Se si do të mbetet Shqipëria, hibride apo në dorën e karteleve të drogës, kjo do të varet nga shqiptarët, sa për komunitetin shqiptar në Zvicër regjimit monist të Tiranës dhe përfaqësuesve të tij këtu i themi: larg duart!
Po mbushen 8 vjet, bash dy mandate që Ilir Xhelil Gjoni, i nipi i Hysni Kapos është emëruar nga kryeministri Edi Rama si përfaqësues i Republikës së Shqipërisë në Zvicër.
Ky emërim erdhi pas një sulmi të egër verbal me ofendime të botuara në shtypin e Shqipërisë, që Ilir Gjoni i drejtonte pa teklif kryeministrit.
Emërimi i Ilir Gjonit si Ambasadori i Shqipërisë në Bernë ishte politik dhe nepotik.
Në këtë kontekst i dërgova letër të hapur Presidentit të Republikës të asaj kohe që të mos e dekretonte Ilir Gjonin, mblodha firma shqiptarësh nga Shqipëria dhe nga e gjithë diaspora, por Bujar Nishani, i emëruar politik nga PD, e dekretoi Ilir Gjonin, ndërsa refuzoi dekretimin si Ambasador në Vatikan të shkrimtarit të shquar Visar Zhiti, ish i burgosur politik i diktaturës.
Kjo është logjika absurdiste e shtetit shqiptar hibrid këta 30 vjet postdiktaturë. Si në sloganët propagandistike të kohës të diktaturës të proletariatit se “partia është truri dhe zemra e popullit”.
Përpara tetë vjetësh, kur iu drejtova Presidentit të Republikës, nuk kisha asnjë rezervë për Ilir Gjonin, u ndala tek etika e emërimit, pasi e gjithë kariera e tij ka në themel një background politiko-nepotik.
1.Ndërsa në Shqipëri flitet se është rrëzuar diktatura përpara 3 dekadash, një trashëgimtar i nomenklaturës më të lartë, që nuk i ka denoncuar krimet e komunizmit, nuk ka legjitimitet moral të jetë pjesë e establishmentit të shtetit demokratik.
2.Kariera gjithmonë në kreshento e Ilir Gjonit është e një partiaku të PS që vinte si privilegj dhe trashëgimi e ish-udhëheqjes komuniste.
Nuk kam asgjë kundër karierës së ndërtuar me mund, integritet dhe meritokraci të bijve dhe të nipave, që vijnë nga druri gjenealogjik i nomenklaturës së shtetit totalitarist, por kjo karierë duhet të jetë detyrimisht e mbështetur mbi një themel që artikulon distancim konseguent ndaj krimeve të regjimit barbar, denoncimit të tyre si krime kundër njerëzimit bashkë me kërkesën e faljes ndaj viktimave .
Gjithmonë kam marrë si shembull Bashkim Shehun, të birin e Mehmet Shehut, tek personi i të cilit gërshetohet etika humaniste, integriteti dhe dinjiteti.
Ilir Gjoni, në postin e Ambasadorit të Republikës të Shqipërisë, të paktën duhet të përmbushte obligimin kushtetues, si përfaqësues i gjithë shqiptarëve, pasi rrogat i merr nga taksapaguesit.
Kur vuri këmbën në Zvicër, Ilir Xhelil Gjoni premtoi për sy e faqe se do të punonte për të unifikuar komunitetin e përçarë të shqiptarëve!
Këtu na rrihte edhe ne çekani.
I shtrënguam dorën!
Ilir Gjoni e vërejti menjëherë se botuesit e voal.ch merrnin ftesa nëpër aktivitetet e organizuara nga shteti helvetik njëlloj sikur ai, përfaqësues i shtetit shqiptar.
Ilir Gjoni po ashtu e dinte se kishte të bënte me emra që kanë mbi çerek shekulli që përfaqësojnë shtypin e lirë të shkruar shqip në Konfederatën Helvetike, krijues me kontribute të rëndësishme në mbështetje të çështjeve shqiptare !
Por sapo i ngrohu vezët – Ambasadori Ilir Gjoni eci në gjurmët e të jatit.
Ilir Gjoni ka rreth tetë vjet që hakmerret dhe e përçan komunitetin shqiptar në Zvicër me metodat e përshtatjes në kushtet kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s!
Përdor injorimin, margjinalizmin, përjashtimin, denigrimin e personaliteteve si forma të luftës të klasave duke promovuar ndarjen, përçarjen dhe antivlerën.
