Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj.
Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal Beqiraj krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje. Ndërsa Agasi dhe Beqiraj I shpëtuan arrestimit, janë nën masën arrest shtëpie si pjesë e këtij grupi kriminal dy krerët e kësaj agjencie, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi.
Ngjarja ka ngritur shqetësime për cënim të Sigurisë Kombëtare, pasi kjo agjenci është një prej institucioneve më sensitive në vend.
AKSHI menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe të ashtuquajtën ministrja “Diella” e krijuar me Inteligjencë Artificiale. AKSHI menaxhon sisteme dhe të dhëna që konsiderohen pjesë e infrastrukturës kritike kombëtare, çka e bën funksionimin e këtij institucioni një provë lakmusi për stabilitetin dhe besueshmërinë e administratës publike. Në këtë aspekt, ndikimi I punës së agjencisë nga një grup kriminal ka ngritur shqetësime mbi kufirin mes korrupsionit administrativ dhe cenimit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas ekspertëve të sigurisë, kur një institucion që administron infrastrukturë digjitale kritike kapet nga interesa kriminale, shteti humbet kontrollin mbi informacionin që garanton funksionimin, vendimmarrjen dhe sigurinë e tij.
“AKSHI është një institucion që menaxhon infrastrukturën digjitale kritike të vendit dhe, për këtë arsye, çdo devijim serioz në mënyrën se si funksionon ai përbën rrezik për sigurinë kombëtare,” tha Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.
“Fakti që drejtues të kësaj agjencie dyshohen se kanë bashkëpunuar me një grup të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedura prokurimi dhe duke përdorur dhunë për të ndikuar rezultatet, tregon që është vënë në rrezik jo vetëm integriteti i tenderëve, por vetë integriteti dhe sovraniteti digjital i shtetit,” theksoi ai.
Rreziku merr një dimension edhe më konkret në këndvështrimin e ish-kreut të Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili thotë se të dhënat kritike që përpunon AKSHI mund të jenë sot në duart e kompanive që kanë mirëmbajtur sistemet duke fituar tenderat, të cilët, nga hetimi, dalin se janë diktuar nga një grupi kriminal.
“Një nga filtrat, i cili pengon rënien në dorë të këtyre të dhënave të grupeve kriminale është besueshmëria e kompanive kontraktore që garanton AKSHI,” tha Meçollari për BIRN, duke shtuar se “nëse këto kompani, të cilat janë nën akuzë nga Prokuroria si grup i strukturuar kriminal, kanë qenë të pajisur me çertifikatë sigurie nga DSIK, çështja është edhe më e rëndë, pasi vë në diskutim të gjithë sistemin e sigurisë kombëtare”.
AKSHI konsiderohet infrastrukturë kritike kombëtare për shkak të informacionit që zotëron dhe përpunon dhe kjo është arsyeja, sipas Meçollarit, që një pjesë e procedurave tenderuese janë klasifikuar si sekrete.
“Zotërimi nga grupet kriminale i këtyre të dhënave krijon mundësi për tregtimin e tyre në tregun e zi për qëllime përfitimi dhe që mund të bien në duart e grupeve kriminale ndërkombëtare ose shteteve jo dashamirëse apo armike të Shqipërisë,” paralajmëroi më tej ai.
Ekspertët besojnë se korrupsioni në tenderat publikë në një agjenci të tillë shtetërore është një indicie e drejtpërdrejtë për cënimin e sigurisë kombëtare, një akt që ka treguar se institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e saj nuk kanë reaguar në kohë ose janë kompromentuar.
Sipas Dyrmishit, rasti ekspozon dobësi serioze strukturore brenda AKSHI-t; një dështim të thellë të kontrollit dhe mbikëqyrjes; mungesë kontrolli efektiv mbi drejtuesit dhe mekanizma të brishtë dhe lehtësisht të manipulueshëm të prokurimeve publike. Përdorimi i dhunës “ për t’u mbyllur gojën atyre që dalin kundër”, e bën sipas Dyrmishit edhe më të rrezikshme situatën.
