Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve në veri, ku përmes një postimi në ‘Twitter’ shkruan se brutaliteti i dhunës fizike është tronditës.
Ambasadori thekson se lidhur me sulmin ndaj gazetarëve duhet të reagonin dhe përfaqësuesit e Listës Serbe për të de-përshkallëzuar situatën.
“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Srpska mes tyre. Pse? Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar ambasadori gjerman. syri.net