I kam thënë Ilir Gjonit sinqerisht se mund të krijonte një model shembullor në të mirë të unitetit, kulturës, larg çdo konotacioni politik apo reminishencash,
por ai u thellua në rrugën pa krye të pararendësve të tij, duke i trajtuar opozitarët e Edi Ramës si armiq të klasës.
Janë rreth 1500 shqiptarë në të gjithë Zvicrën, pra një komunitet shumë i vogël, me prejardhje nga Shqipëria, të gjithë të integruar, por si zogjtë e qyqes të ndarë falë organizimit intolerant që vjen nga Ambasada e Shqipërisë në Zvicër.
Ilir Gjoni ka ndërtuar rrjetin e vet okult dhe ka rreth tetë vjet që ka sjellë modelin e një copy paste të luftës politike të Tiranës, duke shtuar klimën atavike të kohës së diktaturës, që natyrisht këtu nuk pi ujë, sepse pothuaj i gjithë komuniteti është i natyralizuar, por i shërben ndarjes dhe përçarjes.
Sot më 18 maj është ditëlindja e poetit Vehbi Skënderi, e tim eti, viktimë e regjimit totalitarist, që ka jetuar 15 vitet e fundit të jetës së tij në Zvicër, që ka zhvilluar këtu aktivitet publicistik, ka botuar libra, këtu i ka shkruar poezitë e tij të fundit dhe këtu prehet.
Përfaqësuesit e një shteti demokratik më së paku mund t’i vendosnin mbi varr një tufë me lule!
Ndërsa Ambasada e Republikës të Shqipërisë me në krye Ilir Xhelil Gjonin e trajton poetin e vdekur sikur e trajtoi për së gjalli regjimi antinjerēzor!
E çfarë mund t’i bënte Ambasadori Ilir Gjoni poetit Vehbi Skënderi?
A mund ta riburgoste të vdekur?
Ta linte prapë të papunë,
Ta ridënonte si punëtor plehrash,
T’ia linte fëmijën e vetme pa shkollë
sikur veproi regjimi barbarik në gjalljen e poetit?
Këto nuk mundte!
Atëhere zgjodhi armë të reja por që kanë të njëjtin qëllim.
Zgjodhi injorimin, harrimin, zgjodhi daullet e amatorizmit vulgar, që kësisoj ta rivriste poetin edhe të vdekur!
Vehbi Skënderi, që adoleshent luftëtar i plagosur dy herë gjatë LDB, adhurues i lirisë, barazisë dhe vëllazërimit, poet naiv dhe publicist kritik, që i ka përjetuar në gjallje të gjitha metodat barbare të depersonalizimit nga sistemi totalitarist, prehet në një Friedhof të Zvicrës, i mbuluar nga harresa e qëllimshme makabre nga zyrtarë pa asnjë kredit intelektual apo shtetëformues, që vijojnë hakmarrjen duke shpërdorur Kushtetutën e shtetit shqiptar.
Asnjë buqetë me lule mbi varrin e poetit nga Ambasada e Shqipërisë, as për ditëlindje, as për ditë vdekje, ndërsa mbledh rreth vetes të sapoardhur anonimë që i shpall, në takime zyrtare komemorative, si përfaqësues të komunitetit shqiptar në Zvicër!
Kam pritur mbi shtatë vjet, që Ambasadori i Shqipërisë Ilir Gjoni, t’i thërrasë ndërgjegjes e të përmbushë obligimin që ka si zyrtar i lartë i shtetit shqiptar në Zvicër, por ai solli klimën armiqësore që mbizotëron në Shqipëri, ku gjithçka është uzurpuar në duart e një partie, si në një sistem monist hibrid.
Mungesa e një buqetë me lule në varrin e poetit Vehbi Skënderi është shprehja e intolerancës të stilit të Ilir Gjonit, i cili nga pozitat nepotike dhe partiake, ka gjithë jetën nga diktatura në postdiktaturë që bën karierë si deputet, këshilltar kryeministror, ministër, ambasador, por që as konvertohet dhe as nuk heq dorë nga hakmarrja politike.
Ilir Gjoni hakmerret ndaj poetit të vdekur Vehbi Skënderi! E injoron, e poshtron, e diskreminon nga kolltuku i një zyrtar i lartë publik, duke shkelur me të dyja këmbët Ligjin nr, 178/2014, datë 18.12.2014″ Për nënpunësin civil”, Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë/ Kreu II – Administrimi i shërbimit civil, Neni 5 ku shkruhet tekstualisht se “Administrimi i shërbimit civil udhëhiqet nga ligji dhe bazohet në parimin e shanseve të barabarta, mosdiskriminimit, meritës, transparencës, profesionalizmit dhe paanësisë politike, si dhe garanton qëndrueshmërinë në detyrë të nëpunësit civil dhe vazhdimësinë e shërbimit civil.”
