VOAL

VOAL

Albin Kurti: Baton Haxhiu ndërmjetësi i Beogradit tek Rama (video)

February 5, 2019

Komentet

VIDEO- Arma e frikshme që po përdor Ukraina kundër ushtarëve rusë

Faqet pro-ruse e paraqesin atë si një armë të re të projektuar nga inxhinierët e Moskës; nga ana tjetër ukrainasit pretendojnë se është shpikje e tyre. Por imazhet e dronit flakëhedhës janë ende mbresëlënëse: pajisja hedh një substancë ndezëse me saktësi, pastaj vetëshkatërrohet.

Qëllimi është i qartë: të eliminohen pozicionet e kamufluara në rreshtat e pemëve që karakterizojnë fshatrat e Ukrainës jugore. Ky është skenari kyç i të gjitha luftimeve të dy viteve të fundit: kontrolli i atyre vijave vendos përleshjet.

Sipas disa burimeve, droni përdor termitin: një përzierje që digjet për një kohë të gjatë në tokë dhe depërton në strehimore, e përdorur tashmë në kokat e raketave ruse me efekte shkatërruese, gjatë sulmeve vrasëse në Ukrainë.


Burime të tjera megjithatë besojnë se është një substancë e ngjashme me napalmin. Një tjetër tmerr që materializohet në frontet e luftës.

Shumë ekspertë ushtarakë bien dakord se dronët e kanë ndryshuar luftën tradicionale, duke sjellë sfida të reja në fushëbetejë. Ukraina ka qenë padyshim ndër vendet e para që ka nisur të përshtasë dronët për një sërë veprimesh të reja, si për survejim, mbrojtje apo edhe sulm.

Dronët e vegjël të quajtur “FPV”, janë përdorur si armë me telekomandë, pasi u montohet bombë, për survejim por edhe për rrëzimin e dronëve të ushtrisë ruse.bw

VIDEO- Malkaj: Ne nuk jemi republike parlamentare, diktatura është e ulur këmbëkryq

Aktori Mehdi Malkaj ishte pjesë e tubimit të përditshëm qytetar në mbështetje të kreut të opozitës, Sali Berisha poshtë shtëpisë së tij.

Malkaj tha se nëqoftëse duam ta bëjmë shqipërinë të vërtetë, nëqoftëse duam që PD të vijë në pushtet, atëhere ti marrim gjërat seriozisht. Diktatori shkel të gjitha ligjet, po si mund ti shkeli ai, i cili që është për të respektuar ligjet jo për ti shkelur.

‘Neve nuk jemi republike parlamentare, jemi diktaturë, që ta kuptojmë këtë muhabet. Diktatura është e ulur këmbëkryq.

Ju lutem shumë, së pari deputetëve të PD-s, pastaj anëtarëve të PD-s dhe simpatizantëve të PD-s , nëqoftë se do rrinë rehatë, do vijnë këtu, do thonë 3 fjalë e do ikin, pa nxjerrë atë burrin që është atje nuk ka fitore.

Nëqoftëse doni ta bëjmë Shqipërinë të vërtetë,nëqoftëse PD do të vijë në pushtet, unë dua që të vijë PD në pushtet, atëhere ti marrim gjërat seriozisht, diktatori shkel të gjitha ligjet, po kur i shkel ai që është për të respektuar ligjet, se ai e ka thënë në 2013, nga ky moment, unë jam kryeshërbëtori juaj tha, kur i shkel ai pse mos i shkelim dhe ne?,.’- u shpreh Malkaj. sn

VIDEO- Policia, FSK-ja dhe kryeministri Kurti në thumb të lajmeve të rreme

Mitrovicë: Testohet qëndrueshmëria e urës së Ibrit

VOA/Edlira Bllaca

Autoritetet në Kosovë të hënën testuan qëndrueshmërinë e urës kryesore mbi Ibër që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, ndërmjet veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se brenda dy tre ditësh do të publikohet një raport përfundimtar rreth qëndrueshmërisë së kësaj ure.

Testimi i saj ndodh në një periudhë të paralajmërimeve të qeverisë së Kosovës për hapjen e saj dhe kundërshtimeve të KFOR-it dhe diplomatëve perëndimorë.

