Nga Metila Dervishi
Talenti i saj spikat që në moshë të re, duke nisur aktivitetin solistik që në bangat e liceut artistik “Jordan Misja”, Tiranë. Më pas dhe në Akademinë e Arteve, sot Universiteti I Arteve, ku aktivizohet në shumë veprimtari brenda dhe jashtë vendit. Menjëhere pas studimeve emërohet pedagoge e teknikës vokale pranë “Jordan Misja”, duke mos u shkëputur për asnjë moment nga skena. Pjesëmarrëse pothuajse në të gjitha veprimtaritë e rëndësishme muzikore në vend si; “DITET E MUZIKES NDERKOMBETARE” -organizuar nga Seksioni Shqipëtar “ISCM”, “DITET E MUZIKES SE RE TE DHOMES”, “FESTIVALI I ROMANCES SHQIPTARE”, etj. Është intepretuesja e simfonisë së parë dhe të vetme për zë dhe orkestër të Feim Ibrahimit: “SIMFONIA TRAGJIKE”. Është përzgjedhur nga kompozitorët shqiptar për interpretimin e veprave të tyre, si në rolin e Nadias, opera “Oirat”, Aleksander Peci, roli i Inesit, opera “DHOMA”, Ermir Dergjini, etj. Soliste ne te gjitha edicionet e ” Ditet e muzikes se Re Shqipetare” Ka një veprimtari të ngjeshur në Cv e saj me koncerte recitale edhe jashtë vendit, si në: Itali, Austri, Gjermani, etj. Interpretuese në ‘PREMIERE BOTERORE’ e operas “SKENDERBEU” (4 ARIE)- Intepretuese e “Vitta Nova”, oratorio për soliste dhe orkester e kompozitorit italian Antonio Pappalardo (si soliste). Interpretuese e “ILSOFIO DI DIO”, Oratorio për soliste, zëra recitues, zëra të bardhë e orkestër, Romë, Itali e pot ë njëjtit kompozitor Italian. Ka fituar cmime të ndryshme është pjesëmarrëse në mjaft spektakle televizive në vend. Momentalisht i është përkushtuar pedagogjisë, sidomos 10-vitet e fundit Ndërkohë që ka qenë dhe është pjesëmarrëse, si anëtare dhe presidente jurie, në shumë konkurse nacionale dhe internacionale Për gazetën ‘Bulevard’ ajo ndan disa nga eksperiencat e jetës së saj artistike dhe modelt që ajo ndjek si një pedagoge e suksseshme shumë e dashur dhe e kërkuar nga nxënësit e saj.
Keni dëshmuar që jeni një këngëtare lirike e zonja si nga këndvështrimi solistik, ashtu si edhe pedagogjik, si e nisi Alma Strazimiri rrugën drejt muzikës, cfarë u bë përcaktuese që Ju të merrni këtë drejtim?
Udhëtimi im drejt arteve ishte sikurse një rrjedhë fiziologjike, krejt e natyrshme. Në vogëline time isha qendra e vemendjes kur këndoja, kërceja apo luaja instrument (dajre). Duhet të kem qenë një përcjellëse e mirë e gjendjeve emociolale, pasi kur mbaroja së kënduari, se bashku me duartrokitjet, vija re dhe lot në sytë e atyre që më dëgjonin… Ndoshta këtu u ngjiz dhe u kultivua pasioni dhe shija për muzikën, të cilat janë “mikesha” të mira dhe besnike të miat, që më kanë shoqëruar në udhëtim deri më (buzëqeshje)
Nëse do të ktheni kokën pas, cilat janë disa nga kujtimet apo mbresat që kujtoni ende me nostalgji e emocion?
Isha nxënëse e Liceut, besoj, në vitin e dytë…Këndoja romancën e Antonidës nga opera “Ivan Suzanin”, Glinka…Kishte ardhur një delegacion nga një ambasadë e huaj dhe si gjithmonë solistja që përfaqësonte shkollën, isha unë. Në katin e dytë të godinës së Liceut, ka qenë salla e koncerteve. E veshur me përparëse të zezë, jakë të bardhë, me flokë të mbledhur dhe cantë në dorë, hyra të bëja detyrën që më kishin ngarkuar…Cantën e vendosa dikund pas pianos, ndërkohë që hyrja ime me të shkaktoi të qeshura në sallë. Vokali dhe interpretimi i asaj romancë të vështirë për moshën fare të re bëri të mundur heshtjen në sallë dhe rrembeva menjëhere vëmendjen maksimale të tyre. Duartrokitjet që vazhdonin pothuaj gjatë të gjithë kohës i dëgjoja nëpër të si ndonjë fëshfërimë (por ishin aty prezente, së bashku me atë publik, të cilin rrallë herë e shihnim në atë shkollë)…Pasi mbarova, rrahjen e shuplakave e dëgjova të plotë, por të largët… Përshendeta me një lëvizje të lehtë të kokës, mora cantën prapa pianos dhe dola duke ndjerë ende shijen e hidhur të lotëve të mi e shijen e embël të duartrokitjeve… Cdo aktivitet dhe koncert janë një broshurë e shkruar në memorien time që po të trazohen pikojnë…
Sa ushtroheni në ditë?
