Qyteti i madh gjerman ndodhej në dufin dhe zallahinë e madhe të festë së njohur të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri…. Në atë zgjua të madh njerëzish që vazhdimisht shkonin dhe vinin prej nga dikah, edhe fshatari i një katundi të skajshëm të Dukagjinit në Kosovë, të cilin rastësia ose anomalitë dhe patologjitë e njohura në jetën e përgjithshme institucionale, konstitucionale, politike dhe diplomatike në Kosovë së bashku me tezakun dhe shokët tjerë të rinisë ose femijërisë, me të cilët dikur u kishte grahur kijeve dhe bagëtive të tjera atyre ‘lugjeve të verdha’ me plot bar dhe kullosë, e kishin bërë “diplomat” ose ambasador të Kosovës në një shtet të madh.
Tek po qëndronte i ngrirë ose stepur për vendi si një pikë e vogël çuditëse: Ngjante nè “statujè” ose nè një “përmendore” të varur murëve të kohës pa kornizë. Pamja e jashtme së bashku me “stilin, veshjen dhe taktin e tij diplomatik” të kujtonin patjetër fragmentët e njohura letrare ose romaneske mbi fshatarët tipikë nga Ballkani me nofkulla të dalua përjashta, “quka” të groposura në faqe dhe sy të nxjeuurr (dalur) përjashta si “suvenire”, “artefakte” ose “kukulla festive” të metropolave të feksura të Perëndimit ku ende (akoma) besohët se edhe atje…njerëzit lindin të dehur dhe “bekuar” nga liria, dashuria, bukuria dhe Perëndia!
I humbur dhe tretur dikund largë në mendime dhe kujtime që i puçëshin ose gërshetohëshin në sfon me tingujt e prajshëm të ndonje muzike kishtare ose klasike që përbirohej dhe rrësqite pèrposhtë përmes grilave të dritarëve, sakaq i shfaqëshin dhe sillëshin në kujtesè kèmbanat e delève dhe mrizi i bagètive mè bacin Brahim, tek zbresin teposhtè kodres ose qafès sè sukès nga mali. I kujtohej babai i tij milic (polic) dhe ato “figura supreme” ose “madhështore” që i zotëronin dikur edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit! Dikur dhe atëherë pra kur së bashku me kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i prente kurrë tehu i shpatës, zgjatej ose shtrihej qafa e tyre poshtë krahut të së cilës atëbotë prehëshin tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. Ato mjekërra të rëna (varura) ose zhytura në gjoks….Lapërat e zgjëruara të hundës dhe ato “flegëra të njoma” të buzëve ku mekej zëri dhe dridhëshin fjalët e pathëna në një kohë kur vjeshta dhe dimri ishin stinët e babait tè tij dhe komandirëve të vet, ndërkaq pranvera dhe vera vinin shumë rrallë ose nuk vinin kurrë.
Thonë se ai (jo veç ai!)ishte i zgjedhur ose preferuar nga “ata” që kishin lindur dhe ardhur në këtë botë për të” ditur dhe për të fituar dhe meritur gjithëçka”! Dhe, kjo duke shpotitur ose ngarendur të përulur dhe kokëposhtë salonëve, kancelarive ose koridorëve të huaja. Pa ua ditur kurrë gjërave as vlerën dhe as kuptimin. Sidomos lirisë, pavarësisë dhe krenarisë së njohur atdhetare ose vendlindore. I dituri dikur tha: “Në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike, të urtit, të mençurit, tè diturit dhe trimat ose heronjtë e vërtetë, ndoçën yllin e dritës dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat” mbi shtatin ose kurrizin e thyer ose të lakuar të kombit dhe atdheut.
Pushtimi ose sundimi serb si duket ishte i mirëseardhur për shtresat ose kategoritë më të ulëta dhe më të prapambetura kosovare. Sidomos për familjet bujqësore ose blegtorale si dhe për familjet dhe pasardhësit e milicëve, xhandarëve, komandirëve, inspektorëve dhe bedelëve të ndryshëm shqipfolës oe antishqiptar të UD-s ose Serbisë. Serbia dhe regjimi i saj diktatorial ose komunosocialist nè Beograd, ua mundësuan skllevërve tè vet fshatar ose katundar “çlirimin” e tyre nga ‘çipçinjët” ose “okupatorët” e qytetit! Të gjitha ato masa, sollën një “mirëqenie dhe lumturi të përgjithshme”, e cila bëri që sundimi, tirania dhe dominimi serbian, të ishin tè dëshiruar dhe i mirëpritur për familjet rurale ose fshatare në Kosovë. Nejse!
Sot disa qytete ose qëndra urbane kosovare, ndodhë në terr ose errësirë, në kohën kur falë “çlirimtarève” dhe paraardhèsve tè tyre “demokrat” ose “institucionalist”, edhe katundet ose fshatrat malore, kanè bërë ndriçimin publik. Në qytet mungojnë banjot ose pishinat, ndërkaq, fshatrat ose katundet kosovare kanè me mijëra. Rrugët e qyteteve kosovare, janè tè zhytura ose mbytura në pluhur e baltë, ndërkohë, që rrugët e Marecit, Glloxhanit, Brojes, Broboniçit ose Gramaçelit, Biteshit e Palabardhit, janë të shtruara me mermer ose pllaka betoni. Fëmijët e fshatit ose katundit studiojnë në shkollat ose univerzitetët elitare të vendit ose të globit, ndërkaq, ata të qytetit në të shumtën e rastëve shesin cigare ose çarapa për të sigurur ekzistencën ose mbijetesën për vetvetën dhe familjet e tyre të prekura nga “dora e fortë” e pushtetit (regjimit) dhe sundimit të “çlirimtarëve” dhe “intelektualëve politik” nga katundit, të cilët mezi i tubojnë dhe bëjnë bashkë gjysmën e shkronjave të alfabetit së bashku me “lëximet, studimët” dhe “njohuritë” e jetës dhe motmotit nepër konferenca shtypi ose në tubime dhe samite të ndryshme ndërkombtare.