Botuesit e voal.ch me familjen janë shtetas zviceranë dhe këtë ia them Ilir Gjonit ta vërë vëth në vesh në mënyrë shumë eksplicite!
Ilir Xhelil Gjoni e kërcënoi Edi Ramën dhe Edi Rama e emëroi Ambasador në Zvicër!
Ndërsa unë do të jem e para që do ta refuzoj publikisht këtë stil përçarës, intolerant, antiqytetar të Ilir Gjonit në një Zvicër demokratike dhe multikulturore!
Do të shkoj e vetme përpara selisë së Ambasadës së Republikës të Shqipërisë në Bernë me një pankartë të thjeshtë ku të kem shkruar qartë shqip: “Ilir Xhelil Gjoni Ik!”
I ka mbushur dy mandate paguar me paratë publike, duke abuzuar ne ligj.
Luajti në mënyrë cinike me dinjitetin njerëzor, u soll si pronar i Ambasadës të Shqipërisë jo si zyrtar i lartë në shërbim të unitetit të komunitetit të vogël të shqiptarëve nga Shqipëria londineze në Zvicër!
Ilir Gjoni e kishte shansin të tregonte një profil reflektues ndaj të shkuarës që ka përjetuar populli shqiptar në diktaturë, të provohej si tolerant, human dhe unifikues, jo ta kthente komunitetin shqiptar në Zvicër si një polifoto ku ai retushon fytyrat që nuk do që t’i shohë. Por ato fytyra janë, ekzistojnë do apo nuk do Ilir Gjoni.
Ilir Gjoni e dogji këtë shans. Ai e organizoi komunitetin me kutin monisto-partiak, duke e dirigjuar me shkopin e intolerancës, e kohës të sigurimsave të shtetit dhe hakmarrjes fanatike.
Kjo hakmarrje primitive nuk e lejoi Ilir Gjonin në tetë vjet të çonte as një tufë lule atje ku prehet një poet shqiptar.
Kjo hakmarrje primitive e bëri Ilir Gjonin e veshur me kostumin e zyrtarit të lartë publik të mohonte paciperisht kontributin çerek shekullor të gazetarëve shqiptarë në Konfederatën Helvetike.
Kam heshtur!
Prej sot, në ditën e lindjes të tim eti, njeriut më paqësor të botës, heshtja ime merr fund.
Ne zgjodhëm t’ia fillonim nga zero në Zvicër për t’i ikur atavizmave të diktaturës që e shohin lirinë si mjet të pakufizuar për t’ia hequr lirinë opozitarëve.
Por nuk do të lejojmë që atavikët e nomenklaturës totalitariste në mileniumin e tretë të vijnë në Zvicër dhe duke shfrytëzuar të famshmin Charles Darvin për të përshtatur kundër armiqve të partisë, luftën e klasave, luftën civile të seleksionimit të imponuar, ekskomunikimit, injorimit, cënimit të reputacionit apo serisë të shoqatave anonime që mbijnë si kërpudhat e helmatisura pas shiut nën siglën e fshehur të PS, për ta organizuar komunitetin në vija kryekëput përçarëse politikash moniste.
E them me bindje se komuniteti shqiptar në Zvicër nuk do të lejojë të vijojë të defaktorizohet e të mbetet lodër në duar zyrtarësh tribalë e të korruptuar, që, me paret publike, përçajnë komunitetin në shërbim të organizimeve okulte-klienteliste. Dështimi i demokracisë në Shqipëri 30 vjet pas të ashtuqujturës rrëzim i diktaturës dhe instalimi i një sistemi hibrid erdhi si pasojë e moskryerjes së proceseve të nevojshme, të detyrueshme dhe të domosdoshme sikur janë dekomunistizimi dhe lustracioni. Shto tani edhe inkriinimin nga mafia.
Se si do të mbetet Shqipëria hibride apo në dorën e karteleve të drogës, kjo do të varet nga shqiptarët, sa për komunitetin shqiptar në Zvicër regjimit të Tiranës dhe përfaqësuesve të tij këtu i themi: larg duart!