“Në një institucion të tillë që menaxhon sisteme kritike, kjo klimë frike e bën sigurinë operacionale jo funksionale, pasiqë vendimet merren për të garantuar funksionimin e skemës kriminale, jo për të mbrojtur shërbimet dhe të dhënat shtetërore,” tha Dyrmishi.
Rezultatet e hetimeve të deritanishme, sipas Dyrmishit, tregojnë se depërtimi i krimit të organizuar në drejtimin e institucionit ka sjellë pasoja që nuk janë vetëm ligjore apo morale, por kanë prekur drejtpërdrejt funksionimin e shtetit, besimin e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare në kuptimin e saj modern: garantimin e sovranitetit, mirëqenien dhe stabilitetin e vendit.
Për ish-drejtuesin e Forcave Detare, Meçollari, rasti ngre gjithashtu pikëpyetje për funksionimin e institucioneve të tjera, kur sipas tij, fakti që hetimi është iniciuar dhe çuar përpara nga SPAK “tregon se hallka të tjera të sistemit të sigurisë kombëtare nuk kanë funksionuar siç duhet, si SHISH, DSIK, Policia Kriminale, etj”.
“Pasiviteti i shtetit në çështje të tilla sensitive për të dhënat personale të qytetarëve, të dhënat e biznesit dhe sigurisë kombëtare, ka inkurajuar shkelësit e ligjit të jenë të pacënueshëm dhe të veprojnë lirshëm në bashkëpunim me elementët e korruptuar brenda sistemit. SPAK-u e bëri detyrën dhe shumë mirë,” shtoi më tej Meçollari.
Hetimet për tenderat e AKSHI-it duket se do të testojnë kufijtë mes përgjegjësisë penale, dështimeve institucionale dhe debatit politik mbi mekanizmat shtetërorë që duhet të garantojnë të dhënat jetike të qytetarëve dhe ato shtetërore.
Mazhoranca është mjaftuar me përshëndetjen e aksionit të SPAK pa marrë përgjegjësi dhe akte llogaridhënie. “Unë gëzohem sa herë që SPAK-u realizon operacione,” deklaroi të enjten për mediat kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Por për opozitën, ngjarja nuk mund të kalojë si një aksion rutinë i Prokurorisë, por duhet të shërbejë për një llogaridhënie dhe nxjerrje të përgjegjësive për institucionet shtetërore që duhet të garantojnë sigurinë e vendit.
“Siguria kombëtare ka rënë, jo thjesht kompromentuar,” tha Erald Kapri, anëtar i komisionit parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen si përfaqësues i Partisë Mundësia
Ai sugjeron që deputetët e opozitës në këtë komision të kërkojnë seancë dëgjimore urgjente me Shërbimin Informativ Shtetëror, Ministren e Brendshme, ndërsa konsideron të nevojshme thirrjen e Këshillit për Sigurinë Kombëtare si dhe pezullimin e çdo veprimtarie nga personat nën akuzë.
“Ende ka procedura të hapura tenderimi nga AKSHI, çka flet qartë për kaosin qeveritar dhe drejtuesit e akuzuar janë ende në detyrë,” i tha Kapri BIRN, duke shtuar se ai deputet do të këmbëngulë në ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë, NATO dhe BE.
“Që të marrim garanci nga partnerët, pasi qeveria e ka humbur besueshmërinë,” thekon ai.
Edhe Klevis Balliu, deputet I Partisë Demokratike dhe anëtar i komisionit parlamentar që merret me çështje të sigurisë kombëtare, e quan rastin si alarmant dhe “cënim të rëndë të sigurisë kombëtare”.
