Alergjia është një reagim armiqësor i sistemit imun ndaj një substance që normalisht do të konsiderohej e padëmshme. Reaksionet alergjike shkaktohen nga ekspozimi ndaj alergjeneve. Një alergjen është një proteinë që organizmi e vlerëson si të huaj dhe të rrezikshme. Alergjenët mund të jenë ushqime të veçanta, toksina të mjedisit, poleni i luleve dhe pemëve, myku, morri i bimëve, zemërimi shtazor dhe një mori irrituesish të tjerë. Menjëherë pas ekspozimit ndaj një alergjeni, sistemi imun lëshon antitrupa specifike për të shkatërruar këtë alergjen armik, duke angazhuar një seri komplekse veprimesh që përfshijnë një sërë reaksionesh biokimike. Më pas, këto kimikate prodhojnë një inflamacion ose simptoma të tjera të një reagimi alergjik. Reagimet alergjike mund të jenë nga më të lehtat deri te më të rëndat, ku këshilla profesionale mjekësore e menjëhershme bëhet e domosdoshme.
Simptomat
Në simptomat e përbashkëta të reaksioneve alergjike tipike përfshihet vështirësia në frymëmarrje, përflakja, përskuqja e syve, kruajtja dhe lotimi i tyre, teshtima, kollitja, kruarja, sekrecionet e hundëve, mufatja, nxehja e fytyrës, rrethi i errët nën sy, kullimi i hundëve, ënjtja, urtikaria, të vjellat, shtrëngimet e stomakut dhe acarimi i zorrëve apo ënjtja e tyre. Reaksionet më të rënda përfshijnë shtrëngim të kanalave bronkiale (astma), vështirësi në frymëmarrje apo edhe krizë anafilaktike, e cila mund të bëhet vdekjeprurëse nëse nuk trajtohet në kohë. Alergjitë mund të rezultojnë gjithashtu në stresimin e sistemit të tretjes, në gazrat e zorrëve dhe në mostretjen e ushqimit apo keqtretjen e tij. Njerëzit e ndjeshëm mund të ndiejnë edhe pezmatim në gjuhë ose në gojë.
Llojet e alergjeneve që shkaktojnë reagim alergjik
Alergjenet e mjedisit, ku përfshihen lëndët kimike, toksinat, myqet, pluhurat e irritues të tjerë në mjedisin tonë, të cilat e bëjnë rrugë të tyre ajrin tonë, shtëpitë tona, ujin dhe ushqimet tona. Alergjenet ushqimorë janë zakonisht ushqime të padëmshme, por që shumica e njerëzve nuk i pëlqejnë.
Shkaktarët e zakonshëm të llojeve të ndryshme të alergjive
Shumica e alergjeneve apo shkaktarëve të zakonshëm të alergjive ndeshen në katër kategori kryesore: kontakti, gëlltitja, nuhatja dhe injeksioni. Nëse jeni alergjik, ju shpeshherë jeni të ndjeshëm ndaj më shumë se një substance.
Alergjenët e kontaktit mund të jenë bimë të tilla si dredhka helmuese, lisi dhe valanidhi, bizhuteri, produkte shtëpiake për pastrim, duke përfshirë edhe sapunët dhe detergjentë të tjerë, apo produktet e zbukurimit të tilla si ato kozmetike dhe ngjyrat e flokëve.
Alergjenët e gëlltitjes përfshinë ushqimet, ilaçet, si dhe metalet e rënda në ujin të pijshëm. Ushqimet më të shumta që shkaktojnë reaksione alergjike janë: gruri, misri, qumështi dhe produktet tij, e bardha e vezës, domatet, soja, guaskat e detit, kikirikët, çokollatat, si dhe ngjyrat e ushqimit, aditivët dhe pesticidet. Kurse prej medikamenteve që shkaktojnë reaksione alergjike përmendim aspirinën, ilaçet nonsteroidal antiinflamator (NSAID) dhe antibiotikët si Amoxicillin dhe Penicilina.
Alergjenët e nuhatjes, ku përfshihen produktet kimike ajrore dhe tymi, tymi i duhanit, inati shtazor, zhgualli i kacabunjve, pluhuri i morrave të bimëve, sporet e mykut, nxjerrjet e makinave dhe kamionëve dhe poleni i bimëve të tilla si bari, pemët dhe barërat e këqija.
Alergjenët e injeksioneve, përfshirë këtu pickimin dhe thumbimin e insekteve dhe në disa raste, medikamentet injektuese (duke përfshirë edhe vitaminat sintetike-artificiale të farmacisë).
Shkaqet e alergjive
Në përgjithësi shkaqet kryesore për alergji dhe ndjeshmëri kanë të bëjnë me dietën ushqimore dhe stilin e jetesës dhe këto shkaqe janë: funksioni imun i pabalancuar, funksionet penguese të supozuar, (siç është sindromi i “zorrës që pikon”) dhe mbingarkesa toksike. Secili prej këtyre shkaqeve në shkallë të ndryshme është përgjegjës për zhvillimin dhe vazhdimin e alergjisë dhe ndjeshmërisë.
Funksioni imun i kompromentuar: Një sistem imun i pabalancuar rrit seriozisht rrezikun e reaksioneve alergjike. Çrregullimi dhe çekuilibrimi i sistemit imun të dikujt shkaktohet nga vaksinimet dhe imunizimet e përsëritura në kohën e fëmijërisë dhe në moshën madhore, nga dëmtimi i florës së shëndetshme për zorrët dhe mbibesimi dhe mbështetja tek antibiotikët dhe steroidet (sidomos pilulat kontraceptive për ndalimin e shtatzënisë). Ilaçe të tilla e ngatërrojnë organizmin dhe sistemi imun i tij has probleme në dallimin e mikut nga armiku.
Shkaqet e tjera të mosfunksionimit imun janë dobësia e trashëguar, mungesat ushqimore, dietat e përsëritura dhe monotone, kimikatet në ushqim, si pesticidet dhe lëndët ruajtëse, si dhe tharma kronike dhe gjithnjë në rritje e zorrëve (Candidiasis). Dieta mesatare e një pacienti alergjik normalisht përbëhet nga 30 ushqime ose më pak dhe ushqimet që ai ha më shpesh mund të bëhen bazë për intolerancën ushqimore.
Komentet