Voal – Ambasada e SHBA me anë të një mesazhi ka informuar gjithë qytetarët amerikanë që jetojnë në Tiranë për protestën e nesërme.
Në mesazhin e Ambasadash thuhet se qytetarët duhet të bëjnë kujdes në zonën ku do të grumbullohen protestuesit. Ajo që bijë në sy në mesazhin e SHBA është se protesta e orës 11:00 etiketohet si e thirrur nga Partia Demokratike dhe jo nga shoqëria civile.
Nga ana tjetër, shënimi për qytetarët e SHBA thotë se protesta organizohet kundër importit të mbetjeve jo të rrezikshme.
Teksti i mesazhit:
Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët e SHBA-së se partia opozitare shqiptare po organizon një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo të rrezikshme në Shqipëri, të planifikuar për të filluar të shtunën, më 1 tetor, në orën 11:00.
Protestuesit pritet të mblidhen në afërsi të qendrës Tajvan, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të shkuar drejt ndërtesës së Kryeministrisë. Një turmë e madhe e protestuesve është parashikuar që të rëndojë trafikun.
Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së.
Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratë apo tubime”


Komentet