Gjatë deklaratës për mediat nga seli blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se është një gënjeshtër e rëndë, manipulimi se qytetarët nuk dolën te votojnë.
Berisha theksoi se në fakt, 180 mijë qytetarë nuk janë lejuar që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, pasi u përjashtuan nga Rama dhe ministri i tij.
‘Mediat, të cilat për fatkeqësinë e tyre, bëjnë do të thosha një zhurmë shumë të dëmshme për shoqërinë, të cilat përpiqen të sfumojnë dhe zhurmojnë megakrimin elektoral të përmasave të papara kurrë ndonjëherë, të farsës elektorale të vitit 2023, në mënyrë shumë superficiale interpretojnë se pjesëmarrja më e ulët se në vitin 2021, vjen për shkakun se opozita nuk pati alternativë.
Nuk ka gënjeshtër më të rëndë se kjo.
Opozita dhe të gjitha kronikat e medieve gjatë fushatës faktojnë se opozita ishte alternativë dhe kishte alternativë për çdo bashki të Shqipërisë sa asnjëherë tjetër.
Kandidatët e opozitë, të armatosur me alternativën e tyre, kërkuan kudo ballafaqim me kandidatët e narkoshtetit, por që nuk dolën kurrë.
Në majin e vitit 2023 e 1 milionë e 313 mijë zgjedhës. Në vitin 2021 votuan 1 milionë e 570 mijë zgjedhës. Pra në vitin 2023 votuan më pak së në vitin 2021, 265 mijë zgjedhës. Prej tyre, mbi 200 mijë prej tyre iu hoq për arsye politike e drejta e zgjedhjes.
Këto akte në të cilat do të ndalemi edhe në daljet e tjera para jush, janë tipike për zgjedhje të tipit Putin. T’u heqësh qytetarëve të drejtën për të votuar, vetëm se ata kanë bindje të ndryshme politike dhe ti i ke nxjerrë ato me dokumente që shteti i mban me mirëbesim, përbën një akt kriminal armiqësor ndaj këtyre qytetarëve, ndaj opozitës dhe ndaj lirisë së vendit.
Partia Demokratike, siç theksova më parë, e zotuar të mbrojë votën e qytetarëve, e konstatoi dhe e denoncoi dhe e dërgoi te SKAP-i i partisë. SKAP-i i partisë vetëkuptohet, që e përcolli siç mori urdhër, por ditën e votimit nuk votuan për shkak të listave, 180 mijë qytetarë shqiptarë.
Pra, siç e shihni, këto zgjedhje janë zgjedhje në të cilat u ndërmor çdo lloj mase, nga kërcënimi me revole në ballë, që i kemi dhe i kemi paraqitur, te përjashtimi si në diktatura, te heqja e të drejtës së votës nëpërmjet listës, nga Edi Rama dhe regjimi i tij.
Faleminderit!’, theksoi gjatë deklaratës së tij, kryetari i PD-së Sali Berisha. syri.net