Alpinistja më e re Marina Abdllaeva, e cila e kaloi Polin e Veriut duke ecur ndërkohë që ishte shtatzënë, zhvilloi ngjitjen në ujvarat e ngrira në kuadër të festivalit të organizuar në Erzurum
ERZURUM – Alpinistja më e re Marina Abdllaeva, e cila e kaloi Polin e Veriut duke ecur ndërkohë që ishte shtatzënë 4 muajshe, zhvilloi ngjitjen në ujëvarat e ngrira në kuadër të festivalit të organizuar në Erzurum të Turqisë.
Abdallaeva e cila ishte e ftuar në Festivalin e dytë Ndërkombëtar për ngjitje në akull i cili zhvillohet në qarkun Uzunder të Erzurum-it, erdhi së bashku me djalin e saj një vjeçar Nikita.
Abdllaeva çdo mëngjes duke marrë pajisjet dhe gjithashtu edhe fëmijën e saj së bashku me 122 alpinistë të tjerë nga Kirgistani, Polonia, Portugalia, Spanja, Sllovenia, Irani, Rumunia, Italia dhe Turqia, pas një udhëtimi të rëndë arritën në ujëvarat e ngrira.
Abdllaeva i’u la fëmijën e saj nënpunësve aty dhe pasi veshi veshjet speciale u ngjit lehtësisht në ujëvarën e lartë rreth 40 metra.
Abllaeva e cila është bashkëshortja e alpinistit kombëtar rus Roman Abdllaev, në deklaratën e saj për gazetarin e AA-së, shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në një organizim të tillë.
Abdllaeva e cila theksoi se rajoni ka një potencial në aspektin e alpinizmit tha se, “jam e lumtur sepse gjendem këtu. Në organizimin e bërë vitin e kaluar kishte marrë pjesë edhe bashkëshorti im. Pas rekomandimeve të tij erdha këtu që të bëj ngjitje”.
– “Në Polin Verior ecëm 100 kilometra”
Abdllaeva duke treguar udhëtimin e saj në Polin e Veriut tha se, “Këtë udhëtim e bëmë nën mbikqyrjen e liderëve alpinistë të mirënjohur. Atje ishin gratë më të reja të botës. Së bashku me ekspeditën ruse zhvilluam përafërsisht 100 kilometra ngjitje dhe hecje. Për ne ishte një udhëtim i suksesshëm”.
Ajo më tej duke theksuar se krahas djalit të saj Nikita-s ka edhe një vajzë 3,5 vjecare në vazhdim u shpreh:
“Këto vende nuk janë gjëra të panjohura për fëmijët e mi. Përkundrazi ato shumë shpejt mund të përshtaten shumë në mjedise të tilla. Tani për tani unë dhe bashkëshorti im merremi me alpinizëm. Në të ardhmen duam që këtë aktivitet ta bëjmë bashkë me fëmijët tanë. Sigurisht që do tja japim mbështetjen e duhur atyre për të zgjedhur profesionin e tyre. Pjesëmarrja ose jo në alpinizim dhe aktivitete tjera të sportit do të jetë vendimi i tyre”. aa
Komentet