“Kur një institucion kaq kritik shndërrohet në mjet shërbimi për kartele kriminalë dhe interesa familjare të pushtetit, atëherë rrezikohen drejtpërdrejt siguria shtetërore, ekonomike dhe personale e qytetarëve,” tha Balliu për BIRN, duke shtuar se “përballë kësaj situate, opozita do të veprojë me të gjitha mjetet kushtetuese dhe parlamentare për të rikthyer ligjshmërinë dhe përgjegjësinë”./BIRN
I nderuari Lu! Pse ju amerikanet dhe evropjanet po luani me durimin e miqve shqiptare? Kjo paraqet fyerje per ne qe ju dojme dhe respektojme. Ndryshe nuk mund te kuptohet qe per udhetim ne Amerike duhet nje loje/lotari kurse per Evrope akoma duhet perdore metoda klandestine.
Me ta than te verteten ne sy nuk eshte fyerje, bile veq nje mik shum i mire e bene kete. Shikoje realitetin, vertet jemi oer keqardhje.
Zoti ambasador, ju kam ndjek jo pak herë dhe ju kam ndjerë për përpjekjet për të mbeshtet dhe vlerësimet që i keni bëre popullit t im. Ky shkrim o te ka dalë nga lapsi i një mendje nën veprimin e alkoolit ose në sa keni thënë të të shkuarën keni qenë i pa sinqertë me ne. Më vjen keq që një banalizim krahasimi popull dhe politikanë shqiptarë, është fyerje për këtë popull, historia dhe epopeja è luftrave për liri dhe dinjitet e civilizim shpaloset edhe kohë para Perandorisë Romake. USA që ju përfaqësoni vetëm pak shekuj mbart në historinë e saj dhe nuk janë të paktë dhe bashkëkombësit e mi që kanë kontribuar për prosperitetin e këtij vendi ku aktualisht ndodhem dhe për a couple of days. Kush më shumë se ju I ka buzëqeshur politikanëve shqiptarë, që nga mostra tropojane e më vijim. Na leni në hallet tona dhe qeverinë që doli nga zgjedhjet, të cilat ju I përshëndetet dhe I certifikuat si ma te mirat, se një gjë duhet të dini se në nuk kemi as 30 vjet që jemi, nuk jemi cawboys, as edhe bloody criminals who made Australia and New Zealand, në jemi europiane, dhe ne dhe vetëm ne do ta bëjmë Shqipërinë, këtë vend të bekuar nga Zoti.
Ky lu rrin shtrembert por flet drejt,per fatin e keq ky asht realiteti Shqiptar
Mendoje se Ambasadorét nuké duhen té pérzihen ne politiken e mbrendshme e njé shteti.Kjo ka nodhe verem ke ne né Shqipni.Fajin e kané udhheqset toné qé e pranojné két faktin.
Zoti Ambasador ju keni te beni me Komunist te perbetum ne Shqipri dhe niperit e tyre qe nuk njohin fe as Komb vetem per perfitime prandaj duke e marr edhe parasysh sundimet nga Otomanet e deri te Serbi e Greku ne ne e kemi veshtir te dalim me besen qe kishim .
Me vjen keq por ambasadori ka shum tè drejt per popullin ton nje popull frikacak qe i shkelen te drejtat dhe flen qe i pihet gjaku nga politikanet ton maskarenj dhe tè pabes sic shkruan ambasadori nderuar dhe populli Jon perseri flen, keshtu qe skeni goj te flisni keq per ambasadorin kjo esht everteta edhe se esht e hidhur, per ta mbyllur se ju njesoj do mbeteni politikanet ton te pabes dhe hajduta te pangopur dhe te mallkuar dhe injorant kan dal nga populli Jon te dashur komentues keshtu qe thirrini mendjes kemi len figur muti kudo qe kemi shkuar fal injorances qe fatkeqsisht zoteron pjesa me e madhe e popullit shiptar
Ne, nuk kemi fat me udheheqhe, se sikur te kishim udheheqes te mire, kishit me u bind shum shpejt se ky popull e ban te pa munduren, por, ligjet e mira, udheheqja e mire e bajne popullin te mire dhe ne te kunderten, fatjeqsisht shum konstatime te juaja jane realitet, por, kishte me qene fat per ne sikur ta kishim nje udheheqsi si udheheqsit tuaj ne Amerike!