Ndërkaq, debatët ose polemikat e njohura rrethë asaj se kush ishin ose kush janë çlirimtar dhe themelues të vèrtetë tè shtetit tè Kosovès, paraqesin rastin e një manipulimi dhe falsifikimi flagrant të luftës çlirimtare dhe gjithë përpjekjeve tjera shkencore, intelektuale, kulturore, historike dhe patriotike të shqiptarëve të Kosovës, ku elitat e njohura shkencore, akademike, pedagogjike, inrelektuale dhe kulturore nga Gjakova dhe qytetët tjera kosovare, paraqesin bazamentët ose fumdamentët e lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Por….!!!
Gjakova (qyteti) në realitet, plotësoi një detyrë të madhe ose kolosale. Ajo la gjurmë të pashlyera, në analet e historisë shqiptare ose kosovare. Ky kontribut mund të çmohet dhe vlerësohet gradualisht, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore ose qytetare në Kosovë. Duke menduar në thesarin e saj mendor, intelektual, shpirtëror dhe kulturor, jetës së saj, kulturës dhe zhvillimit të saj, nën hijen e sundimit tè huaj për shumë shekuj e dekada me radhë, gjatë të cilave ajo ishte qendër drite dhe shprese, vend i shkencës, artit dhe kulturës, prej nga ku shpërndahej drita e njohur e shkencës dhe diturisë në tërë Kosovën.
Një digresion:
Parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe aryes, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi dhe shteti, ishte shumë i vlerësuar, madje, gati i shenjtë në qytet. Nga viti 1972 dhe deri në fundshekullin e kaluar, kur njerëzit ose fshatarët e ndryshëm të Kosovës, binin në gjak, vritëshin dhe sillëshin ndaj njeri tjetrit si pjesëtar klanësh ose fisësh të egra: Elitat e njohura shkencore, intelektiale dhe kulturore të Gjakovës dhe qytetëve tjera kosovare, ne krye me Prof. Zekeriah Canën, Anton Çettën dhe intelektual të tjerë shqiptar të asaj kohe, me dritën e mendjes dhe shpirtit të tyre inovator dhe humanist, e kishin nxitur dhe stimuluar procesin e madh të faljes dhe pajtimit të gjaqëve dhe ngatërresave në Kosovë dhe gjithadej.
Ndaj, ‘nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe patriot’, sipas filozofisè dhe psikologjisè politike, ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si “derivate të dorës së dytë”, Siegumnd Freudi, pèrveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes (jondërgjegjies) ose iracionales, përreth së cilave gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore, qëndron në cmirën, inatin, urrejtjen dhe xhelozinë e madhe vdekjepruese të etërve ose baballarëve të ndryshëm iracional, mediokritë, stupid, nebulozë, paranojak dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose halucinative, mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura informative, kulturore, institucionale, profesionale, politike, diplomatike etj.
Ndërkaq, akoma më i çuditshëm, paradoksal, reaksionar dhe anakroik është fakti se shumica e politikanëve tè sotèm kosovare qè e konsiderojnë vetvetèn si përcjellës të drejtpërdrejtë dhe të pandërprerë të luftës dhe levizjeve tjera çlrimtare dhe patriotike për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, e mohojnë, prolongojnë ose paragjykojnë shpesh rolin, angazhimin, kontributin dhe misioin kolosal dhe titanik të elitës së njohur shkencore, inteletuale, kulturore, ushtrake (luftarake) dhe patriotike të Gjakovës dhe qytetëve tjera në lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.
Edhe përngjasimet, paralelet ose analogjitë e ndryshme në mes të Gjakovës dhe Vajmarit (Weimar) duhet kuptuar, përceptuar dhe konceptuar si jo të rastësishme ose sipërfaqësore ose egocentrike.
Kur tërë Kosova ishte zhytur në errësirën e paditurisë dhe kërkonte edhe përmes vrimës së gjilpërës dritën e shkencës që të gjallërohej, në Gjakovë shkëlqente dhe brilonte një dritë e madhëríshme për Kosovën dhe shqiptarët. Ndërkaq, në kohën kur edukata, kultura, arsimimi, emancipimimi, morali dhe disiplina e njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose akademike së bashku me librat dhe bibliotekat, për politikanet dhe “diplomatët” kosovar, sot nuk nënkuptojnè asgjë (sepse ata i kanë në dorë shkollat, uiverzitetin, shtetin, pushtetin, politikën dhe diplomacinë): Njeriu habitet me zellin dhe përkushtimin e madh me të cilin gjermanët dhe tètjerèt, i qasen ose rrekën studimit dhe analizës.
Ndërkaq, “ambasadorët e tezeve dhe hallave” kosovare në Berlin dhe gjithandej, i bijnë trup ose shkel e shko! Si në “darkat e lamës” ose qethjes së dhenëve me plot lesh dhe koqe të dashit!
Komentet