjes te deklarojne pasurine, une them se duhet.Nese deshironi pergjigjen ma jepni ne adresen e email_it:[email protected] Kam fakte dhe mund ti ferifikoni.
Agensia Shtypit Tirane, unë mendoj se ka korrupsion në administratë, në parlament, në gjykata dhe në media. Pyetja e vërtetë është çfarë mund të bëjmë ne që të heqim personat e korruptuar dhe për të parandaluar personat e korruptuar të hyjnë këto institucione. Deklarimi i pasuroive është një mjet. Një tjetër është auditimi ndërkombëtar i institucioneve, partive politike, mediave dhe OJQ-ve. Së fundi, gazetaria e mirë investigative është një mjet i rëndësishëm për të zbuluar korrupsionin.
Andi Kumi Do the state department take in consideration in relations with goverment of albania the fact that polititians are corrupted and reflect that for those whom send their dirty many of shore?
Andi, Po, lufta kundër korrupsionit është prioritet madhor i Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe i Departamentit të Shtetit. Ne sigurisht e konsiderojmë korrupsionin në aspektin e marrëdhënieve tona dypalëshe me Shqipërinë. Kjo është çështja kryesore e ngritur gjatë takimeve tona të nivelit të lartë. Çfarë shpesh me çudit mua është se në vende të tjera me nivele të larta të korrupsioni, personat e korruptuar i fshehin paratë e tyre jashtë shtetit në Ishujt Kajman. Në Shqipëri, gjyqtarët e korruptuar, zyrtarët dhe biznesmenët e shfaqin pasurinë e tyre në mënyrë që të gjithë mund ta shohin se sa të korruptuar janë ata. A mund dikush të më shpjegojë se pse ata e bëjnë këtë?
Edmond Banushi A ka mundesi te luftohet korrupsioni pa departizuar administraten,pa nje polici dhe prokurori te pavarur nga politika,pa gjyqtare te ndershem?!
Edmond, mos e humbni shpresën. Unë njoh shumë shqiptarë të cilët janë të ndershëm, dhe njerëz punëtorë. Për shembull, Shkolla e Magjistraturës prodhon të diplomuar të shkëlqyer që vazhdojnë për t’u bërë gjyqtarë dhe prokurorë. Unë jam i bindur se njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm mund të gjenden për të udhëhequr Shqipërinë.
Le Aleksi Zoti Ambasador,kur do kete drejtesi vendi yne,prokuroria,gjykata e koruptuar, shendetesia nuk funksonon ,arsimi, i dobet administrata,jashte funksionit hipoteka,e koruptuar pronat, kur do te jene te pronari legjitim ,25 vjet zvaritje neper gjygje , cdo instutucion, shtetror,eshte i koruptuar,gangren, e shoqerise, shqiptare.Efti Nina.
Aleksi, unë shpresoj që në vitin 2016, ju dhe çdo qytetar tjetër shqiptar, do të shihni zbatimin e reformës në drejtësi dhe nisje e ndryshimeve të vërteta. Do të duhet kohë për të larguar të gjithë gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët e korruptuar, por ndikimi shtrëngues i reformës kryesore do të nisë menjëherë. Menjëherë ju do të shihni gjykatës, prokurorë dhe zyrtarë që do të kenë frikë nga pasojat e marrjes së rryshfetit. Unë shpresoj që ky ndryshim të vijë shumë shpejt.
Luan Kurti Pershendetje Zoti Ambasador! Faleminderit per ftesen per bashkebisedim dhe per kontributin tuaj dhe Shteteve te Bashkuara Te Amerikes qe ju perfaqesoni ne vendin tone, per forcimin dhe konsolidimin e demokracise dhe institucioneve. Korrupsioni ketu eshte kthyer ne mendesi, persa kohe nuk ndeshkohet askush i pushtetshem. Kriza e besimit eshte me e rende se varferia dhe kjo paralizon aksionin e shoqerise civile. E keqja riciklon te keqen, dhe si popull jemi te ftuar gjithmone te zgjedhim te keqen me te vogel. Do me interesonte te dija vizionin tuaj se si mund te dilet nga kjo situate? Me respekt Luan KURTI.
Luan, ndryshimi vjen nga qytetarët. Një kolegu im nga Uashingtoni tha së fundmi, “Gjelat e Detit asnjëherë nuk kanë të drejtën e zgjedhjes për Krishtlindje.” Me këtë, ai donte të thoshte se ne nuk mund të presim që zyrtarët apo gjykatësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin. Me ndihmën e miqve tuaj ndërkombëtarë dhe me komunitetin aktiv të shoqërisë civile në Shqipëri, unë jam i sigurtë që qytetarët e thjeshtë do të mund të sjellin ndryshimin.
Artan Toska Ju pergezoj per temen. Korrupsioni i politikes po Varferon taksa-paguesin dhe po detyron qytetaret te emigrojne pa kthim. Ne keto 25 vite tranzicioni te pa- kuptimte, SHqipetareve po ju zhvleresohen Pronat dhe Jetesa. E vertete este ,Eksperimenti i 25 viteve i ka kthyer Qytetaret ne piken 0.
Artan, faleminderit për komplimentin. Unë jam i gëzuar që ju e etiketoni veten tuaj si një pagues taksash. Patriotët e vërtetë i paguajnë taksat.
