Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, është mbledhur ditën e sotme në protestë para SPAK. Regjisori Edmond Budina u shpreh se edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dite nga kallëzimi që kanë bërë për shembjen e Tetarit, SPAK ende nuk ka reaguar.
Ai i ka thënë thirrje këtij institucioni që të mos bëhet palë me mafien, por të jetë në krah të qytetarëve.
“SPAK ndaje mendjen, me mafien apo me qytetarët?! Skandalet në vend po plasin nga dita në ditë. Qytetarët po zhyten në varfëri. Pas 2 vitesh e 9 muajsh kallëzim për Teatrin, SPAK nuk reagon. Thirrje SPAK të mos bëhet palë me mafien. Jemi këtu për t’i thënë Stop mafies”, u shpreh ai.
Kallëzimi në SPAK për shembjen e Teatrit, aktori Malkaj ironizon shoqërinë civile: I përshëndes ata që gjenden aty ku ka para. Çohuni dhe protestoni
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, është mbledhur ditën e sotme në protestë para SPAK, pasi sipas tyre edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga kallëzimi i tyre për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aktori Mehdi Malkaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngihen edhe të bashkohen në protesta, pasi sipas tij jetojmë në diktaturë.
Ai nuk i ka kursyer edhe ironit për shoqërinë civile, që sot nuk i janë bashkuar prostës së tyre.
“Përshëndes shumë ata që na shikojnë nga lokalet dhe nuk begenisin të vinë, edhe këta që na shikojnë nga xhamat këtej nga mbrapa, por në veçanti e kam për atë që quhet shoqëri civile dhe gjendet gjithmonë aty ku janë paratë. Ka ndonjë të shoqërisë civile këtu? Nuk ka, se ashtu e kanë hallin ata. E kam thënë, ra teatrit, ta gëzoni diktaturën. Ju bëni si të doni, çdo njeri zgjedh, o të jetojë si shqiponjë o të zvarritet si zhapik, unë kam zgjedhur shqiponjën. Nuk kemi liri, jemi popull si skllevër. Ju bëj një thirrje, mos rrini shtrirë, ngrihuni nga gjumi jo për të shpartalluar, jo për të vrarë, por për të vendosur demokracinë, se jemi në diktaturë, ky është mendimi im, më mirë të vdesësh duke protestuar sesa duke parë në TV. Unë kam zgjedhur këtë, dua të vdes duke protestuar”, tha ai.bw
Komentet