“Sot jemi duke bërë testimet e qëndrueshmërisë të urës me ngarkesa, janë katër kamionë të ngarkuar dhe me aparaturën tjetër përcjellëse maten uljet në mënyrë që të konstatojmë nëse kjo urë është e qëndrueshme për qarkullimin e automjeteve apo jo”, tha zoti Durmishi.

Ndërsa po kryheshin testimet e urës, zyrtarë qeveritar dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga radhët e komunitetit serb debatuan rreth mundësisë së hapjes së urës për lëvizjen e makinave. Aktualisht ura përdoret vetëm për lëvizjen e këmbësorëve.

Ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, tha se është absurde që ura të vazhdojë të mbahet e mbyllur.

“Dua të ritheksoj, ashtu aiç thuhet edhe në planin e Bashkimit Evropian për revitalizimin e kësaj ure, se ura mbi lumin Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë. Në po atë plan thuhet se revitalizimi i saj do të ndihmojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve në veri dhe jug dhe rrjedhimisht do të kontribuojë në shkëmbim dhe mirëkuptim”, tha zoti Krasniqi.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, tha se autoritetet lokale janë të gatshme të dëgjojnë dhe marrin parasysh shqetësimet e qytetarëve serbë, të cilët kundërshtojnë hapjen e urës dhe kërkojnë që çështja të zgjidhet në kaudër të bisedimeve Kosovë – Serbi në Bruksel.

“E kemi parasysh që ka shumë punë që ende duhet të bëhen, mirëpo kemi të bëjmë me një komunë politikisht komplekse kështu që duhet të punojmë dhe të gjitha punët që bëjmë gjithmonë me hapa tepër të kujdesshëm dhe mirë të llogaritura që të mos shkaktojmë tensione dhe pakënaqsi te shumica serbe”, tha zoti Atiq.

“Ne flasim për hapje të urës, ndërsa nuk flasim për disa gjëra që janë thelbësore se si duhet të jetojmë më mirë. Nuk po e kuptoj këtë gjendje. Unë e kam përjetuar edhe trysninë nga Lista Serbe. Por, edhe tash kjo situatë është e rëndë për ne. Ne po ndihemi të kërcënuar“, tha Sergjan Gjorgjeviç nga Mitrovica e Veriut.

Pak para debatit policia e Kosovës arrestoi për pak kohë dy pjesëtarë të partisë “Demokracia Serbe”, të cilët sipas njoftimit të policisë penguan një grup punëtorësh që po pastronin disa mbishkrime nacionaliste, që nxisin urrejtje.

Grupe qytetarësh serbë u hodhën në protestë para ndërtesës së policisë në veri.

“Kanë ushtruar dhunë brutale dhe askush prej këtyre policëve civil nuk na ka treguar që janë pjesë e policisë, më vonë e kemi kuptuar se janë zyrtar policor dhe sjellja e tyre nuk ka qenë aspak profesionale ”, tha Ivan Orloviç, nënkryetar i partisë “Demokracia Serbe”.

Paralajmërimet e autoriteteve të Kosovës për hapjen e urës dhe vendimi i së hënës për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri, nxitën protesta të qytetarëve serbë dhe kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara me vendimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës dhe i bëri thirrje asaj t’i rikthehet bashkëpunimit me aleatët kryesorë perëndimorë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, tha të enjten se blloku mund të shtojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që janë në fuqi që nga qershori i vitit të kaluar, nëse administrata në Prishtinë vazhdon me veprime të njëanshme e të pa bashkërenduara, në veriun e banuar me shumicë serbe.

“Nuk është vetëm Bashkimi Evropian. Në thelb, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos përfshihet në këtë varg hapash kundërproduktiv, negativ, të njëanshëm dhe të pa bashkërenduar. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të shqyrtojmë se çfarë masash do të marrim nëse situata nuk ndryshon”, tha zëdhënësi Stano.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kërkojnë që këto çështje të trajtohen dhe zgjidhen në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, një proces i ngecur për një kohë të gjatë.

