“Kjo zonë është shtëpia ime e mes saj gjen sot rrugën Ramazan Çali katragjyshi im.
Për këto lagje të Tiranës është folur, shkruar e punuar pak.
Ndodhet 3-4 minuta në këmbë nga qëndra e qytetit e një nga pikat më lidhëse me rrugët kryesore të tij.
Ramazan Cali, ishte mësues i gjuhës shqipe në kohën e pushtimit otoman, atdhetar, partiot e imami i Xhamisë së Met Firës e ngritur më 1707 e shembur për të ndërtuar gjimnazin Sami Frashëri.
La një pasuri e pronësi të madhe që iu grabit e copëtua nga regjimi komunist.
Në anën tjetër të kësaj rruge, të së njëjtës lagje, kanë jetuar stërgjyshërit e gjyshërit e mi. E bija e Ramazan Calit, Emineja (stërgjyshja ime) u dha nuse në familjen Alimehmeti.
Dhe familja ime Alimehmeti, la një pasuri e pronësi të madhe që u grabit e u copëtua nga regjimi komunist.
Për fat një nga vilat e familjes vazhdon të jetë një nga dëshmitë e ariktekturës së Tiranës së ‘900 e mjaft moderne dhe sot. Cdo tullë, pllakë mermeri, mozaik e material ndërtimi e saj është blerë më fillim të’900 në Itali.
Për ironi të jetës në të njëjtën linjë lineare disa qindra metra më larg të së njëjtës lagje kam lindur unë, në një pallat që Fronti i lagjes e Sekretari i Partisë e quanin Pallati i të burgosurve, pasi u ndërtua nga të burgosurit politikë.
Familja ime u vendos aty pas internimit komunist e shpejt familjet e mira që jetonin në apertamentet e tij i dhanë emrin Pallati i tironsave që e ruan dhe sot.
Kjo lagje në Njësinë 9 është shtëpia ime, e konsiderohet zemra e Tiranës.
Aty është pozicionuar Muzeu Historik Kombëtar, Teatri Metropol, Maternetit Nana Mbretëreshë, sheshi Skëndërbe, Universiteti i Shkencave, Gjimnazi Sami Frashëri, shkollat De Rada, Serveta Maci, 7 Marsi, Hasan Vogli, Sinan Tafaj, Lidhja e Prizrenit, e shumë të tjera, Biblioteka Petro Zheji, Komiteti i Kulteve Fetare, Ministria e Drejtësisë, Arkiva e Shtetit, Gjykata e Krimeve të rënda, Aluizni, Aviacioni Civil, Prokruoria e Tiranës. Shërbimi Civil e shumë qëndra punësimi e pika interesi për grupe sociale e banorë që meritojnë të kenë një qytet në shërbim të jetës së tyre sa të shëndetcme, cilësore e dinjitoze.
Është një sfidë e re për mua sa politike aq profesionale që i bashkon një fjalë: E vërteta.
Unë i besoj një programi katërvjecarë pa gënjeshtra, transparent e i realizueshëm që motivohet me dashurinë për qytetin e besimin se Tirana do të jetë në duart e banorëve, në duart e tua.
Deri sot Tirana, lagjet e saj, rrugët, banorët, historia, identiteti e roli i këtij kryeqyteti është përdorur për xhepat e të korruptuarve, politikanëve mashtrues, gënjeshtarêve serialê, militanëve politikë që për Partinë shkelin mbi vlerat, moralin e dashurinë njerëzore.
Tirana është sot peng i xhepave të korrupsionit politik e me koalicionin Bashkë Fitojnë, Tirana do mund të shndërrohet një qytet në duart tona që respekton banorët, jetën e tyre, mjedisin, pozicionin gjeografik, institucional e historik, produktet e zonës, pasuritë natyrore e i shërben një bashkëjetese civile me vlera e moral tradicional shqiptar.”