Të ushtruarit tim ka lidhje me pasionin tim të dytë, pedagogjinë vokale..Ndërkohë që shpjegoj tek nxënësit dhe studentet e mi, jam shumë e perqendruar dhe e vëmendshme ndaj cdo intensiteti, energjie, ndaj cdo kapaciteti, vibracioni të kordave e si rrjedhim ndaj cdo pikë e zone rrezonimi të tingullit…Duke qenë e përqendruar për të ndërtuar në mënyrë të drejtë dhe natyrale tek ata, atë që duhet, mendoj dhe besoj se kjo forcë mendimi, më përfshijnë gjatë gjithë kohës dhe më mban në formë të mirë dhe të shëndetshme vokale dhe interpretative. (Buzëqesh) Sigurisht përpara cdo aktiviteti më duhet të ushtrohem në raport me volumin që më është besuar të këndoj.. .
Jeni një pedagoge e susksseshme, keni dhënë eksperiencën Tuaj si në Universitetin e Arteve, dhe në lice, cfarë do të thotë të jesh pedagoge e sukssesshme, cilat janë disa nga parimet ku bazohet Alma për ta arritur këtë?
Të jesh pedagog e të kesh në duar drejtimin artistik të dikujt që aspiron ëndrra, është mbi të gjitha mision dhe përgjegjesi! Duhet të jesh shumë e vërtetë, në atë cka buron prej shpirtit e prej mendjes, të jesh e zhveshur nga komplekset, madje dhe nga vitet që ke mbi supe, të jesh kreative, të jesh e lexueshme, të jesh konkrete dhe të argumentosh cdo gjë, të cilën e ke shtrësëzuar ndër vite si përvoje apo formulë të gatshme, për ta dhuruar atë pa kushte. (buzëqesh)
Sa e vështirë është të jesh muzikante dhe pedagoge, mendoni se me tërë punën, investimin, angazhimin jeni aty ku duhet të ishit?
Unë rritem cdo ditë (ndonëse e di, që arritjet janë ngritje që nuk mbarojnë kurrë) dhe së bashku me mua rritet puna, pasioni dhe rezultati i të gjitha këtyre sa thashë më lart. Momentalisht jam në pozita të forta profesionale. Test për këtë janë të gjitha aktivitetet e së paku 10-viteve të fundit brenda dhe jashtë vendit, përfshij këtu koncerte, koncerte recitale si dhe konkurse nacionale e internacionale, ku së bashku me nxënësit, jemi përballur dhe kemi rrëmbyer cmime nga më të ndryshmet, deri tek cmimet e mëdha. Vetëm gjatë vitit shkollor 2015, kemi marrë 15 cmime në konkurse të ndryshme, ku jo pak nxënës janë vlerësuar dhe me dy cmime brenda një konkursi… Flas për konkurse prestigjioze si: ” Jorgjie Truja”, “Pjeter Gaci”, “Garat e Prishtines” e të tjerë… Kam patur disa herë në jetë mundësitë apo shansin, për të zgjedhur një vend tjetër, por, preferova vendin tim. Ndoshta sepse ndihem komode dhe e shpërblyer shpirtërisht që jam në shërbim të të rinjve bashkëkombas.
Parë nga këndvështrimi Juaj, mendoni se është e sukseshshme shkolla e kantos në Shqipëri, nëse do e kishit mundësi cfarë do të mendonit të rregullonit apo edhe ndryshonit?
