Albin Kurti nuk e ka asnjë dyshim se edhe Dardan Molliqaj dhe Visar Ymeri mund të zëvendësohen në Parti. Tha se të gjithë janë të zëvendësueshëm.
“Secili aktivist i VETËVENDOSJE!-s është i nevojshëm por asnjëri s’është i pazëvendësueshëm. Demokraci kudo dhe tërë kohën. Demokraci pa hakmarrje. Kështu mund dhe do të ecim përpara”, ka shkruar Kurti, në një letër e shkruar nga burgu.
Në anën tjetër, Visar Ymeri, nuk shkoi fare në mbledhjen në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Edhe udhëheqësi formal i VV’së tha se demokraci nuk është marrja e vendimeve në kushte histerisë e pankut.
“Nuk ka e nuk mund të ketë demokraci në kushte të histerisë e panikut artificial të krijuar gjatë këtyre ditëve. Demokracia është punë e përditshme dhe ndodh për çdo ditë. Nuk është një akt, a një vendim i Këshillit a kujtdo instance tjetër vendimmarrëse”, ka shkruar Ymeri. Më këtë qëndrim u pajtua edhe Daran Molliqaj, i cili nuk mori pjesë në mbledhjen e Partisë. Aty nuk u pa as Dukagjin Gorani. Ky i fundit bashkë me Molliqajn u quajtën njerëz të SHIK’ut nga Zëdhënësja e VV’së, TInka Kurti, pasi në publik doli fyerja e Aida Dërgutit për Kurtin.
Visar Ymeri lëshoi akuza edhe më të rënda në drejtim të partisë së tij. Tha se dikush po përdorë metoda të elimiminit politik. Doli kundër tyre.
“E thashë edhe më herët: ky problem nuk është tash e një javë. Ka filluar më shumë se një vit më parë. Gjatë kësaj kohe kam parë diçka që nuk më pëlqen, që nuk e mbështesë, një metodë që e dëmton shumë organizatën tonë: metodën e eliminimit politik. Kjo metodë është e dëmshme sepse është informal”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër, Albin Kurti tha se ekziston një linjë e posaçme komunikuese prapa shpinës së Vetëvendosjes. Iu referua bisedës së Dardan Molliqajt e Aida Dërgutit, e cila e quan Kurtin mut.
Prandaj, janë të dhimbshme ndodhitë brenda Lëvizjes sonë. Nuk është problemi te gjuha që ka përdorur Aida. Nuk më ofendojnë fjalët që ajo ka thënë. E fal edhe sikurse të mos më kishte kërkuar falje. Personalisht ajo nuk më ka kurrfarë borxhi mua. Unë jam çuditur shumë e zhgënjyer thellë për qasjen destruktive, për dëshirën për arrestimin që na u bë, për linjën e posaçme të komunikimit prapa shpinës së organeve të VETËVENDOSJE!-s. Thelbi nuk është fjalori i saj, por kjo ndjenjë armiqësore ndaj meje, ky komunikim tinëz e kush e di për çfarë qëllimesh, e që janë fort shqetësuese”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër, Albin Kurti ishte pro mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Partisë pavarësisht se është në burg. Derisa Visar Ymeri paralajmëron ndarjen e Vetëvendosjes nëse vazhdohet me mbledhje të tilla në kohën e ndarjeve të mëdha partiake.
“Prandaj edhe kam insistuar edhe në kryesi që kjo çështje të mos hapet pa qenë i pranishëm edhe Albini në mesin tonë. Por ja që kjo kërkesë e imja nuk u përfill. Nuk e di se kujt po i ngutet dhe pse. Por kjo nguti, kam dronë, mund t’i sjellë organizatës sonë dëme të pariparueshme. Prapë, uroj ta kem gabim”, ka shtuar ai.
Aktualisht, Vetëvendosje po i vazhdon punimet ku pritet të merret vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme për Shef të Partisë.
Komentet