Asociacioni amerikan i industrisë së incizimeve, ka njoftuar se albumi arriti një shifër prej 30 milionë kopjeve të shitura në vend
LOS ANGELES – “Thriller”, albumi i Michael Jacksonit, tre dekada pas publikimit ka shënuar rekord të ri në shitje. Asociacioni amerikan i industrisë së incizimeve, ka njoftuar se albumi arriti një shifër prej 30 milionë kopjeve të shitura në vend.
Pas këtij rekordi, Jackson u bë muzikanti i parë i cili për herë të 30-të do të marr statusin multi-platinum. “Thriller” akoma më mirë shitet jashtë vendit ku arrit shifrën prej 100 milionë kopjeve të shitura nga viti 1982, kur u shfaq në treg.
Muzika e Jacksonit ka përjetuar një popullaritet të papritur pas vdekjes së tij të papritur, në vitin 2009. Albumi “Thriller” përveç këngës së titulluar njëjtë përfshin edhe hitet e mëdha të tij të tilla si “Beat It” dhe “Billie Jean”.
John Branca, një nga menaxherët e pasurisë së Jacksonit ka thënë se “Thriller” është matësi sipas të cilit klasifikohen albumet në industrinë muzikore. Sipas mendimit të tij, albumi është i veçantë, sepse Jackson e ka shkruar për t’ju adresuar një audience të gjerë, gjë e cila ndihmoi shitjen e tij të mirë jashtë vendit. aa
Komentet