TIRANE – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka postuar në “Facebook” një foto ku janë vendosur lule përkujtimore tek Monumenti Kombëtar i 11 Shtatorit në Pentagon.
Ambasada e SHBA shkruan në Facebook: “Foto e Ditës: Lule përkujtimore janë vendosur përpara Monumentit Kombëtar të 11 Shtatorit në Pentagon, i ndërtuar për të kujtuar dhe nderuar ata që humbën jetën në Pentagon gjatë sulmit të 11 shtatorit, 2001”.
14 vjet më parë, mëngjesi i 11 shtatorit u kthye në një ditë të zezë për mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa qendra më e madhe tregtare në botë u godit nga 2 avionë, të cilët shkatërruan kullat binjake.
SHBA përkujtojnë çdo vit 3 000 viktimat e sulmit terrorist të Al Qaeda-s. Sot kjo ditë përkujtohet në mbarë botën për të nderuar dhe kujtuar të gjithë ata që humbën jetën në 11 shtator 2001.
Komentet