Saimir Allmuça Zoti Ambasador Une personalisht e denoj korrupsionin se eshte cenim dinjiteti . Por e cuditshme eshte qe ne Shqipri korrupsioni eshte perligjur edhe nese nuk je pjes e grupit perjashtohesh . Keshtu me ka ndollur Mua personalisht ku kam punuar dhe dhene kontributin tim ne nje Institucion ne vartesi te Kryeministrit por pranova te jem gardian i ligjit dhe me perjashtuan per motive politike.
Saimir, më vjen keq që ju keni humbur vendin tuaj të punës për arsye politike. Kjo i ka ndodhur mijëra njerëzve. Fatkeqësisht, kjo nuk është e vërtetë vetëm për periudhën e ndryshimit të qeverisjes në vitin 2013, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe kur Partia Demokratike erdhi në pushtet në 2005. Bashkimi Europian kërkoi një ligj që mbronte nënpunësin civil por fatkeqësisht ka shumë pak nënpunës civil dhe në shumë nga vendet e punës emërohen kandidatë politikë. Unë shpresoj që ju të punoni për të sjellë ndryshimin në këtë fushë.
Veronika Hasani Pyetje per korrupsion ?? ahhahhahahhahahah ,ne sa me te korruptuar te jene ,me shume i ngreme ne detyre .Qeverisemi nga blloku dhe nga baba Taku …
Veronika, është e vërtetë që shumë vende përballen me korrupsionin e lartë, por gjithashtu shumë vende edhe e kanë luftuar korrupsionin në nivele të larta. Zyrtarët e lartë duhet të kenë frikën se mund të përfundojnë në burg. Sot, në Shqipëri, ata nuk kanë frikë se do të hetohen, por nëse reforma në drejtësi do të zbatohet, ata do të kenë frikë.
Eros Kroni Pershendetje,
Kemi nje thenje popullore qe thote: “duaje atdhen, si shqiponja folene”, amerikanet gjene me te shtrenjte kane Ameriken. Meqe deshironi te ndihmoni shqipetaret per luften kunder korrupsionit,
pyetja ime eshte: A nuk mendoni se autoriteti juaj do ishte i nje vlere te jashtezakonshme, nese do organizonim nje propagande dashamirese per te ngritur larte dashurine e shqipetareve per atdheun dhe krenarin per prejardhjen e tyre te lashte?!
Une mendoj se dashuria per atdheun ndergjegjeson shqipetaret qe pasuria me e vyer qe mund ti lene pasardhesve nuk jane pasuria e vjedhur…., por nje shtet i forte i udhehequr nga bijte me te ndershem te ketij vendi te cilet do mendojne dhe do luftojne qe te mos lene hajduter ne krye te pasardhesve por ligjvenes qe japin barazi per te gjithe bijte e tyre njelloj!
Nje shembull i kesaj jane profete apo Rilindasit shqipetare me thenjen e tyre te famshme atdhetare: ” Dashuria per atdheun eshte topi qe shkaterron kalate me te forta dhe kalaja qe mund t’u qendroje topave ne te forte.”
Eros, mua më kanë thënë se shqiptarët kanë një shprehjë, “duaje athdeun si shqiponja folenë.” Unë mendoj se shqiptarët janë shumë besnikë ndaj Shqipërisë. Fatkeqësisht, kjo nuk zbatohet me të njëjtin angazhim në luftën kundër korrupsionit apo bizneseve të ndershme.
Cerciz Loloci Zoti Ambasador, a nuk do te ishte shume e vlefshme nga ana juaj qe disa politikane majtas dhe djathtas, gjyqtare, prokurore dhe shtetare te larte te korruptuar dhe te inkriminuar te shpalleshin non grata nga ju si SHBA dhe nga gjithe vendet perendimore? Faleminderit
Cerciz: Pyetje perfekte. Në fakt, ekziston një urdhër presidencial (numër 7750 -https: //www.gpo.gov/fdsys/pkg/FR-2004-01-14/pdf/04-957.pdf) në Shtetet e Bashkuara i cili i jep Sekretarit te Shtetit dhe Prokurorit të Përgjithshëm autoritetin për të ndaluar zyrtarët e korruptuar, gjykatësit dhe prokurorët nga hyrja në Shtetet e Bashkuara. Siç kemi thënë më parë, ne jemi duke shqyrtuar disa individë në Shqipëri për të përcaktuar nëse ata duhet të ndalohen te hyjne në SHBA në bazë të këtij urdhri presidencial.
Doni Nido Z.Ambasador je njeri i shkelqyshem,me pelqen jashte zakonisht nderyrjet e tua ne politiken Shqiptare je shume orgjinal dhe i pa kursyer,nderimet e mia suksese ne punen tuaj Usa.
Doni, jeni shumë i sjellshëm. Ne jemi të kujdesshëm dhe nuk përmendim emra, përveçse në rastet kur jemi të sigurtë mbi aktivitetin e kriminal apo dënimet e tyre. Ne e marrim seriozisht respektin që kanë shqiptarët për qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojmë të sillemi me përgjegjësi dhe pa kursyer askënd.
Vijon…
Kryesore
Të ngjashme
Komentet