VIDEO- Pamje dramatike, zjarri përfshin ish-repartin ushtarak në Fier

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish-repartit ushtarak.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë nga flakët pranë ish-repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh. sn

 

 

VIDEO- Tjetër vatër zjarri në Lezhë, ja çfarë ndodhi gjatë natës në fshatin Tresh

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Tresh të Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se fatmirësisht zjarri është kapur në kohë nga zjarrfikësit dhe banorët e zonës duke mos e lejuar të marrë përmasa të mëdha, dhe duke e neutralizuar.

Si pasojë e flakëve nuk raportohen dëme në njerëz.bw

Zjarri përhapet pranë resorteve në Shëngjin, turistët vrapojnë të tmerruar, sendet personale kanë mbetur në hotele

Situata nga zjarri i rënë që prej mbrëmjes së djeshme në Shëngjin është tejet kritike.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe dhe kjo i ka bërë turistët dhe makinat të largohen menjëherë.

Kjo ka bërë që shumë pushues të largohen nga hotelet dhe të ndërpresin pushimet.

Pushuesit gjithashtu janë shprehur se ka pasur panik te turistët dhe fëmijët nga situata e krijuar.

Bëhet e ditur se shumë pushues kanë sendet personale brenda në hotele dhe shtëpi, të cilat nuk po arrijnë t’i marrin dot. sn

 

VIDEOLAJM- Flakët në Shëngjin djegin çadrat dhe shezlonët në plazh

Çadra dhe shezlonë në bregdetin e Shëngjinit janë përfshirë nga flakët.

Situata e zjarreve në Shëngjin është përkeqësuar në orët e fundit, duke bërë që flakët të përfshijnë jo vetëm zonat pyjore, por ti afrohen edhe rezorteve buzë detit.

Pamjet e mëposhtme tregojnë atë se çfarë po ndodh në një prej këtyre rezorteve, ndërsa krahas forcave zjarrfikëse, janë angazhuar edhe qytetarë, subjekte private me autobote me ujë, forca vullnetare, ato të policisë.bw

(Video) Deputeti Bujar Leskaj: PD nuk duhet të kthehet në kënetë – Mos e votoni se me këtë Kod Zgjedhor dëmtohet PD dhe çertifikojmë ndryshimet e paligjshme

Deputeti i PD, Bujar Leskaj u shpreh kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të dakordësuara mes mazhorancës dhe opozitës. Nga foltorja e Kuvendit, Leskaj tha se me votimin e reformës zgjedhore, opozita do të certifikojë ndryshimet e 5 qershorit 2020, të cilat hoqën koalicionet para zgjedhore.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të opozitës, Leskaj tha se PD nuk duhet të kthehet në kënetë dhe të pranojë reformë zgjedhore që dëmton pakicën. Ai kërkoi hapjen e listave të deputetëve.

“Nëse ne votojmë këtë Kod Zgjedhor, çertifikojmë ndryshimet e paligjshme. Goditjen që Rama i dha opozitës me Kodin Zgjedhor të 21 korrik 2020, ku shkeli 10 nga 12 pikat e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 e cila u nënshkrua në një ambasadë të rëndësishme. Rama i mohoi opozitës koalicionet parazgjedhore. 5 ambasadorë ishin garantë të 5 qershorit, por Rama i shkeli hapur së bashku me deputetët me “kërpëratës” së listës së Bashës, veprimi i tij armiqësor që u largua nga Kuvendi, pasojat sot e gjithë kohën po i vuan PD. Nëse ne e votojmë këtë kod pa koalicionet, ne shërbejmë si noter të rëndomtë të veprimit kriminal të Ramës ndaj opozitës dhe PD-së. PD nuk duhet të kthehet në kënetë. Në fakt si term e ka përdorur Fatos Nano për PS-në, për herë të parë, në ’94-’95, në “kënetë mendim” për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën. Listat e hapura inkurajojnë zhvillimin e fuqishëm të primareve në parti“, tha ai.

VIDEO- Dëgjohen të shtënat dhe britmat e njerëzve, Trumpi rrëzohet në podium – pamjet e momentit të atentatit

Publikohen pamjet që tregojnë momentin e atentatit ndaj Donald Trump. Të shtenat me armë zjarri dhe britmat e njerëzve në tubimin elektoral të ish-presidentit amerikan në Pensilvani. Kandidati për President të SHBA merr një plumb në vesh i cili i shkakton një plagë të dhe gjakderdhje. Trump rrëzohet në podium, ndërsa forcat e sigurisë ndërhyjnë menjëherë.

