VOAL – (Reuters) – Juventusi ka treguar aftësinë e çuditshme për të ndryshuar qasjen e lojës bazuar në rrethanat dhe trajneri Massimiliano Allegri duhet të vendosë se me cilin version të skuadrës së tij do të përballet me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve, muajin e ardhshëm.
Juventusi, skuadra e parë italiane që ka arritur në finale të “Championsit” që nga viti 2010 ka fituar Serie A duke luajtur lojë me zotërim të topit, lojë sulmuese dhe me një mesfushë me rreshtim “diamant” dhe duke bërë presion thellë në gjysmëfushën e kundërshtarit, shkruan “Koha Ditore”.
Në Ligën e Kampionëve ka zgjedhur mes kësaj qasje dhe asaj që kritikët e përshkruajnë stil i vjetër italian i lojës, në të cilën aktivizon tre qendërmbrojtës dhe rreshton skuadrën në gjysmën e vet të fushës duke pritur për të goditur në kundërsulm.
Allegri shpesh ndryshon mes dy qasjeve gjatë një ndeshjeje, siç bëri edhe të mërkurën në barazimin 1:1 në udhëtim kundër Real Madridit, që i siguroi Juves kalimin në finale të Ligës së Kampionëve, pasi ndeshjen e parë në shtëpi e kishte fituar me shifrat 2:1.
Ai tash duhet të vendosë se çfarë qasjeje do të ketë për ndeshjen finale në Berlin më 6 qershor, ku skuadra e tij qartë është autsajdere kundër Barcelonës sulmuese.
Komentet