Alban Meha është i gatshëm kundër Serbinë, ai tashmë është nisur për në Shqipëri
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Alban Meha është rrugës për në Shqipëri pas ftesës nga Gianni de Biasi për ndeshjen e 8 tetorit që Shqipëria e zhvillon me Serbinë në Elbasan Arena.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook ku ka treguar se është duke udhëtuar për në Shqipëri.
Alban Meha shkëlqeu në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij, Konyaspor ku madje edhe shënoi gol, por nuk dihet nëse do të jetë në formacionin startues ndaj Serbisë. /Express/

Komentet