Pas pak çastesh Trump ngrihet në këmbë dhe përshëndet mbështetësit me dorën e bërë grusht. Ai evakuohet me shpejtësi nga truprojat e tij mes kaosit dhe panikut të shkaktuar.

Kandidati për President u dërgua në një klinikë lokale për trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Img 2099

Atentatori u ekzekutua nga shërbimet sekrete. Gjithashtu u vra edhe një nga simpatizantët e Trump në mesin e turmës.

(BalkanWeb)

VIDEO- Kalaja: SPAK po mbyll shpejt e shpejt dosjen 5D që të shpëtojnë Veliajn, me 11 korrik të gjithë në shesh

Në protestën që po zhvillohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita përpara Bashkisë së Tiranës, Adriana Kalaja është shprehur se SPAK është një institucion që po drejtohet nga Rama dhe Veliaj.

Kalaja ka theksuar se SPAK po tenton të mbyllë sa më shpejt dosjen e aferës 5D që të shpëtojë nga burgu Erion Velinë.

“Në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, mediat, të cilat paguhen nga inceneratorët, nuk pasqyruan protestën, se si një bastard dhunon aktorët. Ne nuk kemi nevojë të ankohemi dhe viktimizohemi sepse kemi bërë aleancë më të drejtën.

Ju prandaj vini sot këtu, sepse vetëm me të drejtën keni bërë marrëveshje. Edhe ato lëvizje shumë të vogla që bën SPAK, janë me regji të Ramës dhe Veliajt, është reale që SPAK është ndarë në dy grupe dhe po luftojnë mes Veliajt dhe Ramës.

Përse po mbyllet kaq shpejt dosja 5D kur nuk po heton Veliajn, i cili është përgjegjësi kryesor. Dhëndrri i Fatmir Xhafajt mbushi çantat me lek dhe paguan dhomën 1 mijë euro në Spanjë,” tha Kalaja.

Në fund të protestës, Kalaja bëri thirrje për pjesëmarrje masive më 11 korrik në protestën kombëtare të PD. sn

 

(Video) Marius Dobresku studenti & përkthyesi i veprës së Kadaresë në rumanisht:“Kollos i letërsisë botërore – Kishte veshur maskën e vdekjes”

Marius Dobrescu, përkthyesi rumun i veprave të Ismail Kadaresë dhe miku i tij që nga koha kur ishte student tregoi në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania takimin e fundit me gjeniun e letrave shqipe.

 

Ai rrëfeu se në takimin e fundit me shkrimtarin e madh, në fundmars të këtij viti, e kishte parandjerë se ai nuk do të ishte edhe shumë gjatë mes nesh, pasi i ishte dukur shumë i largët dhe i heshtur, sikur të kishte veshur maskën e vdekjes.

 

“Takimi i fundit ka qenë në 29 mars të këtij viti, isha në Tiranë, e çuditshme, është se nuk më tha asgjë, ishte i heshtur, pak i largët, pak i huaj dhe thashë me vete se Kadarenë s’do ta kemi për shumë kohë më. Siç i vuri diktatorit maskën e njerëzimit ashtu e kishte vënë edhe ai maskën e vdekjes, ishte shumë i largët, besoj se as nuk më njohu dhe kjo më ka prekur shumë

Humbi një kolos i letërsisë botërore, shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe, më konsideronte si përkthyesin e tij më besnik dhe unë e konsideroj si model i jetës sime, i papërsëritshëm. Për mua vepra e Kadaresë është një ushtrim matematike, secila frazë është një problem, tani kam arritur tani ta përkthej Kadarenë pa fjalor dhe pa pyetur njëri tjetër.

Mesazhi im është ta lexojnë Kadarenë sepse kështu mund ta gjykojnë dhe kuptojnë më mirë historinë e vendit të tyre dhe të Ballkanit dhe mund ta njohin më mirë popullin shqiptar”, tha ai.

 


Send this to a friend