Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, deklaroi se eliminimi eventual i ekipit të tij nga Liga e Kampionëve në të tetën e finales nga Atletico Madridi nuk do të ishte një dështim.
Në ndeshjen e parë të luajtur në Madrid, “Zonja e Vjetër” pësoi disfatë më shifrat 2:0, për çka në ndeshjen e kthimit në Torino më 12 mars, do të ketë një mision shumë të vështirë.
Në një prononcim për mediat italiane, Allegri thotë se që nga ardhja e tij në klub synimi ka qenë Liga e Kampionëve.
“Megjithatë, nëse njerëzit mendojnë se eliminimi do të jetë një dështim, unë nuk pajtohem me një gjë të tillë. Niveli i cilësisë së Ligës së Kampionëve është rritur, prandaj të martën do të bëjmë të pamundurën në mënyrë që të avancojmë në garat. Nëse tejkalojmë këtë situatë të rëndë, do të jetë e shkëlqyer, dhe nëse jo, do të provojmë sërish vitin e ardhshëm”, tha Allegri pas fitores së mbrëmshme kundër Udinese në ndeshjen e vlefshme për Seria A.
“Teorikisht, tashmë kemi fituar dy trofe këtë sezon. Ky nuk është një dështim”, shtoi më tej Allegri.
Juventusi mbrëmë në fushë të vet mundi Udinesen me rezultatin 4:1, me çka shtoi epërsinë ndaj Napolit me 19 pikë. aa
Komentet