Barometri diplomatik
Kjo është rrenë, shpifje, diletantizëm, Hashimizëm, Hoxhajizëm, dhe putinizëm, “eho” e luftës për pushtetin e humbur nga vota demokratike e zgjedhësve në shkurtin e vitit 2021.
Mbrojtja e sovranitetit të Kosovës nga ana e Albinit dhe e Uashingtonit, është një strategji unike-një planet, jo dy e as tri, siç ka pohuar ish-ministri i Kosovës, E.Hoxhaj, i cili së bashku me Hashimin, me Editën jo më pak se një dekadë kanë gënjyer popullin se “Serbia de fakto e ka njohur Kosovën” !?
– E, në të vërtetë, tash po shihet në veriun e Kosovës (që Beogradi me asët e tij, si Vuçiqi dhe Daçiqi… etj.), e kanë sjellë para shpërthimit të një lufte të re, duke bërë agresion në Kosovë. Këtë agresion Serbia e dëshmoi, edhe me plagosjen e 35 ushtarëve të KFOR-it dhe të kidnapimit të 3 policëve shqiptarë të Kosovës.
-Ja, kjo është “njohja de fakto” (sipas H.Thaçit, E.Tahirit dhe E. HOxhaj) e Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar (2008-2023) !?
Mirëpo, me gjithë këto gënjeshtra politike të lidershipit të Kosoivës, Aleksandër Vuçiqi dhe Ivicia Daçi vazhdimisht kanë deklaruar se, Beogradi as de fakto e as de jure nuk e ka njohur Kosovën. Kjo dëshmon se E.Hoxhaj me bashkëpunëtorët e tij shtetërorë nuk ishin në të “njëjtin planet” me Platformën e Albin Kurtit për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, sepse Hoxhajt, Thaçët, Tahirët, Mustafajt me 2013 dhe më 2015 miratuan dhe ratifikuan “29 marrëveshje me palën negociuese serbe. Ndër to edhe Marrëveshjen famëkeqe “Srpska zajednica”, e cila pritet së shpejti të zbatohet në terren. Kjo është “dhurata më e mirë” e ish-qeverive dhe e parlamenteve të Kosovës për Serbinë e Aleksandër Vuçiqit, i cili si kundërshpërblim këtij “kompromisi” po e zbaton Kushtetutën e ish-presidentit serb Vojsilav Koshtunica (2006), ku në preambulën e saj thuhet se “Kosova është krahinë e Serbisë”!
Përkundër këtij skandali juridiko-kushtetues në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me Kartën e Kombeve të Bashuara, ish-titullarët e sipërtheksuar politikë të Kosovës kanë pranuar të hyjnë në Dialog me Serbinë në Bruksel (2011-2023).
Ky ishte fataliteti juridik, politik dhe diplomatik për Kosovën e pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008), sepse në bazë të marrëveshjeve të arritura mes palëve negociuese, të ratifikuara nga Kuvendi i Kosovës, si dhe në bazë të Marrëveshjes së Ohrit (18 mars 2023) të dakorduar verbalisht mes kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq në praninë e ndërmjetësuesve të BE-së (Josep Borrell dhe Mirsolav Lajçak), si dhe të emisarit special amerikan Gabriel Escobar, erdhi në shprehje formimi i domosdoshëm i “Srpska zajednicës me shumicë serbe në veriun e Kosovës.
Albin Kurti nuk është “diktator ultranacionalist”, por demokrat evropiano-amerikan
-Por, presidenti serb Aleksandër Vuçiq është kolonizator fashist, që me luftë po ngulmon ta rikthejë Kosovën nën sundimin kolonial të Serbisë (1912-1999). Ky është filli i “lëmshit” politik, propagandistik dhe diplomatik serbmadh në veriun e Kosovës, jo Albin Kurti, as KFOR-i e as policia e Kosovës.
Ky është problemi, jo Albin Kurti, i cili në mënyrë paqësore, ligjore dhe kushtetuese po demonstron shtrirjen e sovranitetit të Kosovës, edhe në pjesën veriore të saj. S’ka këtu “radikalizëm”, “ultranacionalizëm”, as “racizëm” e as kurrfarë padrejtësie nga qeveria e Albin Kurtit ndaj minoritetit kolon serb në veriun e Kosovës, por zbatim të ligjit dhe të Kushtetutës së Kosovës në mbarë territorin e saj, duke e përfshirë edhe veriun e getoziuar dhe të kontrolluar nga Serbia e Aleksandër Vuçiqit.