Fakti që ka një prodhimtari kaq të madhe këngëtarësh dhe një konsum kaq të menjëhershëm të tyre, sidomos gjatë viteve të fundit, mendoj që është një degradim i shkollës së mirfilltë të “Bel cantos” ku në Shqipëri, kjo gjë po ndihet më së shumti
Pasiqë ka dhe një rrjedhje gjatë 20- viteve të fundit, të talenteve, të cilët e japin kontributin e tyre jashtë vendit! Personalisht, mendoj që shkolla e vërtetë e teknikës së kantos, konsiston më së pari me të kënduar gradual, ku tingulli të ngjizet dhe të rritet, sëbashku me procesin fiziologjik. Një pedagog duhet të jetë i kujdesshëm dhe konkret në gjetjen e burimit të energjisë të këtij tingulli apo zëri, i cili, jo në të gjitha rastet ka pjekurinë që duam, apo që duhet. Pra, jo në të gjitha rastet kemi të bëjmë me një talent dhe një vokal natyral. Së dyti, duhet patur kujdes në zgjedhjen e repertorit. Sot, falë dhe teknologjisë të duket sikur gjithcka është e mundur, ndërkohë që bëhesh vetëm një kopie e shëmtuar e idhullit tënd, teksa mund të humbasesh, pa lënë gjurmë, edhe ato kualitete natyrale të dhuruara …Mendoj gjithashtu, dhe besoj fort tek formimi, jo vetëm artistik, i cili është i domosdoshëm, por dhe te formimi i përgjithshëm, i cili ngre krye dhe bën diagnozë diferenciale në një moshë të caktuar…
Së fundmi, keni realizuar një koncert me nxënësit Tuaj të dashur, të Liceut artistik të Tiranës, të cilët flasin me shumë krenari për Ju në komentet që bëjnë ashtusikurse dhe Ju ndjeheni krenare për punën me to, dhe për rezulatin që ato dhanë, jeni një zysh shmebull që i jepni përkushtimin dhe mbështetjen maksimale nxënësve Tuaj, si u ndjetë në këtë koncert, cfarë mund të na thoni?
Gjatë muajit nëntor, zhvillova koncertin e parë recital të këtij viti shkollor me Luna Kokëdhima. Një koncert mjaft i suksesshëm, ku salla ishte e mbushur plot e përplot me tinguj të bukur, elegantë me lule dhe duartokitje, Ndërkohë që, para disa ditësh u zhvillua koncerti i dyte recital i Xhoiden Dervishi, i cili gjithashtu deputoi me emocion repertor barok, klasik, romantik e bashkëkohor. Të dy këto koncerte u percollen mjeshtërisht nga Eriana Riza, kolegia ime pianist, pa të cilën ky sukses nuk do kishte shijen që morëm. (buzëqeshje)
Pasion tjetër përpos të kënduarit?
Një nga pasionet e mia mbetet poezia, dikur kam shkruar shumë, tashmë i kam ndrydhur diku në sepetet e shpirtit tim, si dicka që nuk kam më dëshire ta ndaj me askënd! (Buzëqeshje)
Cilët janë personat që ju kanë mbështetur e Ju mbështesin më shumë?
Në ditët e sotme është vështirë të të mbështesë dikush…Të duhet që hapësirat përrreth t’i gjesh dhe zgjerosh vetë…Un kam celësin e kësaj gjëje, vërtetësisë, pasionin dhe dashurinë që dhuroj pa kushte…Nëse dikush më jep hakun, mendoj qe ai më ka mbështetur shumë..I jam mirënjohëse!
Cili ka qenë roli që Ju ka bërë ta dashuroni dhe ka lënë mbresa tek Ju?
Kam kënduar me emocion gjithcka që është shkruar për mua…Kryesisht kam kënduar muzike bashkëkohore, pra pothuaj gjithmonë vepra të reja …Duke qenë se jam natyrë me një shpirt shumë të lirë, mendoj që muzika kontemporane me rri përshtat, më së shumti se gjithcka. Kam qenë e lumtur që vokali im ka qenë në preferencat e kompozitorëve më të mirë të këtij vendi që nga Feim Ibrahimi, Kozma Laro, Kujtim Laro, Aleksander Peci, Ermir Dergjini, Endri Sina, dhe jo vetëm, por edhe nga Arbana Fejzo, Haxhi Dalipi, e shumë e shumë të tjerë. Roli im i preferuar ka qenë ai i “Nadias” në operan “OIRAT”, si dhe i Inesit, në operan “DHOMA” të Ermir Dergjinit.
Jeta familjare, cili nga familja e ka marrë talentint Tuaj më shumë?
Familja ime është dhurata më e bukur që kam dhe ndoshta e meritoj.Kam dy fëmijë, Ivon ,që është një djalë i suksesshëm, sot në udhën e bukur të artit. Ai njeh rezultate ekselente dhe është krenaria ime…Për të do të flisja pafund…(buzëqeshje) Dhe Franka, ime bijë, në moshën 9- vjecare. Një fëmije me një talent të spikatur dhe që më dhuron shumë dashuri.. Më ka plotësuar si nënë dhe me duket sikur tek ajo shoh vogëlinë time… Ajo e dëshiron një gjë të tillë. Ka një vokal mjaft të bukur dhe shpesh këndojmë sëbashku, është emocion dhe dashuri e papërsëritshme.
Cfarë këshillash do t’i jepnit brezit të ri që kanë nisur rrugën e kantos, nisur nga suksesi e eksperienca Juaj?
Brezi i ri nuk do shumë këshilla, por do modele të mira pedagogësh. Modele profesionale dhe njerëzore. Unë përpiqem të jem një e tillë, për ta dhe për fëmijet e mi. Në themel të këtij modeli kam vënë punën, pasionin dhe dashurinë njerëzore!
Komentet