VOAL – Në rubrikën tonë të mirënjohur Albumi i Piktorit, sot po sjellim për lexuesit tanë një punim të grafistit të shquar Avni Delvina. Piktori e komenton kështu grafikën e tij: “Grafike me pikturen e famshme te Delacroix….. Me kete grafike dua te tregoj forcen e femres ne kete moment te veshtire qe po kalon vendi yne. Ajo nuk mund te rri me indiferente dhe e nenshtruar… Ajo nuk ka me rivale, sepse burrat shqiptare e kane humbur busullen me kohe. Ajo duhet te hyje fuqishem ne kete moment historik dhe e ka treguar gjithmone vehten se eshte shume e forte dhe ka mbijetuar ne cdo lloj situate duke dhene dhe jeten ne ferrin komunist… Ne kete grafike e perfaqesoj femren shqiptare nepermjet shume figurave shqiptare dhe te huaja gjate nje proteste…… Femra e Delacroix qe mban flamurin, ne portret eshte intelektualja shqiptare Sabiha Kasimati e vrare barbarisht nga komunistet… e me pas vazhdojne Joan Bais, Nene Tereza, Musine Kokalari, Oriana Fallaci, Margaret Thatcer, figura qe tregojne forcen e saj shpirterore dhe intelektuale….. Meqe ne protesta ka nevoje per masivitet, nga pas jane futur dhe burrat se duhen per mbushje…. Protestat eshte e keshillueshme te behen pas ores 23, sepse eshte ora kur ndeshjet e futbollit kane mbaruar se bashku me bastet, dhe burrat jane disponibel…… Nga pas ku jane burrat, eshte vene dhe flamuri i UEFA-s ne vend te flamurit shqiptar qe e mbajne grate.”
Komentet