Zot ne shpin ton nuk ben dot askush Po si gjithmon kur i piqen interesat te huajve flasin mir per Shqipetaret kur prishet interesi bejn bejn kakalaka pastaj,kjo esht e vertet qe politikan e burr shteti vetem nje ka pasur Shqiperia nje emer esht ai ” Enver Hoxha ” te tjeret do tallen me ne sa te ken mundesi Po ca do bejm kjo esht situata per momentin por ju amerikant apo Europiant thoni ( Bejm si themi ne por mos bej si bejm ne)
Zoti ambasador,me gjithe respektin per ju por kam disa gjera qe na kane munduar gjithe jeten : Perse Amerika eshte e pasur dhe ne jemi te varfer ? perse Amerika nafte e ka me lire se ç’do vend kur ate e gllaberon nga vendet arabe ? Ç’eshte kjo llotari amerikane kur ju jeni nje popull qindra milionesh dhe ne shqiptaret dy milion jemi a s’jemi dhe ketyre ti u hap rrugen e largimit duke lene vendin e tyre ,nena qe qajne pa fund dhe me lotet e botes qe po shkaterroni po mbushni dete dhe oqeane ?thoni politikane e gjykates te korruptuar,perse nuk keni nderhyre per 27 vite me radhe kur un qe po shkruaj para 27 vitesh kam qene 27 vjeç me plot energji dhe tani jam plakur duke pritur vetingun tuaj !!! Perse nuk nderhyte qe ne ’90 per keto probleme jetike te njerezve kur ju e ditkeni qe ktu ka politikane te pabese dhe ka me te vertete dhe na lini zvarre ?? po te ndodhin vetem 1% te ketyre problemeve ne Ameriken tuaj do i vinit flaken planetit,prandaj na nuk jemi trima si ju…
Nje pergjigje te lutem z.Lu ketyre pyetjeve qe shqetesojne te varferit dhe “frikacaket”shqiptar,nje pergjigje te drejte po ta mbajti dhe jo si e keni zakon ju dredharaket amerikane as mish as peshk !!! Ju kujtoni se popujt e vegjel nuk kane zgjuarsine t’ju kuptojne se ç’loje luani ju !!! por nga frika nuk flasin se peshkaqeni te ha,ju shkaterroni popujt e vegjel,i lini te varfer,u merrni gjithçka i detyroni te lene vendlindjet e tyre ,dhe ato pak njerez qe ngelen i beni ushqim per peshkaqenin qe ai te fuqizohet dhe dhjamoset pa fund !! te lutem z.Lu po ta mbajti pergjigju drejt !!! Po nuk ta mban !!!
Bravo populli shqiptar me pergjigjet per lune e Soros it. E paska bere studim in se ne cpika te bazohet per te shkaterruar shqiptaret. Njeriu I keq mund tja gjeje do beside edhe amerikes e ta shkaterroje po ne shqiptaret kemi besen qe na e kane abuzuar te pabeset. America u krijua nga te ikurit. Hengri gjakun e shqiptareve e zberi pune qe duhet si perfaqesues I democracies Americane. Per ke punuat ju zoti lu
Ambasador Lu ka te drejte sa do e hidhur te jete e verteta!…
Ne duhet te reflektojme dhe te shikojme gabimet,te metat tons…. jemi bere delet e njeres apo tjeter parti,po vrasim njeri tjetrin kot se koti,na ka hyre shejtani ne barke…manifestojme sjelljet me te shemtuara,presim qe SHQIPERNE te na e rregullojne te tjeret,vetem ikim e ikim…Kjo eshte rruga e njeriut te dobet I pa afet te rregullojne ne radhe te pare veteveten…
Ne vitin 1991 kishin uzina dhe fabrika,sot nuk kemi asgje…U genjyem si femijet me cekun e bardhe qe do te na sjellte Amerika.,shkaterruan mundin dhe djersen tone…rame ne kurthin e antishqiptareve , te cilet edhe sot jane ne krye dhe tallen me ne…. derisa nuk e kuptojne kete do te vuajme dhe do te ikim nga syte kembet….
