Pas kryerjes (mbarimit) të “obukës”(përgatitjes ushtarake) si gardist i Titës (Titos) në “Topçider” dhe “Dedinje” të Beogradit, vjen shoqi për “sylah” (pushim ushtarak) në katundin e tij që sot i thonë “vendlindja e shefit të krejt shefave” të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit dhe prostitucionit politikë në Kosovë, Ballkan dhe shumë më gjërë. Mileti (populli) si mileti, të interesuar dhe kurreshtar për gjithëçka e çdo gjë, shkuan për me e parë ose vizituar gardistin e Dedinjes dhe Topçiderit në shtepinë e tij asokohe me çerpiçë ose tjegulla gabeli (maxhupi) dhe..e pyeten: “Allahile be Bali Begjë me çka po e hajke bukën Mashalli?!” : “Beli vallha Mashall (Marëshall) Tita po e hajke bukën veç me sheqer!”: Euu…Qy qy…! Laj vela ! I lumi ai për veti! Po ti me çka e hanë bukën si gardist i Mashallit (Titos) o bal?!”, e pyetën prap bashkëfshatarët e tij gardistin (gardianin) e “Topçiderit, Dedinjes dhe Kremlinit.: “Paj, bukën e ha me tyrli jemeku ose me gjithëçka që është e mirë për insanin (njeriun) ! Në kaftjall (mengjes) ha vo (ve) t’zime me çaj dhe margarinè, në drekë përditë e ha nga një t’qime n’bythë (pulë të majme të drzhavës), ndërsa në darkë e lyej dhe ngjyej me eurokrem, marmelatë, pekmez ose me reçel. “, u gjegj gardisti.: Ç’a (çka) po flet ejjj! T’bafshin mirè! …Po me çka e hjekë (shuan) etjen pas të gjitha atyre masllahateve e salltaneteve o bal!? “, të habitur e pyesin prap bashkëfshatarët kurioz dhe marakli.: “Etjen e hjeku (shuaj) me ujë, me langje të ndryshme.., veç rakinë nuk e përdori kurrë ma, sepse me pije “shlivovicë” ose “vinjak” në Dedinje ose Topçider të Beogradit, po të digjëka bytha këtu në Marecin tonë legjendar!”, u tha për fund gardisti.
2. “Robinson Krusoja” duke u bërë mik si dhe duke vënë raporte të shkëlqyera me atë “Nomadin fisnik” të Daniel Defosë : Kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqët e ndryshme kulturore dhe artistike të kontinentit plak., Montesquie më anë të “Letrave Persiane” ndërkaq, do ia mundësonte edhe një të “padituri, paarsimuari ose “nomadi fisnik” që të vështronte dhe analizonte asokohe në menyrë kritike mbi të metat dhe strukturën e atëhershme shpirtërore, organike, kulturore, historike dhe artistike në Evropë dhe me gjërë.
3. Evropa ose Perëndimi e kanë shpirtin e thellë dhe zemrën e madhe për gjithëçka. Madje, edhe për “imamët” ose “hoxhallarët” e ndryshëm të Rusisë, Serbisë ose Turqisë në “namaz” ose “taravi”! (….)
Komentet