Kolonializmi serboamdh, së shpejti do të “pjell” edhe një “Republika srpska” në Kosovë
Këtë frikë dhe dyshim po e dëshmon edhe gjendja e brishtë e rendit, e ligjit dhe e sigurisë në Mitrovicën veriore dhe në tri komunat e tjera (Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi), e krijuar si pasojë e protestave të dhunshme të kriminelëve serbë (26 maj – 22 qershor 2023), të cilët brutalisht kanë përgjakur dhe plagosur 35 ushtarë paqësorë të KFOR-it, 1 polic shqiptar, kanë kidnapuar 3 policë shqiptarë brenda territorit të Kosovës (14 qershor 2023), si dhe kanë rrahur gazetarët e mediave në Leposaviq, duke penguar shtrirjen e sovranitetit kushtetues të Republikës së Kosovës sipas zgjedhjeve lokale të fundit (27 prill) nga të cilat dolën 4 kryetarë të rinj, të cilët nuk i njohën kriminelët e Aleksandër Vuçiqit, të stacionuar dhe të aktivizuar në veriun e Kosovës.
Albin Kurti është në të njëjtën “anije” me Amerikën, kurse Presidenti A.Vuçiq në të njëjtën raketë bërthamore me Rusinë e Putinit nën të njëjtin simbol të “botës ruse”.
Kjo është asimetria politike dhe diplomatike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe e presidentit serb Aleksandër Vuçiqit, jo me Amerikën, sepse Amerika është në anën e mbrojtjes së sovranitetit të Kosovës, Amerika është aleat dhe partner strategjik i Kosovës-NJË PLANET me qeverinë e Albin Kurtit.
Serbia po “lodron” sigurinë e Ballkanit, OKB-ja po hesht!
Ndërkaq, politika, propaganda dhe diplomacia shqiptare po “luajnë domina” të konsumuara nga tablloidet ruso-serbe të Beogradit dhe të Moskës, duke u zënë mes veti, se kush do të humbasë a do të fitojë, amalgama ruso-serbe, e cila hëpërhë ka ngelur me të dy këmbët në “baltën e gjallë” të invazionit rus në Ukrainë (por, megjithatë ashtu e stërkequr dhe e rraskapitur po ëndërron hapjen e një fronti të ri të luftës për ta shpëtuar “botën sllave” në Ballkan) apo fronti i Ballkanit Perëndimor me Amerikën, me NATO-n dhe me BE-në krye, që po orvatet ta shpëtojë Ballkanin, duke e integruar në Bashkimin Evropian (BE). Në këtë kontekst, triumfuese do të jetë strategjia vizionare e ndërtimit të paqes, të sigurisë, të zhvillimit, të stabilitetit, të bashkëpunimit dhe të integrimit të popujve të Ballkanit në kuadrin e perimetrit gjeopolitik, gjeostrategjik, gjeoekonoik, demokratik dhe paqësor të Evropës Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë vështrim, Amerika me aleatët e saj evropianoperëndimorë dhe ballkanikë nuk do të lejojë, që Beogradi dhe Moska si (piemontë të sllavëve të Ballkanit) të invadojnë me agresion as Kosovën, as Shqipërinë, as Malin e Zi, as Federatën e Bosnjë-Hercegovinës e as të Maqedonisë Veriore.
Serbia nuk është paqësore e as demokratike
Përkundrazi, Serbia ka qenë dhe, edhe sot është “fuqia e barutit” të Ballkanit , jo Kosova e pavarur paqësore, jo “politika ultranacionaliste” e Albin Kurtit, e shpifur nga gazetari Bratislav Kërstiq, pohuar në panelin e “Politikos”, më 22 qershor 2023, se “ Edhe Kurti edhe Vuçiqi janë diktatorë. “Kurti është diktator ultranacionalistë,kurse Vuçiqi diktator mafioz.” (https://gazeta10.com/lajme/.
