Alban Skënderaj pak para Ermalit ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ku ka qetësuar familjarët dhe fansat duke u shprehur se ai nuk ishte në makinë me Ermalin por ndodhej në hotel në Shkup, dhe vetëm Ermali ishte aksidentuar por për fat të mirë pa lëndime serioze.
Të dy këngëtarët ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në një lokal që quhej “NewStar” dhe ndodhej në Shkup. Por pas përfundimit të performancës së tyre, Ermali është nisur për në Shqipëri dhe sipas raportimeve të bëra deri më tani, rreth orës 03:00 të mëngjesit ai është aksidentuar në Ferizaj por për fat nuk ka marrë lëndime, vetëm makina e tij është dëmtuar.
Komentet