Aleati i Bashës, kreu i PDK-së ka folur i pari për dështimin e negociatave mes kryedemokratit dhe kryeministrit Rama, sot me ndërmjetësimin e presidentit Nishani.
Ndoka në një postim në rrjetin social Facebook, vetëm pak pasi kryeministri Rama doli shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, shkruan se ne Presidence duket tym i zi, si lajm për dështimin e negociatave, që synonin zgjidhjen e ngërçit politik.
Nga Presidenca doli i pari Rama dhe Ruçi, por pa dhënë asnjë deklaratë p♪7r mediat lidhur me bisedimet.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha qëndroi pas Ramës për gati 50 minuta ore në takim kokë më kokë me presidentin Nishani.
Burime për Panorama bënë me dije se takimi nuk prodhoi asnjë marrëveshje, ndërkohë që data e zgjedhjeve dhe çështja e kryeministrit ishin dy pikat që mbajën peng marrëveshjen.
Komentet