Ilir Gjonin e kam pasur ne nje klase ne shkollen fillore 11 janari dhe madje ne nje banke. Kur ne nuk kishim te hanim , Iliri kishte cdo gje, e ema shkonte cfo muaj jashte Shtet it per qejf ndersa shqiptaret e ndershem vriteshin ne kufi, Iliri mbante qendrim superior madh nesh me fodullekun qe e mesonte nga prinderit sidomos nga I ati Xhelili.
Dhe ja pas dhjetra vitesh prape femijet e ish komunistave arrogante drejtojne, komandojne dhe hane qyl. Akoma sot? Edhe e quajne demokraci…..
Mjerisht kjo është demonkracia shqiptare!
Po ç’është një ambasador (cilido qoftë ai),krahasuar me një POET made in VEHBI SHEQERI?Asgjë.Është si një pikëvese mbi beton.A ka ç’i bën vesa betonit?Kasta e dikurshme është prapë mbi karrike,
I nderuar Përparim Hysi,
Po i biri i Xhelil Gjonit ka tetë vjet ambasador i Republikës të Shqipërisë dhe shfrytëzon postin zyrtar për të përçarë komunitetin. Ne jemi personalitete këtu me kontribut çerek shekullor, ndërsa me Tim Atë sillet si barbar!
Ju lutem mos flisni ne emer te komunitetit shqiptar ne zvicer,ose te pakten je ne emrin tim qe jam ne Bern qe nga 16.08.1992.
Me qe ra rasti Ilir Gjoni i vetmi ambasador qe e unifikoi komunitetin shqiptar ketu.Jetoj vetem disa metra larg ambasades dhe residences se ambasadoreve shqiptar deri tani dhe di ta bej diferencen prej tyre ne poziten e perfaqesuesit politik shqiptar por edhe te nje komshiu,prandaj ke nje mendim personal mbaje per vete ,mua dhe shume te tjereve nuk me intereson.
Dritan,
flas në emrin e komunitetit sepse jemi gazetarë
Ti nëse ke prej 1992, duhet të na njohësh shumë mirë se kush jemi.
Sepse edhe ne kemi mbi çerek shekulli këtu .
A a e lexove shkrimin tim ?
Ty të duket normale që një poet dhe publicist i përsekutum nga diktatura, ta persekutojë edhe i biri i xhelil gjonit dhe i nipi i hysni kapos! Nga vjen ti ?
Ndërsa ky ambasador deklaron si përfaqësues të komunitetit persona që sapo kanë vënë këmbën në Zvicër duke manipuluar!
Ti ke mendim personal. Dhe mbaje për vete! Unë bëj analizë si gazetare! A e kuptove!
Pastaj, edhe ti fol për veten tënde, dil me emër dhe mbiemër kush je dhe mos fol në emrin e të tjerëve.
Ilir Gjoni gjithmonë do të kujtohet si një përçarës i shqiptarëve në Zvicër. Ka 30 vjet prej që Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër (e njohur edhe nga shteti zviceran 1995) funksionon si bartëse e mësimit plotësues shqip duke ndihmuar pakursim njëri tjetrin, por i erdhi përçarja pikërisht nga Ambasadori i Shqipërisë në Bernë I. Gjoni, kur në korrik 2018 ka regjistruar pranë organeve zvicerane një shoqatë tjetër për organizimin e mësimit shqip të quajtur Shkolla shqipe në Zvicër, duke bërë organizim të dyfishtë të mësimit shqip, në kantonet ku ka shkolla shqipe hap klasë tjera, jo vetëm në fillim të vitit por edhe dy muaj pa përfunduar viti shkollor lexojmë se u hap një shkollë shqipe edhe pse ato janë klasë me 8-9 nxënës. Dhe çka fshihet pas këtij organizimi mbetet shumë për të dëshiruar. Ambasadori I. Gjoni, në organizimin e tij ka caktuar koordinator Vaxhid Sejdiun nga Maqedonia deri dje ishte mësues pranë LAPSH-it i por me ndërrimin e vendbanimit (nga St.Galleni në Cyrih) mbetet i papunë. Përmes këtij organizimi të dytë Vaxhid Sejdiu ka arrit të siguroi punë për veti dhe për gruan e tij, sipas tyre ky organizim është zgjeruar në 47 klasë, por një gjë nuk dihet nga kush dhe si paguhet stafi mësimdhënës? Dhe e keqja tjetër Tekstet shkollore të ardhura nga Shqipëria enkas për mësimin shqip i kanë shpërndarë vetëm tek vetja. Kurse LAPSH- i tekstet i ka siguruar për mes Ministrisë së Kosovës.
Artikull i shkelqyer.