Ambasadori i ri i Republikës së Kosovës në Bernë, Shkëlqesia e Tij Mentor Latifi i emëruar nga Presidentja Vjosa Osmani, i paraqiti letrat kredenciale presidentes së Federatës Zvicerane, zonjës Viola Amherd.
Kur bëri emërimin, Presidentja Vjosa Osmani shprehu bindjen se Mentor Latifi, do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve mes dyja vendeve.
“Një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë anëtarëve të diasporës sonë të gjallë”, tha Osmani.
Zyrtarizimi në pozitën e Ambasadorit të Republikës në Konfederatën Helvetike u bë në prag të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Fotot nga Stefan Wermuth