Keqkuptim dhe interpretim I gabueshëm ky, sepse as Kuri e as Vuçiqi nuk janë “diktatorë”, por si zakon dhe paranojë që e kanë serbomëdnjtë githmonë ndërrojnë tezat (qoftë politike, historike apo propagandistike), kur duan të fshehin etnocentrizmin autodestruktiv, aultranacionalizimin, fashizmin dhe kolonializmin gjenocidal ndaj shqiptarëve dhe gllabërimit të territoreve autoktone të tyre. Kjo taktikë dhe strategji shumëshekullore, që nga Jovan Stratimiroviqi, Vuk Karaxhiqi, Ilija Garashanini, Qubrilloviqi, Andriqi, Qosiqi, Slobodan MIlosheviqi..etj. duke gënjyer, mashtruar dhe manipuluar edhe Evroën, që nga shekulli XII), e, edhe sot shekulli XXI (2023), Bratislav Kërstiq ofendon dhe shpif kryeiistrin Albin Kurtin si “dictator ultranacionalist”, pse me të drejtë po lufton për shtrirjen dhe mbrojtjen e sovranitetit territorial dhe shtetëror në Veriun e Kosovës.- Zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës së Kosovës dhe zbatimin e normave dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare nga ana qeverisë së Albin Kurtit, askush nuk ka të drejtë ta quajë “proces ultranacionalist” e as shovinist, por process të domosdoshëm nacioanl, juridik dhe shtetëror demokratik.
Jo Albin Kurti, por Aeksandër Vuçiqi është ultranacionalist fashist
Sepse në njërën anë, po gënjen, se është me Evropën perëndimore dhe me Amerikën, kurse në anën tjetër, është hedhur në projektin rusomadh të krijimit të “botës ruse”, me qëllim që t’u kundërvihen interesave evropiane dhe amerikane jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, me synim, që të ndikojnë në shthurjen graduale të BE-së dhe të konfrontimit me Amerikën.
Derisa Serbia mban nën sundimin e saj kolonial shekullor: Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, si pohon se “kosova është e Serbisë”, sinqeriteti i saj ndaj strukturave evroatlantike dhe ndaj Amerikës, është vetëm një zero e madhe në akull, mbase kjo është minuesja kryesore e axhendës së integrimit e paqësimit, e stabilitetit dhe e demokratizimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Derisa Kosova të figurojë në Kushtetutën e Serbisë si ”provincë serbe”, Dialogu i saj me palën shqiptare të Kosovës në Brukesel (2011-2023), është vetëm një farsë politike mashtruese sa për t’u hedhur “pluhur syve” ndërmjetësuesve të BE-së (Josep Borrell dhe MIroslav Lajçak) si dhe emisarit special të Amerikës (Gabriel Escobar), se gjoja Serbia synon BE-në, jo Rusinë?! Kjo është gënjeshtra më e rafinuar që po u bëhet Amerikës dhe BE-së, sepse Serbia është aliazhuar me “mish e shpirt” me Moskën e Vladimir Putinit, me shpresë se, Rusia do ta ndihmojë në kthimin e Kosovës(ish-kolonisë) nën kthetrat e përgjakshme të sundimit depsotik kolonial qindravjeçar serb (1912-1999).
E gjithë kjo “ngrehinë” koloniale serbomadhe, e ndërtuar me copa të territoreve autoktone iliro-shqiptare, provon se, edhe sot Serbia është një nga shtetet më të fuqishme kolonialiste në Evropë, sepse që nga Kongresi i Berlinit (1878) e deri më sot (shek.XXI, viti 2023) nuk ka braktisur kolonitë e saj të pushtuara dhe të copëtuara nga Shqipëria Etnike.
Këtë avaz të vjetër (1989-1999) të përdorimit të politikës dhe të strategjisë së forcës së regjimit policor-ushtarak dhe paraushtarak të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, presidenti Aleksandër Vuçiq e reprizoi piukërisht më 26 maj, e po e vazhdon edhe tani, duke u shërbyer me forcat e tij kriminale terroriste subversive dhe agresive (përditë po organizon protesta të dhunshme në emër të kundërshtimit të kryetarëve të rinj të katër komunave (Mitroivca veriore, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku), të dalë nga zgjedhjet e 27 prillit 2023. Në këtë mënyrë, duke përdorur forcën, terrorin dhe anarkinë Beogradi zyrtar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në krye totalisht ka destabilizuar rendin, qetësinë dhe sigurinë në Mitrovicën veriore, përkatësisht në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, duke plagosur 35 ushtarë të KFOR-it, 1 polic shqioptar, më pas, pikërisht më 14 qershor kidnapoi 3 policë të Kosovës, si dhe disa ditë më vonë në Leposaviq kriminelët serbë rrahën brutalisht ekipin e mediave të RTK-së.
Pa e sanksionuar Serbinë agresore, siguria dhe paqja në Kosovë, përkatësisht në Ballkan, vetëm një iluzion i shkretë !
