VOAL – Në rubrikën tonë të mirënjohur ‘Albumi i Piktorit’ po sjellim për lexuesit portretin e aktorit të shquar shqiptar Çun Lajçi realizuar me mjeshtëri nga piktori Gazmend Freitag.
Çun Lajçi nga vitet 1970 punoi si aktor i rregullt në Teatrin e Prishtinës. Luajti mbi 200 role në Teatër dhe 30 filma artistik. Dy herë u shpall aktori më i mirë i Serbisë në Takimet Teatrore “Joakim Vujiq”. Në festivalin e teatrit “Prishtina Fest” u shpall aktori më i mirë me shfaqjen “Hëna prej letre” në regji të Fadil Hysës. Nga ministria e kulturës mori çmimin e karrierës. Gjithashtu nga presidenca e Shqipërisë ka marr çmimin e “Naim Frashërit”. Ka botuat dy përmbledhje poezish “Zjarr i pashuar” dhe “Fjalës nesër i bëhet vonë”.
Gazmend Freitag (lindur më 25 maj 1968 në Pataçan të Poshtëm) është piktor shqiptar nga Kosova. Shkollën e mesme e mbaron në Prizren në vitin 1987, ndërsa mbas dy semestrave studimi në fakultetin juridik në Prishtinë, më 1990 zhvendoset në Gjermani. Nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz, Austri.
Komentet