Voal.ch: Ambasadori Hill i pohon Presidentit të Serbisë se SHBA e ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javelin”
Ambasadori Amerikan në Beograd, Christopher Hill, është pritur dje në takim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Kështu raporton agjencia serbe e lajmeve TANJUG dhe lajmi ka për titull: Vuçiq: Është zhgënjim i madh që SHBA-të pranuan kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave
Në lajmin e botuar në faqen e saj online thuhet se Ambasadori Hill e ka njoftuar Vuçiqin se SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank Javelin.
Tanjug raporton se Vuçiq ka mbetur i zhgënjyer. “Serbia do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan, si dhe se do të punojë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane, pavarësisht se SHBA ka vendosur të pranojë kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank “Javalin”, ka theksuar Vuçiq.
Siç citohet nga Tanjug, Ambasadori i SHBA në Beograd Christopher Hill citohet t’i ketë thënë Presidentit Vuçiq se Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Kosovës Kongresit Amerikan për fillimin e procedurës.
Foto e Tanjug