Spiuni i ambasadave le të ju tregojë qytetarëve se:
Kush i shkeli 23 nene të Kushtetutës për t’ia plotësuar kërkesat Serbisë? Kush i futi kandidatët e LDK-së në Gjykatën Kushtetuese? Kush u pasurua dhe po bën biznes me fondin e 3 %? Kush i ka më shumë se 70 dosje në prokurori? Naser Osmani që i është ngritur aktakuzë për korrupsion a është pjesë e partisë që ti përfaqëson? Po ata tjerët që dyshohen për keqpërdorimin e pronave publike? Si i krijuan bizneset djemtë e Isës? Kush e përdori sistemin e drejtësisë për t’i përndjekur e burgosur deputetët, qytetarët dhe aktivistët e opozitës? Kush dha urdhër për t’i thyer e bastisur zyrat e opozitës? Kush kërkoi vota për ta luftuar SHIK-un dhe sot bashkëqeverisin me ta?
Andaj gjitha këto të cekura më lartë dhe shumë të tjera nuk mund të quhen ndryshe veçse anarki, shtypje, plaçkitje dhe tradhëti.
Qytetarët i dijnë të gjitha këto dhe shumë shpejt do ta merrni përgjigjen e duhur.
Komentet