Naser Aliji, mbrojtësi i Kaiserslautern, ka zbuluar arsyen pse zgjodhi Shqipërinë para Zvicrës
Mbrojtësi i skuadrës gjermane, Kaiserslautern, Naser Aliji, zgjodhi që ta përfaqësojë Shqipërinë, edhe pse kishte mundësinë që t’i bashkohej përfaqësueses së Zvicrës.
Aliji, gjatë një interviste për televizionin zviceran, SWR, zbuluar arsyen pse zgjodhi Shqipërinë para ekipit helvetik.
“Kam luajtur për ekipet përfaqësuese të moshave në Zvicër, përpara se të zgjidhja kombëtaren shqiptare. Ishte një dëshirë e imja për të qenë pjesë e kuqezinjve, duke pasur parasysh se ai ishte atdheu i prindërve të mi”, ka deklaruar Aliji.
“Gjithashtu edhe trajneri arriti të më bindë dhe të më jap sigurinë se me Shqipërinë do të arrinim diçka të madhe. Kualifikimi në Europian ishte një krenari e madhe për të gjithë ne, na bëri të ndihemi krenar, teksa shikonim lumturi në sytë e njerëzve tanë. Janë disa gjëra që nuk harrohen kurrë, dhe Europiani ishte një prej tyre”, ka theksuar ai. /Express/
Komentet