Derisa Serbia është anëtare e OKB-së, kjo është e detyruar, që t’i zbatojë normat dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe ato të së drejtës ndërkombëtare, se
Ndryshe, Serbia do të eksperimentojë edhe teste të tjera kidnapimi jo vetëm të policëve, të ushtarëve të KFOR-it, por edhe të qytetarëve të tjerë të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë , të Maqedonisë Veriore, të Malit të Zi dhe të Bosnjë e Hercegovinës, për t’i futur nën “ombrellën bërthamore” të Rusisë së Vladimir Putinit, sepse vetëm në këtë mënyrë të ekspansionizmit gjepolitik dhe militarist, Serbia do të mund ta siguronte daljen në Detin Adriatik.
Regjimi fashist antidemokratik dhe antipaqësor i Serbsië së Aleksandër Vuçiqit po vepron duke përorur politikën nga pozita e forcës (gjoja se është faktorizuar si ushtarakisht, ashtu edhe politikisht si fuqi e dikurshme ballkanike), me qëllim që t’i “shlyjë” 3 gjenocidet e fundit të saj ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Mirëpo, një “amnisitim” të tillë të Serbisë, OKB-ja, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja nuk do të duhej ta bënin në asnjë formë, por duhet ta shkallmojnë, sepse është krim-vepër penale ndërkombëtare sipas së Kartës së Kombeve të Bashksuara, ashtu edhe sipas normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, si dhe t1% rendit juridik pozitiv ndërkombëtar.
Albin Kurti(kryeministri i qeverisë së Kosovës) nuk është fajtori, por presidenti Aleksandër Vuçiq-kolonizatori, të cilit po ia “kana Trepçen e Artë!
Ky është fjatori kryesor, që me gjithë spektrin politik, diplomatik, policor, të sigurisë, ushtarak, akademik, propagandistik, medial dhe kishtar e ka destabilizuar veriun e Kosovës (26 maj – 20 qershor).
Sa herë e kemi falur Serbinë, ajo prapë na ka vrarë dhe ka djegur Kosovën me gjenocid (1912-1999). Këtë e ka vërtetuar historia e derisotme e përgjakshme dhe tragjike, si dhe gjenocidi i fundit, ku Serbia Ռetniko-fashite e Slobodan Milosheviqit e përsëriti, edhe në dekadën e fundme të shekullit XX (1989-1999).
Sikur OKB-ja ta kishte dënuar Serbinë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, ashtu sikurse Gjykata Ndërkombëtare Ushtarake e Koalicionit të shteteve antihileriane, që e pati sanksionuar Gjermaninë nazifashiste të Adolf Hitlerit (1946), sot nuk do të kishim pasur konfliktin në veriun e Kosovës me Serbinë kolonialiste
-Ja, ky është shkaku, pse Serbia e Aleksandër Vuçiqit bën agresion dhe ndërhyn në punë të brendshme të Kosovës, duke mos u penguar nga bashkësia ndërkombëtare, ngase OKB-ja nuk e ka ndëshkuar për 3 gjenocdet e kryera ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).
Pra, po ta kishte paguar çmimin e duhur për krimet e gjenocidit të saj ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve, sot Serbia nuk do ta kërcënonte me luftë Republikën e Kosovës, me qëllim që ta rikthente prapa në “kopshtin zologjik” kolonial të saj (1912-1999).
Ky është problemi i pazgjidhur i Ballkanit, që seriozisht ende kërcënon stabilitinetin, bashkëpunimin, integritetin, sigurinë dhe paqen në rajon.
Pa ndëshkimin e ligjshëm juridik ndërkombëtar, Serbia vazhdimisht do të krijojë vatra të reja nevralgjike dhe kriza të panumërta politike me magnitudë shpërthyese të “ukrainizimit” të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të sjelljes së armëve bërthamore të Rusisë në Serbi, ashtu sikurse ato të “kontigjentit të parë taktik, që Vladimir Putini i dislokoi në Bjellorusi, dhe se do t’i përdorë nëse rrezikohet territori dhe shteti i Rusisë.”
Mirëpo, këtë deklaratë komentuese të Putinit e ka përgënjeshtruar sekretari i Deparatemntit Shtetër Amerikan, Antony Blinken,duke thënë se ‘hëpërhë nuk ka kurrfarë shenjash se Rusia është e gatshme për t’i përdorur armët bërthamore për ta sulmuar Ukrainën”.