me ironike se kaq nuk mund te kete…jane po keta amerikane (se per europiane as duhet te diskutohet qe jane tero) qe jane shkaktare te gjendjes mjeruese te ketij vendi..cfare bene per keto 30 vjet,ja ku jemi,po keta ku jane??ketu,po keta amerikane,tek vendi parajses,vijne,japin urdhera bejne presion,dil nga cadra ,hy ne zgjellje poshteruese,qeveria po punen,kush tha qe ka droge,kush tha qe erdhi sezoni peshkimit,peshqit shkuan ne parsjsa fiskale,bene vezet si puna salmonit,donaldi tha i dua ti ha te tymosur,kjo eshte raki mani,kjo kumbulle,tave me kos,ngjala me qull,gjuha shqipe sa e mire ,sa e bukur ,sa e vlere,popullit i mjafton brryli,rrini urte ,se nuk hyni ne amerike,erdhi palmeri,hiku pa asnje fjale,serdha per krizen,por ndalova tek ju te urinoj pak,na duhet siguri rajoni,pa per popull mos e rruani, lirine nuk jua sjell une ate e keni cfare dreqin doni…o shqipri e shketa shqipri kush te ka qit me kry ne hi,ti ke qene zonje e rande ,por sot keshtu vetem per politikane,sepse tek ti nuk ka vend per mjerane…ata duhet te marrin arratine ,neper europen putane zvarriten si brigande….
po sa mir e paske kuptuar kjo nuk esht as deshir dhe as lajm per ne ti qfar kontributi dhe apo dhe ti si te tjeret ne rradh te qumshtit
popra kishe shum gjera per te deklaruar para largimit tani nuk vlen keshilla ne e dim se amerika si fuqi botrore dhe si demokraci po botrore ka rrexuar regjime e regjime nese ju qenkeni kaq te piklluar pse se vut doren ne zemer per kete popull kur ju po e dikani qe politikanet tan qenkan te pa bes sika munsi nik e keni fuqin apo deshiren ehh amos vall ju duhet ndonje vater zjarri e pa fikur nejse fjal te bukara kemi degjuar plot por as gje per kte popull qe kaq shum e don vendin tuaj pse na qenka kaq influenc shqipria mbi kombin amwrikan ? ehh nese esht keshtu kjo qenka per tu krenuar me politikat tona ahh more ambasador po nryshe si esht no komen kuptohet
ambasador naepaske postuar nje fjalim te bukur amos vall e ke provokim per te kuptuar sa budall esht populli shqiptar ? po ti ktu ishe na fole per peshqi te medhenje per na fole per balenae na fole per shum qka apo i mori era kush ishin kta apo nai idifikove cilin per veq ati kryeprokororit qe e kishe personalisht personale pa dashur qe ta mroj . po kush ishin peshqit e medhenj apo i permbiu balena dhe ku jan pse nuk e the nje fjal por u more veq personalish ne menyr personale me nje person jo jo o ambasador jo nuk esht everteta fjala e bukur nuk mud te qfajsohesh dhe as te mash meruta me fjal te bukura meritat i mer nga ata te pabeset qe thua ti qe ketu i gjete ketu i le dhe qe nuk guxove asnjeher te jau thuash emrin veq i etiketove si peshqi te medhenj ky ishte kontributi jot per shqiprin hahahahahaha per mua esht shum qesharak ky kontribut i joti personalisht .jeta vaxhdon ambasdor ke prap poj te tjer si ne per tu asistenuarbajjjjj
oooooo ambasador ti per vendin ton ishe nje 000000000 arsyet i din veq ti a pate frika au korruptove a nuk dite nryshea kte sdi te ta them por ishe 0000000000000000000000 fjal te bukura nae paske komentu shko tani asistohu nga afrika diku andej se i han fjalet e bukura
Me ta than te verteten ne sy nuk eshte fyerje, bile veq nje mik shum i mire e bene kete. Shikoje realitetin, vertet jemi per keqardhje.