Gazetarja Alba Kepi ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV për të folur në lidhje me finalizimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë, marrëveshje e cila do të firmoset nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe homologu italian, Antoni Tajani.
Kepi u shpreh se kjo marrëveshje është një pakt shkëmbimi.
Kepi: Është një marrëveshje shkëmbimi më jep, të jap. Të dhashë emigrantët, më jep pensionet. Mendoj se jo vetëm më jep, të jap, por jemi dhe në prag të një fushate elektorale evropiane ku çdo gjë sjell ujin në burimin e atij që merr iniciativën për të bërë diçka.
Qeveria e djathë e Giorgia Melonit, partitë e djathta janë super të përqendruara të kenë dhe të tregojnë forcat e tyre si brenda qeverisë, dhe në nivel evropian, për të qenë faktorizuese dhe në Parlamentin Evropian.
Kanë një nevojshmëri të tyre për të marrë forcën dhe brenda tre partive të qeverisjes Meloni që padyshim mendoj se qoftë në kufij apo në madhësi të vogla, edhe kjo marrëveshje e vogël pensionesh dhe gjithë reforma e pensioneve që po mundohet të kryejë qeveria Meloni është pjesë e një strategjie elektorale.
Përsa i përket forcave opozitare, vërtet në parlament puna kalendarizohet, pra të mbërrijë dhe marrjen në shqyrtim në votë në dy dhoma të parlamentit padyshim do të kalojë me aprovim sepse qeveria Meloni, pra forcat e djathta, e kanë shumicën e votave në të dy dhomat, si në Dhomën e Deputetëve, dhe në atë të Senatit.
Dhe për informacion për publikun, nuk ndodh asgjë rastësisht, pasi sot pak orë më vonë do të nisë në Farizina një takim i rëndësishmë me inicativën e Antonio Tajanit për vendet e Ballkanit Perëndimor, pra ministri i jashtëm shqiptar ndodhet në Romë pikërisht përkëtë inciativë.
Është grupi ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’, që në iniciativën e Tajanit dhe me vendet e tjera anëtare të BE siç është Austria, Çekia, Sllovakia, Kroacia, Greqia kanë ndërmarrë një konferencë të përbashkët për të ndezur reflektorët e BE mbi rrugëtimin dhe rëndësinë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor brenda territorit komunitar dhe në këtë kuadër në mesditë pritet një konfernecë shtypi e Antoino Tajanit, që do të pasohet ditën e martë me firmosjen e këtij protokolli, pra çdo gjë ka një lidhje, ka një logjikë që lidhet jo vetëm në marrëveshjen mes dy vendeve, por dhe në strategjinë gjeopolitike që ministri i jashtëm italian Antonio Tajani, i cili është numri i dy i qeverisë Meloni, po përdor për të pasur një rol parësor Italia dhe një rol strategjik jo vetëm në rrugëtimin e Shqipërisë në BE, por edhe në rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, pra është një nga prioritetet që ka marrë Tajani.
Uroj që miqtë e mi të diasporës ’91 dhe ’99, të cilët kanë qenë vendimtarë dhe nismëtarë të të gjitha peticioneve të shkruara, kanë shkruar me dhjetëra e dhjetëra letra, të cilat i disponoj, kanë punuar fort të dëgjohet zëri i tyre.
Kjo marrëveshje nuk do të nënshkruhej pa aprovimin e atij që quhet fondi i pensioneve, që nisi me një vlerë 20 milionë euro, i aprovuar në dhjetor në një datë ekstreme pasi po skadonte dhe viti në buxhetin e vitit 2021.
Falë këtij fondi mund të finalizohet, dhe dua të korrigjoj pasi kam lexuar dhe mediat shqiptare, flitet shumë për shifra të dhëna. Flitet se do të përfitojnë 700 mijë shqiptarë, ndoshta në të ardhmen po, për momentin sipas statistikave që unë disponoj janë rreth 160 mijë, të cilët paguajnë sigurime shoqërore në Itali, pra emigrantë shqiptarë dhe nga kjo marrëveshje nuk mund të kemi shifra të përcaktuar pasi është shpejt, mund të themi se përfitojnë disa mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët kanë mbushur klauzolat që ka kjo marrëveshje.